Policia ka thënë se gjatë arrestimit të dyshuarit i janë gjetur dy pasaporta të ndryshme. Ai është dërguar në mbajtje.

“Bazuar në urdhër arrestin ndërkombëtar, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje i dyshuari mashkull shtetas Jordanez. Gjatë arrestimit tek i dyshuari janë gjetur dy pasaporta me identitete të ndryshme”, thuhet në raportin e policisë.