By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtetet zotohen se do të punojnë për rreziqet që paraqet inteligjenca artificiale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shtetet zotohen se do të punojnë për rreziqet që paraqet inteligjenca artificiale
Lajme

Shtetet zotohen se do të punojnë për rreziqet që paraqet inteligjenca artificiale

Kosova Times
Last updated: 2023/11/02 at 1:08 PM
Kosova Times Published November 2, 2023
Share
SHARE

Delegatët nga 28 shtete, përfshirë nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina, u pajtuan që të punojnë së bashku që t’i frenojnë rreziqet potencialisht “katastrofale” që paraqesin përparimet në inteligjencën artificiale.

Në Londër është mbajtur disa e parë e samitit për mbrojtje nga inteligjenca artificiale, zhvilloi punimet u mbajt në Londër. Takimi u fokusua në avancimet, që disa shkencëtarë thanë se mund të paraqesin rrezik për vetë ekzistencën e njerëzimit.Kryeministri britanik, Rishi Sunak, tha se deklarata ishte “një arritje e madhe ku fuqitë më të mëdha të botës, sa i përket inteligjencës artificiale, u pajtuan për urgjencën për t’i kuptuar rreziqet e inteligjencës artificiale dhe për të ndihmuar në punën në terma afatgjatë”.

Por, nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, i bëri thirrje Britanisë dhe shteteve të tjera që të veprojnë më shumë dhe më shpejt, duke theksuar se ndryshimet në inteligjencën artificiale veçse kanë sjellë nevojën që kompanitë e teknologjisë të mbahen përgjegjëse, përfshirë edhe përmes legjislacionit.
Gjatë fjalimit në Ambasadën amerikane, Harris tha se bota ka nevojë të nisë së vepruari dhe të adresojë “të gjithë spektrin” e rreziqeve që dalin nga inteligjenca artificiale, jo vetëm për kërcënimet ekzistenciale, sikurse sulmet masive kibernetike të kryera nga teknologjitë e inteligjencës artificiale.

“Ka edhe kërcënime të tjera që kërkojnë që ne të veprojmë, kërcënime që aktualisht po u shkaktojnë dëme shumë njerëzve dhe këto kërcënime kanë filluar të ndihen si ekzistenciale”, tha ajo, duke përmendur rastin e një qytetari që u largua nga plani i tij për përkujdesje shëndetësore për shkak të një problemi në algoritmin e inteligjencës artificiale.

Por, ky samit është krijuar nga Sunaku, i cili dëshiron që Mbretëria e Bashkuar të jetë një qendër për inovacione dhe e ka krijuar këtë samit për të nisur diskutimet lidhur me sigurinë e zhvillimeve të inteligjencës artificiale.
Harris pritet të marrë pjesë në samit gjatë së enjtes, duke iu bashkuar zyrtarëve qeveritarë nga dhjetëra shtete të botës, përfshirë nga Kanadaja, Franca, Gjermania, India, Japonia, Arabia Saudite dhe Kina, që janë ftuar në samit.

Nënshkrimi i marrëveshjes, e njohur si Deklarata e Bletchleyt, po konsiderohet arritje, edhe pse ajo nuk propozon ndonjë mënyrë se si do të rregullohej çështja e zhvillimit të inteligjencës artificiale. Shtetet janë zotuar se do të punojnë drejt “marrëveshjeve dhe përgjegjësive të përbashkëta” lidhur me rreziqet e inteligjencës artificiale. Pas gjashtë muajsh, Koreja e Jugut po ashtu do të mbajë një samit virtual për inteligjencën artificiale, ndërkaq pas një viti do të mbahet një samit në Francë.
Zëvendësministri kinez për Shkencë dhe Teknologji, Wu Zhaohui, tha se teknologjia e inteligjencës artificiale është “e pasigurt, e pashpjegueshme dhe ka mungesë të transparencës”.

“Ajo sjell rreziqe dhe sfida sa i përket etikës, sigurisë, privatësisë dhe drejtësisë.

Kompleksiteti i saj po rritet”, tha ai, përderisa shtoi se muajin e kaluar Kina ka lansuar Iniciativën Globale për Qeverisjen e Inteligjencës Artificiale.

“Ne bëjmë thirrje për bashkëpunim botëror për të ndarë njohuritë në mënyrë që teknologjitë e inteligjencës artificiale të jenë të dhëna publike”, tha ai.

Edhe shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk, pritet të diskutojë për inteligjencën artificiale. Ai më herët gjatë vitit nënshkroi një deklaratë, e cila alarmonte për rreziqet që inteligjenca artificiale paraqet për njerëzimin.

Javën e kaluar, kryeministri britanik tha se vetëm qeveritë e jo kompanitë mund të ofrojnë siguri nga rreziqet e inteligjencës artificiale. Ai, po ashtu, kërkoi që shpejt të hartohen rregullatorë për teknologjitë e inteligjencës artificiale.

You Might Also Like

Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës

Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit

Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës

Osmani: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, patriotët që i dhanë gjithçka lirisë

Bekim Haxhiu i PDK-së ankohet në PZAP për votat me postë

Kosova Times November 2, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Dita e tretë e dëshmisë së Zyrapit në Speciale

Kosova Times Kosova Times July 3, 2024
Vullnetarët ukrainas shpëtojnë kafshët që u braktisën nga civilët e ikur
Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë të hënën viziton Kosovën
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
Armët sekrete të spiunazhit të Luftës së Ftohtë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?