By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gërvalla: Ekziston një konsensus që Kosova është pjesë e Perëndimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gërvalla: Ekziston një konsensus që Kosova është pjesë e Perëndimit
Ballina 1Lajme

Gërvalla: Ekziston një konsensus që Kosova është pjesë e Perëndimit

Kosova Times
Last updated: 2024/01/04 at 11:15 AM
Kosova Times Published January 4, 2024
Share
SHARE

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schëarz, priti sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron.

 

Në një konferencë për media të enjten në Prishtinë pas takimit me ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, Gërvalla ka thënë se ekziston një konsensus që Kosova të jetë pjesë e Perëndimit.

“Perëndimi ka qenë gjithnjë i suksesshëm atëherë kur ka pasur qëndrim të qartë dhe të vendosur. Ka qenë i suksesshëm kur ka vepruar me vendosmëri përballë një Moske agresive. Ekziston një konsensus gjithëshoqëror që Kosova është pjesë e Perëndimit. Mbi 90 për qind e mbështesin Kosovën në integrimet brenda BE-së”, ka thënë Gërvalla gjatë konferencës me ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron.

Gërvalla, tha se e njoftoi sekretarin Cameron për zhvillimet në vend dhe falënderoi atë për ndihmën e dhenë nga Britania e madhe Kosovës  si r para  luftës dhe gjatë luftës.

“Duke e njoftuar për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës, vitin e kaluar me 24 shtator, në veri në vendit, shpreha mirënjohjen për reagimin e shpejtë dhe dërgimin e trupave shtesë të Mbretërisë së Bashkuar , duke e vlerësuar këtë si një sinjal të domosdoshëm për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, jo vetëm në Kosovë por në tërë rajonin”, tha Gërvalla

Ajo shtoi se pas BREX-it Britania e Madhe ka një rol të qartë global dhe për këtë po punojnë që Kosova të jetë një partner strategjik.

Kurse ministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka thënë se një nga gjërat më të rëndësishme në arenën ndërkombëtare është stabiliteti i Ballkanit Perëndimor. Ai ka thënë se Britania e Madhe është e gatshme për të vazhduar ndihmën për Kosovën në këtë drejtim. Tutje ai ka specifikuar fushat për të cilat kanë folur me Gërvallën.

“Ne jemi krenarë me faktin se Britania luan një rol të madh në KFOR. Ne kishim mbi 600 trupa britanike këtu këtë vit. Ne jemi krenarë për trajnimin dhe mbështetjen që po u japim forcave tuaja të armatosura dhe suksesin e madh që ata kanë pasur në stërvitje në Mbretërinë e Bashkuar. Kemi folur për sigurinë, për ekonominë tuaj e cila po tregon rritje të mirë këtë vit dhe ne duam të bëjmë më shumë për t’ju ndihmuar ekonomikisht, për t’ju ndihmuar të siguroni punë dhe mjete jetese për njerëzit tuaj. Dhe ne kemi folur për luftën tuaj kundër korrupsionit dhe atë që po bëni për të vendosur sundimin e ligjit dhe për të ndërtuar qeverisjen e mirë këtu në Kosovë”, ka deklaruar kryediplomati britanik, transmeton RTKlive.

Tutje ai ka thënë se janë përkrahës të Kosovës, e cila ka të drejtë të jetë pjesë e BE-së.

“Por ne themi se sepse ne jemi një përkrahës i madh i pavarësisë së Kosovës, sovranitetit të Kosovës dhe Kosova ka të drejtë që të njihet nga të tjerët si një vend i plotë sovran dhe anëtarë i familjes së kombeve. Kemi pasur një takim të mirë me kryeministrin tuaj mbrëmë. Mezi pres të takohem me presidenten tuaj dhe do të takohemi me trupat tona dhe të tjerët më vonë sot”, tha Cameron.

You Might Also Like

Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj

Kurti: KEK-u në moment historik transformimi

Nesër Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin e Kosovës

Begaj: Krenar për shërbimin e ushtrisë në misionet ndërkombëtare

AUV alarmon për Acrylamide në kafen “Caffe Monaco”

Kosova Times January 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Perfekt krokante: Patate të pjekura me hudhër dhe gjalpë që do t’i kënaqin të gjithë

Kosova Times Kosova Times December 19, 2024
OBSh: Mbi 14.000 të zhvendosur nga luftimet në Harkiv
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të Kosovës
Bosch: Lista Serbe, presion serbëve në veri të mos bashkëpunojnë me Kosovën
Hoti: Qeveria ka marrë borxh për skema sociale dhe shkrimin e ligjeve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?