By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Krokante, të fryra, me njolla: 5 stile të preferuara picash italiane për t’i provuar
May 15, 2025
Von der Leyen: Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, simbol i fuqishëm
May 15, 2025
Misioni vëzhgues i BE-së: Fushata zgjedhore, subjekt i ndërhyrjeve të huaja
May 15, 2025
Rikthehen objektet e uzurpuara në veri, Sveçla: Në shërbim të qytetarëve
May 15, 2025
Mbërrin në Tiranë, presidenti ukrainas Zelensky
May 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova heq kamerat “misterioze” në komunat me shumicë serbe
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kosova heq kamerat “misterioze” në komunat me shumicë serbe
Ballina 1Lajme

Kosova heq kamerat “misterioze” në komunat me shumicë serbe

Kosova Times
Last updated: 2023/12/28 at 6:15 PM
Kosova Times Published December 28, 2023
Share
SHARE

Në komunat me shumicë serbe në Kosovë, policia nisi heqjen e kamerave që, siç beson Prishtina zyrtare, janë vendosur ilegalisht në vende publike.

Në vetëm dy prej tyre në veri – Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok – u hoqën mbi 50 kamera vëzhguese, ditëve të fundit.

Në territorin e qytetit të Mitrovicës së Veriut, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 11 kilometrash katrorë, u hoqën 38 kamera, ndërsa në Zubin Potok 13.

“Policia nuk kishte njohuri për këto kamera dhe për këtë arsye ato u hoqën”, tha zëvendësdrejtori i policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, për Radion Evropa e Lirë.

Ai paralajmëroi se autoritetet e Kosovës do t’i vendosin kamerat e tyre, të cilat do të kontrollohen ekskluzivisht nga Policia e Kosovës.

Kamerat që u hoqën, janë prodhim i Kinës, por Elshani nuk mundi të specifikonte se për çfarë modeli bëhet fjalë.

https://youtu.be/81VIjnvCe1w

Sipas ligjit në Kosovë, video-vëzhgimin në hapësira publike ka të drejtë ta instalojë dhe kontrollojë vetëm Policia e Kosovës.

Përveç në komunat në veri, kamera të vëzhgimit “pa pronarë” u hoqën edhe në Kllokot, Partesh dhe Ranillug – komuna me shumicë serbe në jug të Lumit Ibër.

Në tetor të vitit të kaluar, Radio Evropa e Lirë shkroi për këto kamera dhe nëse krahasohet fotografia e video-vëzhgimit të atëhershëm nga Ranillugu dhe Parteshi me atë nga Zubin Potoku që REL-it ia dërgoi Policia e Kosovës tani, mund të konstatohet se bëhet fjalë për një model gati identik.

Fotografi e Policisë së Kosovës ku shihen kamerat e hequra në Zubin Potok.
Fotografi e Policisë së Kosovës ku shihen kamerat e hequra në Zubin Potok.

 

Kamerë e sigurisë përballë Komunës së Parteshit. Tetor, 2022.
Kamerë e sigurisë përballë Komunës së Parteshit. Tetor, 2022.

Kush e instaloi video-vëzhgimin dhe pse?

Elshani thotë se ende nuk është përcaktuar saktësisht se kush dhe për çfarë qëllimi e ka instaluar video-vëzhgimin.

Në korrik të vitit 2022, Policia e Kosovës konfiskoi kamera të vëzhgimit edhe në Shtërpcë – komunë me shumicë serbe në jug të Ibrit – për shkak të dyshimeve se ishin instaluar nga strukturat paralele serbe.

Vëzhgimi me video në zonat me shumicë serbe në Kosovë ishte, gjithashtu, subjekt i auditimit nga Agjencia Kosovare për Informim dhe Privatësi, gjatë vitit 2022.

Kjo agjenci nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë se a është përcaktuar se kush dhe pse i ka instaluar kamerat.

Agjencia, më herët, konstatoi se në disa komuna të Kosovës, përfshirë Prishtinën, Graçanicën, Ranillugun, Prizrenin, etj., mbikëqyrja me video ishte prokuruar dhe instaluar nga autoritetet lokale, por ajo urdhëroi që vëzhgimi t’u lihej stacioneve policore, ashtu siç parashihet me ligj.

Ligji për Policinë në Kosovë thotë se “policia është e autorizuar të kryejë mbikëqyrje parandaluese të vendeve publike, me përdorimin e pajisjeve për incizime video-akustike dhe pajisjeve fotografike për mbikëqyrjen e vendeve publike, ku në të kaluarën janë kryer shpesh vepra penale”.

Policia, gjithashtu, ka të drejtë t’i vëzhgojë zonat publike nëse ka “arsye të bazuara për të besuar se vëzhgimi publik e zvogëlon rrezikun e kryerjes së krimeve dhe e përmirëson sigurinë publike”.

Mbledhjen e informacioneve për video-vëzhgimin, për të cilin nuk dihet se kush e mbikëqyr, vitin e kaluar e nisi edhe Prokuroria e Shtetit të Kosovës, por, deri në publikimin e këtij artikulli, ky institucion nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it se çfarë informacionesh ka arritur të marrë.

Në fund të vitit 2021, REL-i raportoi se Serbia, përmes institucioneve të saj në Kosovë, ka blerë sistem video-vëzhgimi të kompanisë kineze Dahua – e cila ishte nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara – të destinuar për shkollat në 12 komuna të Kosovës.

Kompanitë kineze të video-mbikëqyrjes, Dahua dhe HikVision, janë në listën e zezë të ShBA-së për shkak të lidhjeve të tyre me fushatën e shtypjes së ujgurëve në provincën Ksinjiang të Kinës.

Kamerat në Graçanicë afër Prishtinës. Korrik 2022.
Kamerat në Graçanicë afër Prishtinës. Korrik 2022.

Portali beogradas Insajder.net shkroi në vitin 2017 se Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, më 2012, ka aprovuar dhe ka paguar paraprakisht instalimin e sistemit të vëzhgimit me video në Komunën e Zveçanit.

Në atë kohë, shef i Zyrës për Kosovën ishte Aleksandar Vulin, i cili më vonë u bë ministër i Mbrojtjes i Serbisë, i Punëve të Brendshme dhe pastaj drejtor i Agjencisë Informative të Sigurisë (BIA).

Kjo blerje, për të cilën janë ndarë rreth 900 mijë euro nga buxheti i Serbisë, është shënuar si “rreptësisht konfidenciale”.

A e dinë qytetarët se kush i vëzhgon?

Bobani nga Mitrovica e Veriut nuk e di se kush i ka instaluar apo kontrolluar kamerat e vëzhgimit në qytetin e tij, por kujton se ato u bënë të rëndësishme pas vrasjes së politikanit të opozitës serbe, Oliver Ivanoviq.

Ivanoviq u vra në vitin 2018 para ambienteve të zyrës së tij në Mitrovicë të Veriut, por kamerat e vëzhgimit në atë pjesë të qytetit dyshohet se nuk funksionuan ose nuk e regjistruan atentatin.

Boban thotë se nuk është mirë që kamerat kanë ekzistuar në ambiente publike, sepse ka “dyshime se kush i ka vendosur ato dhe për çfarë qëllimesh kanë shërbyer”.

“Nuk mund të mos kujtoj se sa vjedhje ka pasur, sa përleshje ka pasur, sa zjarre ka pasur dhe asnjë kamerë nuk i ka regjistruar”, thotë ai.

Shton se e mbështet policinë në heqjen e kamerave, sepse, siç shprehet, “ato nuk i kanë shërbyer qëllimit që duhet ta kenë kamerat”.

Predragu, në anën tjetër, është skeptik për heqjen e kamerave të vëzhgimit nga policia, sepse pret që të tilla të vendosen sërish nga policia.

Në këtë mënyrë, sipas tij, autoritetet e Kosovës do të mund të “abuzojnë” me video-vëzhgimin “për të ushtruar represion ndaj serbëve”.

Kristina, po ashtu nga Mitrovica e Veriut, beson se qytetarët e thjeshtë nuk kanë përfituar nga kamerat, “pavarësisht se kush i ka kontrolluar ato”.

“Në ndërtesën tonë janë thyer dy banesa private dhe nuk kemi ditur se kujt t’i drejtohemi për ta shikuar video-incizimin. Ndërsa kamerën e shohim, e shohim që ekziston… Nëse e kanë hequr, mirë që e kanë hequr nëse duhet, sepse ajo nuk ka shërbyer për asgjë”, thotë Kristina.

You Might Also Like

Von der Leyen: Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, simbol i fuqishëm

Misioni vëzhgues i BE-së: Fushata zgjedhore, subjekt i ndërhyrjeve të huaja

Rikthehen objektet e uzurpuara në veri, Sveçla: Në shërbim të qytetarëve

Mbërrin në Tiranë, presidenti ukrainas Zelensky

Mosheqja e mbeturinave, pasojë e inateve politike

Kosova Times December 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ushtria ukrainase raporton për luftime të ashpra në lindje

Kosova Times Kosova Times November 18, 2022
Gaetz tërhiqet nga gara për prokuror të Përgjithshëm të ShBA-së
Të patën katër njerëz të vdekur pas sulmit afër një xhamie në Kabul
Uragani Helen vret më shumë se 200 njerëz në SHBA
Administrata në Gjilan zgjat orarin e punës për bashkatdhetarë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?