Një person i maskuar ka kërcënuar me armë dy punëtorë të një pike karburanti në Prishtinë, dhe ua ka marrë 145 euro, njofton Policia e Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati” në kryeqytet, Prishtinë.
“Dy viktima meshkuj kosovarë, kanë informuar se për deri sa ishin në vendin e punës në pompë të derivateve, një person i maskuar nën kërcënimin e pistoletës ua ka grabitur rreth 145€. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.