Një person është vetplagosur me armë zjarri në mesnatë në shtëpinë e tij në Kaçanik.
Ai më pas ishte transportuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa për tretman të mëtutjeshëm mjekësor ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Sipas mjekëve ai është jashtë rrezikut për jetën.
“Njësia e Hetimeve të stacionit në Kaçanik ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka nisur hetimet. Nga hetimet e para dyshohet se personi A.B ( M/K) i moshës 21 vjeçar në shtëpinë e tij në rrugën ‘’Mejdi Dalloshi’’ në Kaçanik me armën e zjarrit ( pistoletë ) ishte vetë plagosur”, thuhet në njoftim.
Arma e zjarrit dhe 3 fishkë janë konfiskuar, ndërsa si provë materiale është gjetur edhe një gëzhojë.
Rasti është cilësuar si ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe mbajtje në pronësi të pa autorizuar të armës’’.