Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier kaloi gati 30 minuta duke pritur me duar të mbledhura në derën e avionit gjatë vizitës së tij zyrtare në Doha.
Pamjet e “mirëseardhjes ceremoniale” tregojnë një tapet të kuq, një roje nderi ushtarak, Steinmeier në derën e avionit dhe ambasadorin gjerman në Katar Lothar Freischlader. Problemi i vetëm është se asnjë zyrtar i Katarit nuk erdhi për të takuar presidentin gjerman.
Pavarësisht pritjes, Steinmeier u largua nga aeroporti në kohë për takimin e tij të planifikuar me emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani.Airbus A350 i Bundeswehr-it u ul në pistë përpara afatit, kështu që Steinmeier priti në diellin e ndritshëm për gati gjysmë ore përpara se të pritej nga Sulltan al-Muraichai, ministri i shtetit për punët e jashtme të Katarit.
German President Frank-Walter Steinmeier had an unusual wait at the airport in Qatar's capital Doha.
He was left standing at the door of his plane for nearly 30 minutes after touching down. pic.twitter.com/kQdkeA81qa
— DW Politics (@dw_politics) November 29, 2023