Ambasadori i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, sot është takuar me kryetarin e Komitetit Ushtarak të këtij institucioni, Rob Bauer.
“Admirali CMC Bauer është autoriteti më i lartë ushtarak i NATO-s dhe njëkohësisht edhe Këshilltar Ushtarak i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s dhe i Këshillit të Atlantikut të Veriut-NAC”, ka shkruar Zemaj në Facebook.
Tutje ai ka thënë se Kosova është mirënjohëse për kontributin e forcave euroatlantike drejt paqes dhe stabilitetit të vendit.
“Vendi ynë është mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm të NATO-s dhe KFOR-it ndër vite, dhe në veçanti për punën e përbashkët për të qenë partner i besueshëm dhe promovues i paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe në mbarë rajonin. Vazhdojmë të vendosur për të ardhmen tonë euroatlantike dhe të forcimit të subjektivitetit tonë ndërkombëtar”, ka shkruar ai. /Kosovatimes/