By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse
January 11, 2026
Numri i të vdekurve në Iran po rritet
January 11, 2026
“Putini është i shqetësuar dhe i frikësuar”: Çfarë mesazhi po dërgon me Oreshnik
January 11, 2026
Aksi Ferizaj–Gjilan i pakalueshëm, rrugët tjera në Ferizaj të lira
January 11, 2026
Armë dhe mjete të ftohta të konfiskuara në Obiliq dhe Prizren
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: GjND-ja nuk urdhëron armëpushim në Gazë, i kërkon Izraelit të parandalojë vdekjet dhe dëmet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > GjND-ja nuk urdhëron armëpushim në Gazë, i kërkon Izraelit të parandalojë vdekjet dhe dëmet
Ballina 2Rajon / Botë

GjND-ja nuk urdhëron armëpushim në Gazë, i kërkon Izraelit të parandalojë vdekjet dhe dëmet

Kosova Times
Last updated: 2024/01/26 at 3:47 PM
Kosova Times Published January 26, 2024
Share
SHARE

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk ka urdhëruar të premten armëpushim në Gazë, por i ka kërkuar Izraelit që t’i marrë të gjitha masat për të parandaluar akte të gjenocidit.

Gjykata ka thënë se ka juridiksion për të vendosur për masa urgjente, të kërkuara nga Afrika e Jugut, në rastin kundër Izraelit, në luftën e tij kundër Hamasit në Gazë.

Hamasi, grup palestinez që udhëheq Rripin e Gazës, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Gjykata nuk ka marrë vendim në kërkesën e Afrikës së Jugut nëse ka ndodhur gjenocid në Gazë.

Megjithatë, e ka njohur të drejtën e palestinezëve në Gazë që të mbrohen prej akteve të gjenocidit.

Afrika e Jugut e ka konsideruar vendimin e GjND-së, për të trajtuar rastin e hartuar nga ajo, si “fitore vendimtare” për rendin dhe ligjin ndërkombëtar.

“Afrika e Jugut shpreson, sinqerisht, që Izraeli nuk do të veprojë për të penguar aplikimin e këtij urdhri, siç ka kërcënuar publikisht, mirëpo do ta zbatojë atë plotësisht, sikurse i kërkohet”.

Çfarë tha tjetër GjND-ja?

Gjykata ka thënë se Izraeli duhet të marrë masa për të përmirësuar situatën humanitare në Gazë.

Sipas saj, Izraeli duhet t’i raportojë gjykatës brenda një muaji, për të treguar se çfarë po bën për të zbatuar urdhrin.

Izraeli i ka konsideruar akuzat ndaj tij si të “pabaza”.

Ndalja e luftimeve në Gazë ka qenë kërkesa kryesore e Afrikës së Jugut.

Si pasojë e operacionit ushtarak të Izraelit në Gazë, janë vrarë më shumë se 25.000 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Kryetarja e trupit gjykues, Joan Donoghue, ka thënë se gjykata është “thellësisht e shqetësuar” nga vazhdimi i humbjes së jetëve dhe vuajtjeve të njerëzve.

Izraeli i ka shpallur luftë Hamasit më 7 tetor 2023, pak pasi grupi ka kryer sulme vdekjeprurëse në tokën e tij, duke i lënë rreth 1.200 njerëz të vrarë dhe duke marrë mbi 240 pengje.

Disa janë liruar ndërkohë.

Kombet e Bashkuara dhe agjenci ndërkombëtare për ndihmë, vlerësojnë se luftimet kanë shkaktuar katastrofë humanitare në Gazë, pasi një çerek i këtij territori, me 2.3 milionë banorë, po përballet me uri.

Johanesburgu beson se Izraeli është duke vepruar në kundërshtim me Konventën e OKB-së për Gjenocid, të vitit 1948, e cila është hartuar pas Luftë së Dytë Botërore dhe Holokaustit.

Afrika e Jugut dhe Izraeli janë pjesë e Konventës së OKB-së për Gjenocid.

Sipas Konventës së OKB-së, akte të gjenocidit janë vrasja e pjesëtarëve të një grupi, shkaktimi i dëmtimeve serioze trupore ose mendore të një grupi, dhe krijimi i qëllimshëm i kushteve me idenë e shkatërrimit të një grupi plotësisht apo pjesërisht.

Masat e përkohshme që ka marrë gjykata:

-Izraeli duhet të ndërmarrë të gjitha masat për të parandaluar çdo akt që mund të konsiderohet gjenocidal – vrasja e anëtarëve të një grupi, shkaktimi i lëndimeve trupore, shkaktimi i kushteve që sjellin shkatërrimin e një grupi, parandalimi i lindjeve;

-Izraeli duhet të sigurojë që ushtria e tij të mos kryejë ndonjë akt gjenocidal;

-Izraeli duhet të parandalojë dhe të ndëshkojë çdo koment publik që mund të konsiderohet nxitje për të kryer gjenocid në Gaza;

-Izraeli duhet të ndërmarrë masa për të siguruar qasje për ndihma humanitare;

-Izraeli duhet të parandalojë çdo shkatërrim të provave që mund të përdoren në një rast gjenocidi dhe

-Izraeli duhet ta dorëzojë një raport në gjykatë brenda një muaji nga kur jepet ky urdhër.

You Might Also Like

BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse

Numri i të vdekurve në Iran po rritet

“Putini është i shqetësuar dhe i frikësuar”: Çfarë mesazhi po dërgon me Oreshnik

“Pushtimi i Kievit në 3 ditë” nga Putini zgjat më shumë se beteja më e madhe e Luftës së Dytë Botërore

Axhenda ndërkomëtare

Kosova Times January 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Hungaria nuk do të mbështesë planin e ndihmës së BE-së për Ukrainën

Kosova Times Kosova Times November 18, 2022
Vuçiq: Marrëveshja e Ohrit mund të jetë kusht për anëtarësim të Serbisë në BE
Aprovohet Strategjia e Agjencisë së Kosovës për Akreditim 2026–2030
Sulm në një qendër tregtare në Kaçanik, arrestohen dy persona
Procesohen edhe 2.17% e vendvotimeve për kandidatët për deputetë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?