By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve
January 30, 2026
43 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
January 30, 2026
IKD: Mosorganizimi i Provimit të Jurisprudencës nga MD shkel ligjin
January 30, 2026
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
January 30, 2026
Mirëpritet heqja e bllokadës nga kompanitë transportuese
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Presidenti i FIFA-s dhe ai i UEFA-s urojnë FFK-në për të arriturat e futbollit kosovar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Presidenti i FIFA-s dhe ai i UEFA-s urojnë FFK-në për të arriturat e futbollit kosovar
Sport

Presidenti i FIFA-s dhe ai i UEFA-s urojnë FFK-në për të arriturat e futbollit kosovar

Kosova Times
Last updated: 2023/12/24 at 8:24 PM
Kosova Times Published December 24, 2023
Share
SHARE
Gala mbrëmjen e FFK-së “Laureatët 2023” e ka nderuar përmes një video-mesazhi presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe ai i UEFA-s, Aleksander Çeferin.Kreu i futbollit botëror dhe ai evropian  kanë përshëndetur të pranishmit në këtë manifestim, duke theksuar se futbolli i Kosovës që nga anëtarësimi në FIFA dhe UEFA, ka bërë përparim të madh.Mesazhi i plotë i Infantinos:I nderuari President, i dashur Agim, të nderuar mysafirë, të dashur miq, kam kënaqësinë t’ju drejtohem në këtë ngjarje të rëndësishme – Çmimet e vitit 2023 të Federatës së Futbollit të Kosovës.Që kur Kosova iu bashkua FIFA-s në maj të vitit 2016, në Kongresin tim të parë si president i FIFA-s, futbolli ka bërë përparim të madh në vendin tuaj dhe ekipet tuaja kanë arritur tashmë disa rezultate të mahnitshme.Siç e dini, pata kënaqësinë e madhe t’ju vizitoja në shtator të vitit 2022, ku munda të shihja vetë disa nga punët tuaja dhe më pas t’ju uroja mirëseardhjen në shtëpinë e FIFA-s në Cyrih në fillim të këtij viti.U inkurajova shumë nga mënyra se si jeni angazhuar aktivisht me FIFA-n në programin për zhvillimin e futbollit në Kosovë, ofrimin e ambienteve më të mira, ngritjen e standardit të lojës dhe rritjen e lojës së vajzave.Kjo është pikërisht arsyeja që krijuam programin ‘FIFA Forward’ dhe kjo dëshmon se jemi në rrugën e duhur.Mezi pres t’ju takoj sërish personalisht në të ardhmen e afërt dhe ndërkohë ju lutem mos harroni se gjithmonë mund të mbështeteni te FIFA.I përgëzoj fituesit e çmimeve për arritjen e tyre këtë vit dhe sigurisht ju uroj një ceremoni të mrekullueshme të ndarjes së çmimeve.Faleminderit edhe një herë, gjithë të mirat për të gjithë ju. Shihemi se shpejti. Mirupafshim!Mesazhi i plotë i Çeferin:Të nderuar anëtarë të Federatës së Futbollit të Kosovës, mysafirë të nderuar, i dashur President Ademi. Ndërsa ju festoni një vit tjetër të rëndësishëm për futbollin në Kosovë dhe ata që lanë gjurmë në lojën tonë të dashur, dëshiroj t’ju përshëndes me këtë mesazh të shkurtër.Ju duhet të jeni krenarë për arritjet tuaja. Pavarësisht se nuk u kualifikuat në Euro 2024, Kombëtarja juaj e meshkujve ka treguar karakter dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme në këtë cikël kualifikues, që premton një të ardhme të ndritshme për futbollin. Kampioni juaj, Ballkani, la përshtypje të madhe në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës së UEFA-s, duke shfaqur forcën dhe potencialin e futbollit të klubeve të Kosovës në arenën ndërkombëtare.Dua gjithashtu të nënvizoj bashkëpunimin e shkëlqyer me UEFA-n në projekte të ndryshme, duke përfshirë strategjinë e zhvillimit të futbollit për femra, e cila pritet të nisë vitin e ardhshëm. Derisa festat po afrojnë, ju uroj të gjithëve gëzim, paqe dhe një kohë të mrekullueshme me njerëzit tuaj më të dashur. Le të jetë 2024-ta e mbushur me dashuri dhe futboll të shkëlqyeshëm. Dhe tani, shijoni shfaqjen.

You Might Also Like

Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit

Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026

Komiteti Olimpik i Kosovës prezanton ekipin olimpik për Milano Cortina 2026

Ylli arrin fitoren e pestë radhazi në Superligë

Ademi viziton klubet kosovare në Turqi: Pranvera premton futboll të fortë

Kosova Times December 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Armët që mund t’ia sigurojnë Ukrainës 300 milionë eurot nga BE-ja

Kosova Times Kosova Times November 18, 2024
Të paktën 1,362 fëmijë në Turqi u ndanë nga prindërit e tyre pas tërmetit
Ujërat e zeza dhe atmosferike dalin mbi sipërfaqe, banorët në hall
AGK fton mediat që të dalin nesër në protestë kundër vendimit për Klan Kosovën
Interi fiton finalen e parë, Lautaro i dhuron Kupën e Italisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?