By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trikala: Nënë e bir u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre
June 7, 2025
Kreu i Dumës Ruse kërcënon Gjermaninë: Mos lejoni që gjithçka të përfundojë si Lufta e Dytë Botërore!
June 7, 2025
Në Uashington u dha alarmi. Ata nuk duan që t’u ndodhë skenari rus
June 7, 2025
Pamje të papara më parë. Filmuar të gjithë udhëtimin e dronit ukrainas nga kamioni deri te bombarduesi
June 7, 2025
Ambasada e Ukrainës në Belgjikë po monitoron rastin e vrasjes së dy ukrainasve
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: RFE: Kush ia doli më mirë në Bruksel, Vuçiq apo Kurti?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > RFE: Kush ia doli më mirë në Bruksel, Vuçiq apo Kurti?
Ballina 1Lajme

RFE: Kush ia doli më mirë në Bruksel, Vuçiq apo Kurti?

Kosova Times
Last updated: 2023/11/05 at 11:36 AM
Kosova Times Published November 5, 2023
Share
SHARE

Tema e fundit ne emisionin Ura të Radios Evropa e Lirë ishte nëse pas bisedimeve të fundit në Bruksel, që presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti patën me përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian (BE), dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të filloje nga pika e vdekur.

Bashkëbisedues ishin analistët politikë Agon Maliqi nga Prishtina dhe Ognjen Gogić nga Beogradi.

U bisedua se kush ia doli më mirë në Bruksel – Kurti apo Vuçiqi, pse liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë shpallën hapur për herë të parë se BE-ja kërkon që Serbia ta njohë de facto Kosovën, pse kjo kërkesë iu bë Vuçiqit para zgjedhjeve, në Serbi dhe nëse pozita e Serbisë në negociatat me Prishtinën u përkeqësua pas aksionit të armatosur në Banjskë.

Gjithashtu u diskutua nëse Kurti e ka pranuar pa kushte propozimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe të bërë nga BE-ja dhe nëse është i gatshëm të pranojë autonominë e serbëve të Kosovës si pakicë në shtetet e BE-së, pse Brukseli e lidhi formimin e Komuniteti me njohjen de fakto të Kosovës, që do të vendosen sanksione ndaj Serbisë nëse Vuçiq vazhdon të refuzojë njohjen e Kosovës, apo Serbia është aq e rëndësishme për Brukselin dhe Uashingtonin sa do të vazhdojnë të tolerojnë zvarritjen e Vuçiqit, si dhe nëse zgjedhjet e reja do të të thirren në veri të Kosovës pasi Lista Serbe pranoi që merr pjesë në to.

Karabeg: Kush ia doli më mirë në Bruksel Vuçiq apo Kurti?

Gogiq: Është e vështirë të thuhet sepse asnjëri prej tyre nuk e ka marrë atë që ka dashur. Ndoshta gjithsesi do të thosha se qëndrimi i Kurtit, gjegjësisht i Kosovës, është pak më i favorshëm për faktin se pas takimeve në Bruksel, pasoi një formulim i ri që Serbia de facto ta njohë Kosovën. Me këtë, liderët e BE-së më në fund e quajtën çështjen me emër te vertetë. Ata pushuan së përdoruri eufemizma dhe thanë se cili është thelbi i kërkesës që po i bëhet Serbisë. Kjo e detyroi pozicionin e Serbisë në këto negociata të qartësohej. Mendoj se kjo është e pafavorshme për Serbinë, por edhe e favorshme sepse ajo e di se në çfarë mund të mbështetet dhe me çfarë kërkesash përballet. Publiku i Serbisë nuk është më në dilemë se çfarë i kërkohet realisht Serbisë. Askush nuk do të mund të fshihet më pas formulimeve të paqarta, dihet se çfarë është në të vërtetë në tryezë.

Agon Maliqi: Duket se Kosova po fiton më shumë. Por mendoj se është vetëm për sa i përket formulimit, sepse përmbajtja ka mbetur e njëjtë. Asgjë nuk ka ndryshuar për sa i përket përmbajtjes. Plani franko-gjerman kishte të njëjtin synim. Asgjë nuk ka ndryshuar kur bëhet fjalë për funksionet e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe. Pra asgjë nuk ndryshon – duket sikur Kurti po merr diçka.
Njohja faktike
Omer Karabeg: Të krijohet përshtypja se ka përfunduar periudha e fitores ndaj Vuçiqit me fjalë të bukura. Në Bruksel, liderët e tre vendeve më të forta të Bashkimit Evropian – Gjermanisë, Francës dhe Italisë – e informuan hapur Vuçiqin se Serbia do të duhet të njohë de fakto Kosovën. Këtë ditë e ka përsëritur edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ajo tha se normalizimi i marrëdhënieve do të thotë njohje de facto. Pse e ndryshoi Perëndimi tonin ndaj Vuçiqit?

Gogiq: Më duhet ta pranoj se nuk jam i sigurt se cili është qëllimi pas ndryshimit të retorikës. Dikush thotë se është koncesion për Prishtinën sepse i është thënë se në këmbim të Unionit të Komunave Serbe do të marrë njohje de facto. Të tjerë thonë se shkak për ndryshimin e retorikës është sulmi i armatosur në Banjske, pas të cilit Vuçiqit i humbi kreditë që kishte. Nuk jam i sigurt se, pavarësisht ndryshimit të retorikës, BE-ja dëshiron të humbasë Vuçiqin si partner. Prej një viti e gjysmë dëgjojmë se Serbia duhet të përafroj politikën e saj me politikën e BE-së dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Unë do të thoja se presidenti Vuçiq ende perceptohet si një partner i rëndësishëm i Perëndimit. Pra, nuk jam shumë i bindur se retorika e re do të pasohet me veprime.

Agon Maliqi: Mendoj se Perëndimi nuk ka më tolerancë për Vuçiqin dhe politikën serbe në rajon. Ata e kuptuan se potenciali i Vuçiqit për destabilizimin e rajonit nuk është aq i madh sa po e shet Vuçiq, sepse në kontekstin aktual, Serbia nuk është më në pozicionin që ishte para agresionit rus kundër Ukrainës. Rusia nuk është më në gjendje ta përdorë Serbinë për destabilizimin rajonal siç mundi tre apo katër vjet më parë. Brukseli është bërë i vetëdijshëm se pozita e Vuçiqit sot është më e dobët dhe se ai nuk mund t’i diktojë Perëndimit. Mendoj se këto janë arsyet e ndryshimit të retorikës dhe formulimit të ri.

Omer Karabeg: A është përkeqësuar pozita e Serbisë në negociatat me Kosovën për shkak të ngjarjeve në Banjskë?

Ognjen Gogiq: Unë do të thosha edhe po edhe jo. Prisja që ky incident të kishte një ndikim më të madh në qëndrimin e BE-së ndaj Beogradit dhe Presidentit Vuçiq. Ishte një ngjarje shumë dramatike që tregoi para së gjithash sasinë e madhe të armëve që posedonte pala serbe në veri të Kosovës me qëllim që t’i përdorte për çfarë qëllimi nuk e di. Megjithatë, ajo që prisja nuk ndodhi.

BE-ja nuk i ka zbutur as masat ndëshkimore ndaj Kosovës që janë vendosur në qershor dhe nuk është folur për ndonjë masë të ngjashme ndëshkuese ndaj Serbisë. E vetmja gjë që ndodhi ishte rezoluta e Parlamentit Evropian, e cila ishte shumë e ashpër, por gjithsesi është një organ i BE-së që nuk merr vendime kyçe. Mendoj se kërkesa kyçe, e cila është parashtruar para Beogradit, është kryerja e një hetimi dhe ndjekja penale e përgjegjësve për incidentin në Banjska. Beogradi filloi disa veprime shumë shpejt, dhe mendoj se në masë të madhe i kënaqi pritshmëritë e BE-së. Mua më duket se Beogradi do të kalojë pa pasoja të mëdha përderisa procedurat kundër Milan Radoiçiqit të paktën të zhvillohen zyrtarisht.

Agon Maliqi: Mendoj se pas Banjskës pozita e Beogradit u përkeqësua sepse askush nuk beson se ajo që ndodhi në Banjskë nuk kishte për qëllim destabilizimin e rajonit. Mund të mos ketë ndonjë pasojë të drejtpërdrejtë sepse BE-ja nuk mund të vendosë sanksione ndaj Serbisë për shkak të vetos së Hungarisë. Por ajo do të reflektojë sërish në qëndrimin ndaj Serbisë. As qëndrimi ndaj Vuçiqit nuk do të jetë i njëjtë. Mendoj se Vuçiq është shumë i cenueshëm sepse fuqitë perëndimore sigurisht i kanë të gjitha informacionet se çfarë ka ndodhur dhe si ka ndodhur në Banjska. Nuk do të ketë masa ndëshkuese, por Perëndimi do ta përdorë atë për të bërë presion mbi Vuçiqin për të zbatuar Marrëveshjen e Ohrit.

Nënshkrimi
Omer Karabeg: Albin Kurti deklaroi në Bruksel se është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, e cila përfshin propozimin e Brukselit se si duhet të duket Bashkimi i Komunave me shumicë serbe. Mirëpo, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, tha se në Bruksel nuk është arritur asnjë marrëveshje, sepse parakushtet e njërës palë nuk janë të pranueshme për tjetrën. A do të thotë kjo se edhe Kurti po i vendoste kushtet?

Agon Maliqi: Nuk ka vend për negociata për përmbajtjen e marrëveshjes. I gjithë problemi zbret tek firma. Kërkesa e Kurtit shkon në këtë kuptim.
Omer Karabeg: A mendoni se kushti i Kurtit është që Vuçiq të nënshkruajë fillimisht, e pastaj ai të nënshkruajë?

Agon Maliqi: Po. Ai ka thënë edhe më herët se për të marrëveshja nuk është diçka që është nënshkruar, ndonëse fuqitë perëndimore pretendonin se ishte vetëm një formalitet dhe se janë garantues të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. Kurti nuk beson se Serbia do ta zbatojë marrëveshjen nëse Vuçiq nuk e nënshkruan atë.

Ognjen Gogiq: Josep Borrell tha se Marrëveshja e Ohrit konsiderohet e pranuar edhe pse nuk është nënshkruar. Por ajo marrëveshje nuk dha rezultatin që Kosova donte ta shihte sepse pesë vendet e BE-së, të cilat nuk e njohin Kosovën, nuk e ndryshuan qëndrimin e tyre. Prandaj tani i kërkohet Serbisë që ta njohë de fakto Kosovën. Sepse nëse Serbia de facto e njeh Kosovën, atëherë nuk ka arsye pse Spanja dhe anëtarët e tjerë të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, nuk duhet ta bëjnë këtë.
Kjo do t’i hapte rrugën anëtarësimit të Kosovës në NATO. Mendoj se kryeministri Kurti beson se nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit nga Serbia do të ishte një sinjal për anëtarët e BE-së që ta njohin Kosovën.

You Might Also Like

Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit

Kurti takon kryetarin e VATRA-s: Zë i fuqishëm për çështjen shqiptare

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Garë miqësore shahu mes Policisë së Kosovës dhe KFOR-it amerikan

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Kosova Times November 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Fehmi Kupina zgjidhet kryesues i Kuvendit të Prishtinës

Kosova Times Kosova Times March 14, 2024
Makina godet 3 policë, një polic voziti i dehur
Maqedonci: Brenda një viti, 4 akreditime të atasheve të mbrojtjes
Polonia ka aplikuar për të pritur armë bërthamore të NATO-s
Kurti: Koha e fundit që kryekrimineli Radojçiq t’i dorëzohet Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?