By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump
May 17, 2025
Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi
May 17, 2025
Eliza Hoxha kritikon ashpër Përparim Ramën: E ke bo bërllog kryetar
May 17, 2025
Më shumë se 150 delegacione do të shkojnë në inaugurimin e Papës
May 17, 2025
Mediat ukrainase: Një nga krijuesit e Iskander u vra në Rusi
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Porositë e fundit? Baret britanike goditen nga ndryshimi i shijeve të klientëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Porositë e fundit? Baret britanike goditen nga ndryshimi i shijeve të klientëve
Ballina 2Rajon / Botë

Porositë e fundit? Baret britanike goditen nga ndryshimi i shijeve të klientëve

Kosova Times
Last updated: 2023/12/19 at 1:52 PM
Kosova Times Published December 19, 2023
Share
SHARE

U kanë shërbyer ushtarëve romakë, kalorësve e poetëve, dhe kanë shërbyer si vendtakime për komunitetet, për të shijuar një pije pranë zjarrit.

Jo shumë punëtorë të bareve britanike kërkojnë tani me qejf “porositë e fundit”, sepse çmimet janë rritur dhe njerëzit kanë nisur të ndryshojnë stilin e jetesës – me synim për të krijuar rutinë më të shëndetshme dhe me më pak alkool.

Asociacioni britanik për Birrë dhe Bare, institucioni kryesor i industrisë, ka thënë se numri i bareve ka rënë nga 60.800 në vitin 2000, në 45.800, më 2022.

Trendi ka vazhduar edhe këtë vit, si rezultat i inflacionit të lartë, faturave të energjisë dhe planeve tjera biznesore. Të gjitha këto kanë ndikuar në rënie të fitimeve.

Grupi Altus, që bën analiza komerciale të bareve që mbyllen, ka thënë se 386 bare janë mbyllur në Angli dhe Uells, më 2022.

Një numër i ngjashëm -383, janë mbyllur ose shndërruar në biznese tjera vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Asociacioni britanik për Birrë dhe Bare frikësohet se viti 2024 do të jetë “vendimtar” për industrinë, e cila punëson rreth 936.000 njerëz, prandaj edhe dëshiron t’i zvogëlojë taksat për birra, taksat biznesore dhe taksat në shitje.

Historiani Paul Jennings, i cili ka shkruar në vazhdimësi për baret britanike, nuk është i befasuar që shumë prej tyre po mbyllen.

“Njerëzit pinë më pak, pasi gjejnë mënyra tjera për të kaluar kohë dhe për t’i shpenzuar paratë”, ka thënë ai për agjencinë e lajmeve AFP.

“Shumë njerëz shkojnë nëpër dyqane të mëdha, blejnë pije dhe organizohen në shtëpi, pasi kjo mënyrë feste është më e lirë”.

Prishja e lagjeve të varfra

Numri i bareve, që kanë nisur të mbyllen, është vërejtur fillimisht në vitet 1800 dhe 1900, kur nivelet e larta të konsumit dhe dehjeve në publik, e kanë nxitur lëvizjen e vetëpërmbajtjes.

Lëvizjet fetare dhe sociale, të cilat kanë bërë fushatë kundër përdorimit të alkoolit për argëtim, kanë fituar ndërkohë edhe mbështetjen qeveritare.

Deri në fund të shekullit XIX, vlerësohet që një në 10 të rritur, i është shmangur alkoolit dhe ambienteve të zhurmshme.

Një tjetër goditje e madhe ka ndodhur më 1930, pasi atëherë u është kërkuar këshillave lokale që të prishin lagjet e varfra, duke çuar në shkatërrim të shumë bareve lokale.

Vetëm vitin e kaluar, planifikuesve urbanë u është lejuar të shkatërrojnë një bar 200-vjeçar në Londër, Still and Star, pavarësisht fushatave të shumta kundër.

I përshkruar prej grupeve të trashëgimisë si “një prej bizneseve të pakta mbijetuese të klasës punëtore të Londrës”, tani hapësira është dizajnuar për ndërtim të një objekti shumëkatësh për biznese.

“Shpresojmë që në një pikë, ky trend i uljes do të stabilizohet, pasi i jemi afruar numrit minimal të bareve të nevojshme për të përmbushur kërkesën”, ka thënë Nick Fish, udhëheqës i statistikave në Asociacionin Britanik për Birra dhe Bare.

Në faktorët tjerë kontribuues për mbyllje përfshihet ndalesa për të tymosur duhan në ambiente të brendshme, valide qysh prej vitit 2007, rritja e numrit të taksave për birra, çmimet më të lira të këtyre produkteve nëpër dyqane dhe mbylljet e bareve, të nxitura si rezultat i pandemisë së koronavirusit.

Gota gjysmë të mbushura me birrë gjatë Festivalit të Birrës në Britani të Madhe më 2019.
Gota gjysmë të mbushura me birrë gjatë Festivalit të Birrës në Britani të Madhe më 2019.

Tentimet për shpëtim

Janë duke u bërë përpjekje për të ruajtur kulturën e bareve britanike, e cila daton tash e 2.000 vjet.

Institucioni për trashëgimi kulturore, ka marrë në pronësi 39 bare në Britani, përfshirë George Inn në jug të Londrës.

Baret nuk do të zhduken krejtësisht. Ato janë pjesë e identitetit britanik.

Objekti aktual i këtij bari daton qysh prej vitit 1676. Aty besohet se ka shkuar shpesh Charles Dickens, dhe bari është përmendur në romanin e tij “Little Dorrit”.

Pavarësisht mbylljeve të shumta, baret dhe kultura e bareve është ende shumë e popullarizuar në mesin e turistëve.

“Baret mund të kenë sfida se si ambientohen me trendët e rinj, por ato gjithmonë do ta kenë vendin e tyre në shoqëri, si bare klasike britanike”, ka thënë John Warland, drejtor i kompanisë Liquid History Tours, i cili organizon vizita vetëm për baret e Londrës.

“Çfarë do të ishte Londra pa to?”

Për Anglinë Historike, një tjetër institucion që merret me trashëgimi, bareve u është dashur gjithmonë që të përshtaten me ndryshimin e shijeve dhe ndryshimin e mënyrës së jetesës së klientëve.

Autori i librave për ushqim dhe pije, Pete Brown, ka thënë se shume bare që janë në pronësi të kompanive të mëdha, shumë shpejt mund të shndërrohen në dyqane, apo blloqe banesash, nëse pronarët vlerësojnë se ashtu fitojnë më shumë para.

Mirëpo, Brown, autori i librit “Man Walks into a Pub: A Sociable History of Beer”, e ruan ende një dozë optimizmi.

“Baret nuk do të zhduken krejtësisht. Ato janë pjesë e identitetit britanik. Krejt çfarë mund të ndodhë është që të kemi më pak”.

You Might Also Like

FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump

Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi

Më shumë se 150 delegacione do të shkojnë në inaugurimin e Papës

Mediat ukrainase: Një nga krijuesit e Iskander u vra në Rusi

Pluhuri i Saharasë mbuloi Athinën

Kosova Times December 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Raportohen 23 njerëz të vdekur pas sulmit rus në Zaporizhja

Kosova Times Kosova Times September 30, 2022
Haradinaj: Masakra e Dubravës shpërfaqi qartë gjenocidin e shtetit serb
Ja pse kundër Gjykatës Speciale
Lansohet në e-Kosova paraqitja online e provimit të maturës
Zëdhënësja e BE-së në Kosovë: Rusia përmes propagandës po tenton të prish rrugën e integrimit të Ballkanit Perëndimor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?