By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 4 dhjetor
December 4, 2025
Gutierrez-Kurtit: Të ndalen shpifjet dhe intimidimet ndaj gazetarëve
December 3, 2025
Politico: BE do ta shtojë Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë pastrimi parash
December 3, 2025
VIDEO: Rrëzohet një avion amerikan F-16 në shkretëtirë
December 3, 2025
Rama: Pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhje do të legjitimonte terrorin
December 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja dhe Britania e zmbrapsin “sulmin më të madh” nga rebelët huthi në Detin e Kuq
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > ShBA-ja dhe Britania e zmbrapsin “sulmin më të madh” nga rebelët huthi në Detin e Kuq
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA-ja dhe Britania e zmbrapsin “sulmin më të madh” nga rebelët huthi në Detin e Kuq

Kosova Times
Last updated: 2024/01/10 at 3:30 PM
Kosova Times Published January 10, 2024
Share
SHARE

Forcat detare të Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë së Madhe i kanë rrëzuar 21 dronë dhe raketa të shkrepura nga rebelët huthi në Jemen ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq, njoftoi ShBA-ja të mërkurën.

Ministri i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe, Grant Shapps, tha se ky ishte sulmi më i madh në Detin e Kuq i kryer nga militantët huthi deri tani, derisa lufta tremujore mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës po përhapet edhe në një pjesë tjetër të Lindjes së Mesme.

Komanda Qendrore e ShBA-së tha se nuk ka të lënduar e as dëme.

Ky ishte sulmi i 26-të nga grupi rebel i Jemenit, Huthi, ndaj anijeve të mallrave në Detin e Kuq prej 19 nëntorit.

Huthi, i cili e kontrollon shumicën e Jemenit, është duke i sulmuar rrugët tregtare në shenjë mbështetjeje për Hamasin, grupin radikal palestinez që ShBA-ja dhe BE-ja e kanë shpallur organizatë terroriste.

Sulmet e këtij grupi janë duke e penguar seriozisht tregtinë ndërkombëtare në rrugën e rëndësishme mes Evropës dhe Azinë, e cila përbën 15 për qind të trafikut transportues të botës.

Shumë kompani transportuese janë detyruar të përdorin tjera rrugë detare, duke marrë rrugë të gjata përreth Afrikës.

Komanda Qendrore e ShBA-së tha se 18 dronë dhe tri raketa u rrëzuan nga marina amerikane dhe ajo britanike.

Ministri britanik Shapps tha të mërkurën: “Gjatë natës [marina mbretërore] HMS DIAMOND, bashkë me luftanijet amerikane, me sukses e zmbrapsën sulmin më të madh nga huthit e mbështetur nga Irani në Detin e Kuq deri tani”.

Shapps i përsëriti paralajmërimet nga Britania dhe aleatët, përfshirë ShBA-ja dhe Gjermania, se këto sulme janë të papranueshme, duke thënë se grupi militant “do t’i bartë pasojat” nëse vazhdon të sulmojë.

“Ne do të ndërmarrim veprimet e nevojshme për mbrojtjen e civilëve dhe ekonomisë globale”, tha ai.

Huthit e mbështetur nga Irani janë zotuar se do t’i vazhdojnë sulmet derisa Izraeli ta ndalë luftën në Gazë, si dhe paralajmëruan se do t’i sulmojnë edhe luftanijet amerikane, nëse grupi militant sulmohet.

You Might Also Like

Politico: BE do ta shtojë Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë pastrimi parash

VIDEO: Rrëzohet një avion amerikan F-16 në shkretëtirë

Kosova në NATO, përgjigjja më e mirë për sigurinë rajonale

Trump e lidhi Serbinë me përpjekjen për të vjedhur zgjedhjet presidenciale në SHBA

Vrasja barbare e një politikani ukrainas që tronditi Vjenën: Ai u torturua dhe më pas u dogj i gjallë

Kosova Times January 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zelensky kerkon ndihmen e Papës ndihmon në lirimin e ukrainasve të arrestuar në Rusi”

Kosova Times Kosova Times October 21, 2024
Vizita e Vulin në Rusi dhe plani i Moskës për nxitjen e një konflikti në veri të Kosovës nën dirigjimin e FSB
ISW: Rusia mund të sulmojë infrastrukturën ukrainase me raketa iraniane këtë vjeshtë ose dimër
Ja pse Serbia nuk po e preferon gjuhën e dialogut me Kosovën
Tentoi të grabiste bankën, por kur dështoi mori me dhunë 500 mijë lekë në një exchange! Ky është 29-vjeçari i arrestuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?