By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rasti Banjska, Peci: Shpërthimi më humbi balancin, sulmuesit ishin afër
June 12, 2025
BQK thellon bashkëpunimin me FMN-në për transparencë institucionale
June 12, 2025
Kurti: Bujar Bukoshi, emër kyç në historinë e çlirimit të Kosovës
June 12, 2025
Rama uron 34-vjetorin e PS: Flamuri ynë më lart se kurrë, 856 177 zemra për Shqipërinë 2030 në BE
June 12, 2025
Osmani: Një histori e shkruar me gjak nuk mund të ndryshohet e as fshihet nga gënjeshtra të shkruara me laps
June 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zgjedhje historike në Poloni – opozita me sy kah fitorja
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Zgjedhje historike në Poloni – opozita me sy kah fitorja
Ballina 2Rajon / Botë

Zgjedhje historike në Poloni – opozita me sy kah fitorja

Kosova Times
Last updated: 2023/10/16 at 2:39 PM
Kosova Times Published October 16, 2023
Share
SHARE

Për zgjedhjet parlamentare në Poloni, tash për tash, janë në dispozicion vetëm exit poll-et, pasi polakët mbetën deri vonë në radhë për të votuar.

Duket se rezultati do të ketë pasoja dramatike si për Poloninë, ashtu edhe për Evropën më gjerë.

PiS e para, por opozita fiton?

Sipas exit poll-it kombëtar, që u publikua në orën 21:00 të mbrëmjes së djeshme, Partia në pushtet për Ligj dhe Drejtësi (PiS) përfundoi e para në zgjedhjet parlamentare të 15 tetorit, me 36.8% të votave, por tri parti opozitare kanë së bashku vota të mjaftueshme për të formuar shumicën, që do t’iu jepte fund tetë vjetëve pushtet të PiS-it.

Koalicioni Qytetar i qendrës së djathtë (KO), i cili siguroi 31.6% të votave, mund t’i bashkojë forcat me Rrugën e Tretë – një koalicion midis Partisë Popullore Polake dhe një force të re të qendrës, të quajtur Polonia 2050, si dhe me Partinë e Majtë.

Sipas këtij parashikimi, treshja mund të sigurojë 248 vende në Parlamentin prej 460 sosh.

PiS, e cila siguroi 44% të votave në vitin 2019, shpresoi të qeveriste sërish vetëm, ose të bashkohej me partinë e pestë në Parlament, Konfederatën.

Nuk ka marrë fund ende

Rezultatet përfundimtare, megjithatë, do të dalin të martën.

Exit poll-i ka një diferencë gabimi prej vetëm 2%, andaj ia vlen të kujtohen zgjedhjet parlamentare në Sllovaki të 30 shtatorit, në të cilat opozita liberale përfundoi e para në exit poll, por u mposht lehtësisht nga partia e majtë populiste, Smer, pasi u numëruan të gjitha votat.

Por, në Poloni, zgjedhjet nuk kanë përfunduar edhe për një arsye tjetër – të dyja palët pretendojnë se kanë fituar.

Presidenti Andrzej Duda, i cili është i lidhur me PiS-in, duhet ta thërrasë seancën e parë të Kuvendit të ri brenda 30 ditësh. Më pas, ai duhet ta caktojë një kandidat për kryeministër – normalisht nga partia më e madhe, edhe pse nuk ka ndonjë detyrim kushtetues për ta bërë këtë. Por, ka të ngjarë që ta emërojë dikë nga PiS-i, pasi kjo parti përfundoi e para dhe shpalli menjëherë fitoren në zgjedhje.

Për të qeverisur, duhen mbledhur 50 për qind e votave. Nëse ato nuk sigurohen, atëherë Parlamenti mund ta zgjedhë një kandidat alternativ për kryeministër dhe të shohë nëse ka shumicën.

Këtu, tri partitë e opozitës duket se janë në avantazh, pasi së bashku kanë më shumë se gjysmën e deputetëve. Dhe, ka të ngjarë që ato ta paraqesin Donald Tuskun, kreun e KO-së, si kandidat të përbashkët. Ashtu si PiS-i, edhe ai e shpalli veten fitues natën e zgjedhjeve.

Pra, ditët dhe javët e ardhshme do të jenë interesante për t’u parë. Prisni që PiS-i t’i përdorë të gjitha truket në libra për të tentuar t’i joshë deputetët në anën e vet, sidomos ata nga Rruga e Tretë, dhe ta vonojë procesin sa më shumë që të jetë e mundur.

Polonia mund të mos ketë qeveri të re deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Rikthimi triumfues i Tuskut

Mund të duhet pak kohë, por kryeministër i ardhshëm i Polonisë ka gjasa të jetë Donald Tusk. Dhe çfarë rikthimi personal!

“Nuk kam qenë kurrë kaq i lumtur në jetën time me këtë vend të dytë të supozuar. Polonia fitoi. Demokracia fitoi”, u tha Tusk mbështetësve, teksa prezantohej exit poll-i.

Ai shërbeu si kryeministër i Polonisë nga viti 2007 deri më 2014. Në Varshavë u kthye vitin e kaluar pasi shërbeu si president i Këshillit Evropian në Bruksel.

Gjatë kohës së tij në kryeqytetin e BE-së, PiS dominoi peizazhin politik në Poloni dhe ishte e qartë se, gjatë gjithë fushatës zgjedhore, vëmendjen (dhe inatin) e përqendroi tek ish-kryeministri.

Kjo u pa dukshëm nga krijimi i një ligji të ri – i quajtur “Lex Tusk” nga kundërshtarët – që krijoi një komision, i cili do të hetonte këdo që perceptohej se ka vepruar nën “ndikimin rus” gjatë kohës sa ka qenë në pushtet – gjë për të cilën PiS-i shpesh e akuzon Tuskun – dhe do ta ndalonte atë që të mbajë sërish ndonjë post.

Megjithatë, ligji u zbut pas presionit të BE-së.

Por, edhe nëse opozita do ta formojë qeverinë në fund, kjo nuk do të jetë një gjë e thjeshtë. Ajo nuk ka gjasa ta arrijë shumicën e 3/5-tave për të përmbysur vetot e presidentit Duda.

Pjesëmarrje historike

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte ndoshta rezultati më befasues nga ky votim.
Rekordi prej 62.7% u shënua në zgjedhjet e para demokratike në vitin 1989, kur Polonia po dilte nga dekadat e sundimit komunist. Nga ajo kohë, pjesëmarrja ka rënë herë-herë nën 50%. Por, sipas exit poll-eve, pjesëmarrja e votuesve në këto zgjedhje ishte 73%, duke thyer rekordin e mëparshëm me diferencë të madhe.

Zgjedhjet u cilësuan si vota më e rëndësishme në këtë vend që nga viti 1989. Nëse opozita e formon qeverinë, pjesëmarrja mbresëlënëse do të jetë arsyeja kryesore për këtë.

Në zgjedhjet polake është argumentuar shpesh se votuesit e PiS-it janë më mirë të mobilizuar dhe se ky nuk është gjithmonë rasti me mbështetësit e opozitës – shpesh të rinj dhe polakë që jetojnë jashtë vendit. Por, kësaj radhe ishte ndryshe. Sipas sondazheve, më shumë se 60% e atyre që votuan më 2023, por nuk votuan më 2019, votuan për tri partitë opozitare. Po ashtu, pjesëmarrja e njerëzve të moshës 18-29 vjeç – normalisht me prirje më liberale – ishte më e lartë se e atyre të moshës 60+ dhe më konservatorë.

Nuk ka lodhje me Ukrainën

Nëse lodhja me Ukrainën dukej se funksionoi kur sllovakët hodhën votat në zgjedhjet e tyre parlamentare dy javë më parë, në Poloni ndodhi e kundërta.

Qeveria vendosi të organizojë një referendum në të njëjtën ditë me zgjedhjet, duke shtruar katër pyetje në lidhje me: privatizimin e ndërmarrjeve shtetërore, rritjen e moshës së pensionit, heqjen e pengesave në kufirin Poloni-Bjellorusi dhe pranimin e emigrantëve joevropianë, nën mekanizmin e BE-së për zhvendosje.

Pyetjet u kritikuan nga kundërshtarët, të cilët thanë se ato kanë synuar të rrisin pjesëmarrjen në votime të mbështetësve të PiS-it.

Referendumi, gjithashtu, u krahasua me referendumet e ngjashme të mbajtura nga Partia Fidesz në Hungari, në vitet e fundit, me qëllim rritjen e mbështetjes për qeverinë.

Megjithatë, referendumi i dha goditje PiS-it, pasi nuk e kaloi pragun prej 50% për ta bërë atë të vlefshëm.

Qëndrimi më i ashpër kundër Ukrainës nuk u shpagua, po ashtu.

Në prag të zgjedhjeve, PiS-i ndaloi hyrjen e produkteve bujqësore ukrainase në tregun polak, shmangu takimet e nivelit të lartë me zyrtarët ukrainas dhe shtyu një vendim të BE-së për t’i rritur të drejtat e refugjatëve ukrainas në bllok.

Këto pozicione mund ta kenë ndihmuar atë vetëm të marrë disa vota nga Konfederata – partia më anti-ukrainase në fletëvotim – por jo më shumë.

You Might Also Like

Kurti: Bujar Bukoshi, emër kyç në historinë e çlirimit të Kosovës

Lajme të rreme, Deepfakes, Provokime Historike: Kush dëshiron t’i ndajë Poloninë dhe Ukrainën?

Rrahje, goditje elektrike, uri: 846 ditë të oficerit ukrainas në robëri ruse

Axhenda ndërkombëtare

Si “ndodhi” pajtimi: Vance dhe “gruaja e akullt” e Shtëpisë së Bardhë i bashkuan Musk dhe Trump

Kosova Times October 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Komiteti Hetues Rus foli për vrasjen dhe torturimin e një amerikani në Donetsk

Kosova Times Kosova Times September 20, 2024
Forcat Ajrore Ukrainase thonë se kanë kapur robër lufte ruse të abuzuar nga komandantët në Kursk
Kina mbështet përpjekjet për të rivendosur paqen në Ukrainë
Dhoma e Tregtisë mbështet thirrjet për heqjen e tarifave me SHBA-në
Dodiku e dekoron Orbanin me çmim shtetëror
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?