Policia e Kosovës ka ndaluar në Komoran një të dyshuar kosovar për kontrabandim me migrantë.
Sipas policisë, ai, është ndaluar derisa ka qenë duke e drejtuar furgonin, rreth orës 20:00 të dielën. Gjatë kontrollit në brendi të furgonit ndodheshin 16 migrantë sirianë.
Policia ka bërë të ditur se nga të njëjtit janë sekuestruar para, 2 telefona celular, si dhe furgoni i të dyshuarit.
Ndërkohë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa migrantët janë dorëzuar në Drejtorinë e Migrimit dhe të Huajve.