Ndërkohë, që sipas policisë, shoferi kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

“Si rezultat i hetimeve intensive, hetuesit e Njësisë së Trafikut Rrugor, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin shoferin e automjetit transportues (kamion) i cili dyshohet për  përfshirje  në  aksident trafiku me pasojë fataliteti  i ndodhur dje me datën 5 janar 2024, rreth orës 16:43, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në fshatin Stanovc, ku ka humbur jetën viktima (këmbësori) mashkull kosovar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje thuhet se me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit m/sh/k,  i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.