Edhe pse e drejta për demonstrata paqësore duhet të ruhet, dhuna nuk është zgjidhje dhe është e papranueshme, dhe ankesat se ka pasur parregullsi gjatë zgjedhjeve parlamentare lokale në Serbi duhet të hetohen siç duhet, njoftoi sot Komisioni Evropian (KE).
“Edhe pse e drejta për demonstrata paqësore duhet të ruhet, dhuna nuk është zgjidhja dhe është e papranueshme.” “Veprimet e policisë duhet të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore brenda shtetit të së drejtës”, deklaroi Komisioni Evropian.
Siç shtuan ata, “ankesat për parregullsi zgjedhore duhet të hetohen dhe trajtohen siç duhet”.
“Kemi marrë parasysh qëndrimet e koalicionit “Serbia kundër dhunës” dhe ju kujtojmë se qëndrimi ynë për zgjedhjet është shprehur përmes deklaratës së përbashkët të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së dhe nënpresidentit të KE-së Josep Borrell dhe komisionerit për Zgjerim Oliver Varheji. tha KE.
Në një deklaratë të publikuar më 19 dhjetor, Borrell dhe Varheji shprehën pritjen se “raportet e besueshme për parregullsitë (zgjedhore) do të shqyrtohen në mënyrë transparente nga autoritetet kompetente të Serbisë”.
“Kjo përfshin akuzat lidhur me zgjedhjet lokale në Beograd dhe komunat e tjera. I bëjmë thirrje lidershipit politik të Serbisë që të sigurojë një dialog konstruktiv, gjithëpërfshirës në të gjithë spektrin politik”, deklaruan Borel dhe Varheji.