“Paprezenca e tyre flet për papërgjegjësinë që ka kjo qeveri. A jep kush llogari nga kjo qeveri për situatën në të cilën është katandisur vendi, apo ikja nga përgjegjësia, sikur që është kjo e sotshmja, është gjithmonë përgjigje kur nuk kanë se çfarë të thonë”, deklaroi deputetja Deliu-Kodra.

Ajo më tej shtoi se Kuvendi i Kosovës në vitin e kaluar nuk kishte arritur ta diskonte fare raportin për vendin.

Kuvendi i Kosovës në vitin e kaluar nuk kishte arritur ta diskonte fare raportin për vendin dhe po ashtu sot shohim që qeveria e cila duhet të përgjigjet për resorët specifikisht për përgjegjësitë që kanë ministrat mungon brenda kësaj salle”, deklaroi Deliu-Kodra.