Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka deklaruar se është i kënaqur që serbët e Kosovës po shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike të siguruar nga korniza ligjore e Kosovës, në lidhje me mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme, për peticionet për tërheqje të kryetarëve të komunave në Mitrovicën e Veriut dhe në Leposaviq.
Szunyog, në një postimi në platformën X, ka bërë thirrje qeverisë dhe autoriteteve lokale “që të sigurojnë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe të lejojnë grupet e qytetarëve të iniciojnë mbledhjen e nënshkrimeve edhe në Zubin Potok dhe në Zveçan”.
“Mbetet vendimtare mbajtja e shpejtë e zgjedhjeve të parakohshme lokale në veri të Kosovës me pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve të Kosovës”, ka shkruar ambasadori i BE-së.
Këto ditë, në Mitrovicë të Veriu dhe në Leposaviq ka nisur mbledhja e nënshkrimeve të nevojshme për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të këtyre dy komunave.
Numër i vogël i qytetarëve serbë kanë dalë paraditen e së enjtes në Mitrovicë të Veriut, për të nënshkruar peticionin për shkarkimin e kryetarit.
Afati i fundit për nënshkrimin e peticionit për shkarkimin e kryetarit, Erden Atiq është 22 janari. /Kosovatimes/
Pleased to see that Kosovo Serbs use their democratic right provided by #Kosovo's legal framework & started the collection of signatures needed for the recall petitions on the mayors in Mitrovica North and in Leposavić/Leposaviq (1/3)
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) January 18, 2024