By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash
October 10, 2025
70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
October 10, 2025
Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe
October 10, 2025
Trump dërgon 200 trupa në Izrael
October 10, 2025
Kush e merr sot Nobelin e Paqes?
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sveçla për kompleksin në Banjskë: Destinacionin final do t’ia paracaktojmë ndërkohë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sveçla për kompleksin në Banjskë: Destinacionin final do t’ia paracaktojmë ndërkohë
Ballina 1Lajme

Sveçla për kompleksin në Banjskë: Destinacionin final do t’ia paracaktojmë ndërkohë

Kosova Times
Last updated: 2023/12/20 at 1:00 PM
Kosova Times Published December 20, 2023
Share
SHARE

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë të mërkurën se Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) është pronare e kompleksit Rajska Banja në Banjskë të Zveçanit.

“Për këtë [pronësinë] nuk ka asnjë dyshim. Pse dikush ka investuar jashtëligjshëm, mendoj qe është mësim për të gjithë ata, të cilët dëshirojnë të investojnë jashtëligjshëm, se nuk mund ta bëjnë. Sa i përket menaxhimit të atij kompleksi, Ministria e Punëve të Brendshme është rezultat i bashkimit të dy ministrive, të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Administratës Publike, e ish-Ministria e Administratës Publike e ka departamentin e menaxhimit të objekteve të këtilla, në pronësi të shtetit. Kjo është arsyeja pse e kemi marrë në menaxhim, dhe destinacionin final këtij objekti, do t’ia paracaktojmë ndërkohë”.

AKP-ja i ka thënë të martën Radios Evropa e Lirë se e ka marrë nën administrim këtë kompleks, pasi prona i përket një ndërmarrjeje shoqërore të Kosovës dhe të njëjtin ia ka lëshuar me qira Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Drejtori menaxhues i AKP-së Arben Limani, ka thënë se janë bërë përpjekje për të kontaktuar me personat apo entitetet që e kanë shfrytëzuar këtë pronë, por nuk kanë marrë përgjigje, andaj kanë kërkuar asistencën e Policisë së Kosovës që ta marrin nën administrim këtë pronë, që gjendet në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

 

Pamja e kompleksit “Rajska Banja” në Banjskë të Zveçanit. Fotografi nga arkivi.
Pamja e kompleksit “Rajska Banja” në Banjskë të Zveçanit. Fotografi nga arkivi.

“Pronat e kompleksit në Banjskë, prona është e Ndërmarrjes Shoqërore Trepça Standard, që ka selinë në Mitrovicë të Veriut, dhe prona është në emër të kësaj njësie dhe objekti që ka ekzistuar aty. Sipas të gjitha gjasave, dikush e ka rinovuar objektin gjatë një periudhe, të cilën ne nuk e dimë, sepse atje kemi pasur qasje mjaft të kufizuar. Kurse tash, kur kemi marr qasje atje, kemi tentuar të kontaktojmë me personat apo entitetet që atje që e kanë shfrytëzuar atë, në mënyrë që të kuptojmë se mbi çfarë baze ligjore po e shfrytëzojnë atë”, ka thënë Limani.

Sipas tij, Policia i ka dhënë AKP-së informacione se në këtë kompleks ka pasur aktivitete të paligjshme.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – ka reaguar pas aksionit në Banjskë, duke thënë se Qeveria e Albin Kurtit “rrëmbeu” kompleksin në Banjskë “para syve të komunitetit ndërkombëtar”.

“Kompleksi ‘Rajska Banja’ është ndërtuar ekskluzivisht me para të Qeverisë së Serbisë, që ka investuar përmes Zyrës për Kosovën. Ky kompleks është hapur në vitin 2019 dhe institucionet e Kosovës nuk kanë investuar asnjë dinar dhe nuk kanë bazë ligjore për pretendimet se janë pronarë të kompleksit”, ka thënë Lista Serbe përmes një njoftimi.

Rindërtimi i këtij kompleksi ka filluar në vitin 2015 nga Qeveria e Serbisë, përmes Zyrës së saj për Kosovën. Në atë projekt janë investuar rreth 7 milionë euro.

Drejtori i atëhershëm i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq, kishte nënshkruar marrëveshje për restaurimin e banjës me Dioqezën e Rashkës së Prizrenit të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe kryetarin e Autoritetit të Përkohshëm Komunal, Ivan Todosijeviq.

Kështu, kompleksi “Rajska Banja” ka kaluar në pronësi të Qeverisë së Serbisë, Kishës dhe Autoritetit të Përkohshëm Komunal të Zveçanit.

Ky kompleks gjendet në afërsi të manastirit të Banjskës, në vendin me të njëjtin emër, në komunën e Zveçanit. Në këtë vend ka burime uji të nxehtë dhe sulfuror.

Në Kosovë, ky kompleks është i regjistruar si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar në emër të Aleksandar Zllatkoviq.

APK-ja menaxhon të gjitha ish-ndërmarrjet shoqërore të Kosovës dhe pretendon se është pronarja e vetme e atyre pronave.

Sulmi në Banjskë

Më 24 shtator të këtij viti, Policia e Kosovës është sulmuar nga një grup i armatosur serb në fshatin Banjskë, duke vrarë zyrtarin policor të Kosovës, Afrim Bunjakun.

Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë, më pas, tre sulmues.

Kosova e ka fajësuar shtetin e Serbisë për orkestrim të sulmit në Banjskë, derisa ish-nënkryetari i Listës Serbë, Millan Radoiçiq e ka marrë përgjegjësinë për të.

Sveçla ka thënë që Policia e Kosovës, bashkë me Prokurorinë janë duke udhëhequr hetime për këtë rast, dhe shpejt pritet të dalë raporti me rezultate preliminare.

Ai ka thënë se edhe misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) janë duke i kryer hetimet e tyre të ndara në këtë rast.

Sulmi në Banjskë është dënuar rëndë prej faktorit ndërkombëtar dhe janë bërë thirrje për përballje të kryesve të sulmit, me drejtësinë.

You Might Also Like

Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash

70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe

Moti në Shqipëri i kthjellët me vranësira të pakta

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.

Kosova Times December 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

September 11, 2025

Kosova Times Kosova Times September 11, 2025
Lansohet zgjerimi i skemës Superpuna
Vuçiq: I kërkon falje serbëve që votuan kundër Rusisë në OKB. Kremlini: pranon falje
Seksomania:Duhet të lidh dyert e hotelit në mënyrë që të mos endem në dhomat e njerëzve të tjerë
Vdes autori i fushatës presidenciale të Putinit në vitin 2000
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?