By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
June 26, 2025
June 26, 2025
Aktakuzë për shpëlarje parash, sekuestrohen pasuri mbi 350 mijë euro
June 26, 2025
Policia me operacion në rajonin e Prishtinës, konfiskohen 13 skuterë
June 26, 2025
Vitia: Investime të reja në shëndetësi për Shtimen, dorëzohet autoambulanca
June 26, 2025
Murati: Vetëm VV kundër që nënkryetari i Kuvendit t’i takojë Listës Serbe
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja pranon kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave kundërtanke, thotë Presidenca serbe
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > ShBA-ja pranon kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave kundërtanke, thotë Presidenca serbe
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA-ja pranon kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave kundërtanke, thotë Presidenca serbe

Kosova Times
Last updated: 2024/01/11 at 6:10 PM
Kosova Times Published January 11, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara kanë pranuar kërkesën e Kosovës për të blerë raketa kundërtanke, Javelin, i tha ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit të tyre në kryeqytetin serb, më 11 janar.

Departamenti amerikan i Shtetit do ta dërgojë kërkesën e Kosovës në Kongresin amerikan, me çka fillon procedura zyrtare, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Presidenca serbe.

Nga Ministria e Mbrojtjes e Kosovës thanë për Radion Evropa e Lirë se blerja e raketave Javelin është paraparë në kuadër të ngritjes së kapaciteteve ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

“FSK-ja është duke i ngritur kapacitetet e saj ushtarake, dhe, në ketë aspekt, ekziston një marrëveshje ushtarake e nënshkruar mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që funksionon në kuadër të programit SMS, që blerjet të realizohen nëpërmjet këtij programi. Dhe, në këtë aspekt, janë të përfshirë edhe raketa Javelin dhe disa sisteme të tjera moderne të armatimit”, ka thënë Liridona Gashi, këshilltare politike e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Presidenti i Serbisë e ka quajtur zhgënjim të madh lajmin për kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave, duke shtuar se Serbia, së bashku me ShBA-në, do të punojnë në ruajtjen e raporteve serbo-amerikane.

“Për ne, është shumë e rëndësishme që paqja në rajon të mos prishet dhe që Serbia të vazhdojë të veprojë në mënyrë të përgjegjshme dhe të kontribuojë në stabilitetin në Ballkan”, tha presidenti serb.

Gjatë vitit të kaluar, kërkesa për sistemin Javelin është rritur. Në ueb-faqen e prodhuesit të këtyre armëve, Lockheed Martin, thuhet se po dyfishojnë prodhimin aktual “nga 2.100 copë në 3.960 copë në vit deri në vitin 2026”, siç janë pajtuar në bazë të kontratës së re me ushtrinë amerikane.

Po ashtu, thuhet se 13 shtete në Evropë e përdorin këtë sistem dhe ndër shtetet e fundit janë Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Ukraina u furnizua me sistemet kundërtanke nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deri në fund të tetorit 2022, ShBA kishte dorëzuar 8.500 raketa Javelin në Ukrainë, ekuivalente me prodhimin e saj katërvjeçar.

Armët e tjera amerikane të FSK-së

Forca e Sigurisë së Kosovës – që është në tranzicion për t’u bërë ushtri – edhe më herët është furnizuar me armë amerikane.

Më 2018, pasi Kuvendi i Kosovës mori vendimin për transformimin e FSK-së në ushtri – proces që është paraparë të zgjasë dhjetë vjet – Qeveria e Kosovës kishte nënshkruar një kontratë me kompaninë amerikane, AM General për pajisjen e FSK-së me 51 automjete të tipit Humvee.

Po ashtu, Qeveria kishte blerë edhe automjete të tjera ushtarake nga ShBA-ja më 2020, ndërkaq më 2021, Qeveria amerikan i dhuroi Kosovës 55 automjete të tipit ASV (Armored Security Vehicle).

Kosova po ashtu ka miratuar një vendim për blerjen e dronëve amerikanë, ndërkaq autoritetet kosovare kanë paralajmëruar se ushtria e ardhshme do të pajisjet edhe me helikopterë.

Përveç armatimit amerikan, FSK-ja është e pajisur edhe me armë të prodhimit turk, sikurse automjete të blinduara ushtarake dhe dronë.

Më 2028, kur pritet që FSK-ja të shndërrohet ushtri, ajo parashihet t’i arrijë të gjitha kapacitetet operacionale për, siç është thënë, “ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, si dhe të qytetarëve, pronave dhe interesave të vendit”.

FSK-ja, aktualisht, ka rreth 2.500 pjesëtarë. Pas periudhës së tranzicionit, ky numër pritet të rritet në mbi 7.500 dhe të përfshijë pjesëtarë aktivë dhe rezervistë.

Në buxhetin e Kosovës për vitin 2024, të miratuar fundin e vitit të kaluar, Ministrisë së Mbrojtjes i është ndarë buxhet në vlerë prej 153.049.911 eurosh.

Temat e diskutuara në takimin Vuçiq-Hill

Sipas njoftimit të presidencës serbe, Vuçiq gjatë takimit me ambasadorin Hill theksoi se është e nevojshme që Serbia të vazhdojë të forcojë jo vetëm infrastrukturën rrugore, por po ashtu energjinë, dhe njoftoi për se kontrata të rëndësishme mes Serbisë dhe ShBA-së për zhvillimin infrastrukturor priten të nënshkruhen së shpejti.

Përmes një postimi në profilin e Vuçiqit në Instagram, u tha se në takim me Hillin u diskutua për situatën në Kosovë, për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe për pozicionin ndërkombëtar të Serbisë.

“Bisedë e hapur me ambasadorin Christopher Hill lidhur me zhvillimin e mëtejmë të raporteve politike dhe ekonomike mes Serbisë dhe ShBA-së”, u tha në njoftim.

Ky ishte takimi i parë mes Hillit dhe Vuçiqit pasi Serbia mbajti zgjedhjet parlamentare më 17 dhjetor, pas së cilave ambasadori amerikan, përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, kërkoi që të hetohen parregullsitë e evidentuara nga vëzhguesit ndërkombëtarë gjatë procesit zgjedhor.

Në këto zgjedhje, Partia Progresive Serbe (SNS) e Vuçiqit fitoi shumicën për formimin e Qeverisë së re.

You Might Also Like

Kurti për ekspozitën e luftës: Thirrje për drejtësi për gjenocidin serb

Të paktën 21 persona u vranë në sulmet ajrore dhe të shtënat në Gaza

Policia austriake thotë se vdekja e stjuardesës është mbyllur

Nxehtësi rekord deri të dielën, 6 qytete me paralajmërim të kuq

Sistemet ruse Pantsir dështojnë të ndalin turmën e dronëve në Irak

Kosova Times January 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Të gjitha propozimet për uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë

Kosova Times Kosova Times June 29, 2023
Prezantohen politikat për bizneset dhe skemat e reja për vitin 2024
Kelmendi, Bajramit: Platforma digjitalizimit nuk gjindet, ku është paswordi
Konfiskohen tri prona të Radoiçiqit në Kosovë
Kurti premton mbështetje ndaj grave: Do ta shtojmë aktivitetin ekonomik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?