Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës, e ftuar nga opozita, për miratimin e rezolutës për mbështetje për Policinë e Kosovës.
“Arsyeja e konferencës është të paraqesim qëndrimin e GP të LVV-së për mospjesëmarrje në seancën e jashtëzakonshme. PDK ka tentuar të ndryshoi rendin e ditës në seancë që ka te bëjë me një rezolutë për Policinë. Ne e vlerësojmë që tendenca e PDK-së dhe PDK-së që nuk votojnë asgjë nuk ka të bëjë me gjendjen e Policës por vetëm me arsyetimin se kinse qeveria nuk është e angazhuar sa duhet. Po qëndrojmë në miliona marrëveshje ndërkombëtare të pa votuara”, ka thënë shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari- Lila.
Në orën 11:00 Kuvendi i Kosovës kishte paraparë mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme, ku do të diskutohej për propozim-rezolutën për mbështetjen urgjente financiare të Policisë.
Pra Grupi Parlamentar i LVV-së ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në këtë seancë. /Kosovatimes/