By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rasti Banjska, Peci: Shpërthimi më humbi balancin, sulmuesit ishin afër
June 12, 2025
BQK thellon bashkëpunimin me FMN-në për transparencë institucionale
June 12, 2025
Kurti: Bujar Bukoshi, emër kyç në historinë e çlirimit të Kosovës
June 12, 2025
Rama uron 34-vjetorin e PS: Flamuri ynë më lart se kurrë, 856 177 zemra për Shqipërinë 2030 në BE
June 12, 2025
Osmani: Një histori e shkruar me gjak nuk mund të ndryshohet e as fshihet nga gënjeshtra të shkruara me laps
June 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ekspertët e sigurisë: Nëse Serbia nuk sanksionohet, ajo nuk do të ndalet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ekspertët e sigurisë: Nëse Serbia nuk sanksionohet, ajo nuk do të ndalet
Ballina 1Lajme

Ekspertët e sigurisë: Nëse Serbia nuk sanksionohet, ajo nuk do të ndalet

Kosova Times
Last updated: 2023/10/13 at 9:00 AM
Kosova Times Published October 13, 2023
Share
SHARE

Për deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se institucionet e sigurisë kanë hetuar rrezikun në rritje të inskenimit të sulmeve nga grupe kriminale serbe, analistët thonë se ai mund të ketë informacione. Sipas tyre, faktori ndërkombëtar po punon për të ruajtur paqen, ndërsa ekspertët e sigurisë theksojnë se nëse nuk sanksionohet Serbia, ajo nuk do të ndalet.

Deklaratat e kryeministrit Albin Kurti për skenarë të tjerë destabilizues në veri të vendit, analistja Arta Tahiri mendon se Kurti i ka të bazuara në informacione që mund t’i ketë. Ajo tha për Radio Kosovën, se qasja e Serbisë është për të krijuar situata që sjellin destabilitet dhe që cenojnë sigurinë e shtetit tonë, derisa shprehu bindjen se faktori ndërkombëtar po punon për të ruajtur paqen dhe qetësinë.

“Mendoj që një deklaratë e tillë është duke u bazuar mbase edhe në informacione që mund të ketë kryeministri i vendit, për të treguar që apetitet e Serbisë për të krijuar situata si ajo e fundit vazhdojnë të jenë. Por, jam e bindur që faktori ndërkombëtar, mbi të gjitha NATO, punon për të ruajtur paqen dhe qetësinë në rajon, në botë e konkretisht tani edhe në Kosovë. Do të punojë jashtëzakonisht shumë që një gjë e tillë të mos përsëritet, sepse do të ketë pasoja si në aspektin territorial, ku cenohet integriteti territorial i një shteti, por gjithashtu do të ketë edhe pasoja politike dhe teknike ndërmjet dy vendeve”, tha Tahiri

Edhe analisti Shqiprim Pula tha për Radio Kosovën se kryeministri Kurti mund të ketë informacione, të cilat sipas tij, duhet të merren parasysh nga institucionet e sigurisë dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë, në mënyrë që të evitohen sulmet eventuale.

“Ai është personi më i informuar në Republikën e Kosovës, ku informacionet mund të jenë nga vendorët dhe nga ndërkombëtarët, në veçanti nga institucionet të cilat merren me vlerësimin e situatës së sigurisë dhe informacione të cilat grumbullohen nga inteligjenca vendore e ndërkombëtare mbi lëvizjet në terren. Paralajmërimet e tilla mund të jenë përmbajtësish të konsideruara dhe natyrisht që institucionet e sigurisë, por edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë do të duhet vlerësuar në mënyrë që të evitohen sulme apo provokime eventuale të cilat mund t’i kanosen Republikës së Kosovës, përkatësisht pjesës veriore”, tha Pula.

Ndërsa eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka thënë për Radio Kosovën se nëse nuk do të ketë sanksione ndaj Serbisë, ajo nuk do të ndalet.

“Sanksione duhet të ketë Serbia, pasi është agresion i pastër. Nëse nuk do të ketë sanksione ndaj Serbisë, ajo nuk do të ndalet. Dua të citoj Edith Durham, e cila në analizën e atentatit të Sarajevës dhe Luftën e Parë Botërore, thotë se “nuk do të ketë paqe në Evropë derisa një shteti i lejohet që të vrasë njerëz në një shtet tjetër”, tha Kajtazi.

E kryeministri Kurti, ka theksuar se dokumentimi i përfshirjes së shtetit serb në ngjarjet e fundit në veri, janë motiv shtesë për skenarë të tjerë destabilizues. Veriu i Kosovës vazhdon të mbetet vatër tensionesh, ku më 24 shtator, grupe të armatosura kanë sulmuar Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

You Might Also Like

Rasti Banjska, Peci: Shpërthimi më humbi balancin, sulmuesit ishin afër

Kurti: Bujar Bukoshi, emër kyç në historinë e çlirimit të Kosovës

Rama uron 34-vjetorin e PS: Flamuri ynë më lart se kurrë, 856 177 zemra për Shqipërinë 2030 në BE

Osmani: Një histori e shkruar me gjak nuk mund të ndryshohet e as fshihet nga gënjeshtra të shkruara me laps

Ambasada Gjermane në 26 vjetorin e çlirimit: Kosova, histori suksesi

Kosova Times October 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Sulmet hibride ruse po bëhen të shpeshta e agresive në Evropë

Kosova Times Kosova Times March 12, 2025
Wisner: Vetingu ishte i domosdoshëm, koha për hapa më të ndërlikuar
Sulmohet vetura me ekipin e REL-it në Zubin Potok
Blinken: Aneksimi rus i territorit ukrainas është grabitje toke
Ukraina dënon dëbimin e qytetarëve të saj nga Hersoni dhe rajonet e tjera
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?