By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Spiuni brenda ushtrisë së Ukrainës dyshohet se ka ndihmuar bombardimet ruse
May 16, 2025
Burri që goditi me thikë Salman Rushdie dënohet me 25 vjet bur
May 16, 2025
Kisha Ruse deri më tani ka dërguar 2,000 priftërinj në vijën e frontit. Ata planifikojnë të dërgojnë më shumë
May 16, 2025
Zelensky, Macron, Merz, Starmer dhe Tusk, telefonatë me Trump për Ukrainën
May 16, 2025
Rizvanolli për ligjin për energji elektrike: U miratua në kohën e Mustafës
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbretëresha e bletëve: Lufta e 11-vjeçares nga Prishtina për ta mbrojtur Tokën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Mbretëresha e bletëve: Lufta e 11-vjeçares nga Prishtina për ta mbrojtur Tokën
Ballina 1Bujqësi

Mbretëresha e bletëve: Lufta e 11-vjeçares nga Prishtina për ta mbrojtur Tokën

Kosova Times
Last updated: 2024/01/27 at 12:09 PM
Kosova Times Published January 27, 2024
Share
SHARE

Përgjatë 89 kilometrave që ndajnë Prishtinën nga Krusha e Madhe, Rozi Ukajt i rrinte në mendje një fjali e shkencëtarit Albert Einstein.

“Nëse bleta do të zhdukej nga faqja e tokës, njeriut do t’i mbeteshin vetëm katër vjet jetë”, ishte fjalia në të cilën 11-vjeçarja kishte hasur, teksa lundronte në një aplikacion edukues të shkollës që ajo ndjek.

Që atëherë, jeta e prishtinases është pushtuar nga këto insekte verdhëzeza. Atë e udhëzon vetëm një qëllim: ta parandalojë testimin e këtij parashikimi duke luftuar për lulëzimin e bletëve në Tokë.

Vitin e kaluar, në Ditën Ndërkombëtare të Bletëve, më 22 maj, Rozi dhe familja e saj bënë udhëtimin drejt Krushës së Madhe – pjesa perëndimore e Kosovës – ku vizituan bletarinë “Korr e Ha n’Katun”.

E veshur në të bardhë si një bletare, Rozi ishte e vetmja nga e gjithë familja që nuk frikësohej të afrohej te kosheret e bletëve dhe të mbante në duar një kornizë druri të mbushur me dyll, mjaltë e bletë punëtore.

Rozi, në bletarinë "Korr e Ha n'Katun".
Rozi, në bletarinë “Korr e Ha n’Katun”.

“Berati dhe Iliri [pronarët e biznesit] më mësuan se cilat pajisje duhet t’i ketë një bletërritës, si funksionojnë ato… Pastaj e përjetova edhe krijimin e një koshereje të re. Ishte një vend shumë i bukur, thjesht magjik”, thotë Rozi për Radion Evropa e Lirë.

Pas përvojës së saj në Krushë të Madhe, Rozi nuk reshti së hulumtuari për gjendjen e bletëve në Kosovë dhe botë. Në një librari pranë banesës së saj, ajo bleu çdo libër që gjeti për bletët.

Darkat e familjes Ukaj dominoheshin nga diskutime lidhur me rëndësinë e bletëve për jetën në Tokë edhe kur ata kishin mysafirë. Vaktet shërbeheshin edhe me fakte të ndryshme për bletët.

  • Për të prodhuar një kilogram mjaltë, një bletë duhet të vizitojë katër milionë lule.
  • Aristoteli, filozofi i njohur grek, ka shkruar se ilirët ishin bletarë të shkëlqyer.
  • Numri i koshereve të bletëve në Kosovë, në vitin 2022, ishte 196.122.

Nëna e Rozit, Merita, dhe babai i saj, Arianiti, qeshin teksa kujtojnë se si mysafirët ishin ankuar se në atë shtëpi nuk flitej për asgjë tjetër veç bletëve dhe rëndësisë së tyre.

Familja e Rozi Ukajt, në tavolinën e bukës në shtëpinë e tyre.
Familja e Rozi Ukajt, në tavolinën e bukës në shtëpinë e tyre.

Megjithatë, jo të gjitha informacionet që Rozi ka marrë për bletët, i kanë dhënë asaj arsye për të buzëqeshur.

“Sa më shumë që hulumtoja, e kuptoja më mirë rolin e rëndësishëm të bletëve. Po ashtu, kuptoja që bletët ishin në rrezik kudo në botë. Kjo, për shkak të ndryshimeve klimatike, përdorimit të pesticideve në bujqësi, ndërtimit të shpejtë dhe prishjes së habitateve të tyre”, tregon Rozi.

Edhe në Kosovë, këto fenomene kanë dëmtuar bletët. Vitin e kaluar, bletarët u ankuan se shkaku i motit me shi dhe temperaturave të ulëta në pranverën e vonshme dhe verën e hershme, ata janë detyruar të shpenzojnë para shtesë për t’i mbajtur gjallë kosheret me bletë.

Megjithatë, bletët e mjaltit – të cilat mbahen nëpër koshere në bletari – nuk janë specie në rrezik për zhdukje. Janë shumë lloje të bletëve të egra, të preferuarat e Rozit, ato që janë në rrezik për zhdukje nëpër botë.

Të gjitha llojet e bletëve polinizojnë bimët, por edhe bletët e egra që nuk prodhojnë mjaltë, janë kyçe për mbijetesën e zinxhirit ushqimor, pasi që një e treta e prodhimit të ushqimit në botë varet nga to, sipas të dhënave të Organizatës për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) të Kombeve të Bashkuara.

Zvogëlimi i hapësirave të gjelbra, shkaku i ndërtimeve urbane, bën që ambienti i jetesës të jetë më pak i përshtatshëm për bletët. Në Kosovë, shndërrimi i tokave bujqësore në toka për qëllime ndërtimore apo industriale cilësohet nga ekspertë të bujqësisë si dukuri shqetësuese.

Nga pranvera, Rozi do t’i nisë përpjekjet kundër këtij fenomeni.

Familja e saj ka vendosur të investojë në disa koshere të bletëve në Krushë të Madhe, ndërsa në të ardhmen planifikon të investojë edhe në hapësira të tjera nëpër Kosovë.

Por, aktivizmin për bletët, 11-vjeçarja po e bën edhe duke përkrahur punën e bletarëve që njeh, të cilët janë ankuar se nuk marrin mjaftueshëm ndihmë nga shteti.

Në një takim të javës së kaluar me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, Rozi ia dha atij një kavanoz me mjaltë të prodhuar nga bletarët e “Korr e Ha n’Katun”.

“Ambasadori më premtoi se do t’ia dërgojë atë kavanoz Mbretit të Anglisë”, thotë Rozi duke buzëqeshur.

Me buzëqeshje në fytyrë dhe informacionet për bletë në maje të gjuhës, Rozi shpreson të sjellë ndryshim në Kosovë.

Natyra dhe shkenca, parajsa e Rozit

Edhe pse vetëm 11 vjeçe, Rozi tashmë e ka të qartë ëndrrën për të ardhmen: të bëhet arkitekte.

“Por, do të jem gjithmonë një aktiviste e bletëve”, thotë Rozi, e cila e ka pasion edhe pianon dhe ndjek klasën e pestë në shkollën e muzikës.

Rozi, duke luajtur në pianon në shtëpinë e saj në Prishtinë.
Rozi, duke luajtur në pianon në shtëpinë e saj në Prishtinë.

Ajo planifikon t’i bashkojë pasionet e saj, duke projektuar ndërtime, të cilat janë të përshtatshme edhe për bletët.

Me shumë gjelbërim e lule, zona për pirje të ujit, 11-vjeçarja ëndërron ta ndërtojë një ambient, ku njerëzit dhe bletët mund të bashkëjetojnë në mënyrë efikase.

Edhe në këtë, flokëverdha nga Prishtina u ngjason bletëve.

“Gjetja e bletëve se gjashtëkëndëshi është forma më ekonomike për ruajtjen e mjaltit, tregon se ato janë arkitekte e matematiciente. [Natyralisti] Charles Darwin kishte thënë se hualli i mjaltit është një kryevepër e inxhinierisë”, thotë ajo.

Rozi, duke treguar për hulumtimin e saj për rolin e bletëve në Tokë.
Rozi, duke treguar për hulumtimin e saj për rolin e bletëve në Tokë.

Kurioziteti i Rozit nuk u mjaftua me kaq. Ajo dëshironte të dinte saktësisht se pse forma gjashtëkëndëshe e zgavrave të dyllit që bletët ndërtojnë, vlerësohej aq shumë.

Ajo e bëri këtë përmes një eksperimenti. Gjithçka nisi me ndërtimin e një trekëndëshi, katrori dhe gjashtëkëndëshi prej plastike, që kishin të njëjtat përmasa.

Aty Rozi vërejti se për sasinë më të vogël të materialit që bletët përdorin – dyll – gjashtëkëndëshi mban më së shumti peshë, që përkthehet në kilogramë mjaltë.

Rozi Ukaj, duke mësuar për bletët në bletarinë në "Korr e Ha n'Katun" në Krushë të Madhe.
Rozi Ukaj, duke mësuar për bletët në bletarinë në “Korr e Ha n’Katun” në Krushë të Madhe.

Ky dhe shumë hulumtime të tjera që Rozi i ka bërë, janë pjesë e një projekti të cilin ua ka prezantuar moshatarëve të saj në shkollat që ndjek – American School of Kosovo dhe Bonevet.

“Mendoj se fëmijët ende nuk e kanë kuptuar se sa të rëndësishme janë bletët. I kam bërë shkollës një propozim që të bëjmë diçka të veçantë dhe besoj se do ta shihni në pranverë”, thotë Rozi.

Rozi dhe motra e saj, Juli, në Krushë të Madhe.
Rozi dhe motra e saj, Juli, në Krushë të Madhe.

Plani i saj është t’i sjellë disa koshere të bletëve në oborrin e shkollës, në atë mënyrë që edhe nxënësit e tjerë të vetëdijesohen për rëndësinë e bletëve.

“Duhet ta rikujtojmë në vazhdimësi se bletët janë në rrezik kudo në botë”, shprehet Rozi.

Rozi, duke mbjellur lule që ndihmojnë bletët.
Rozi, duke mbjellur lule që ndihmojnë bletët.
Për t’i ndihmuar asaj në realizimin e misionit për bletët, 11-vjeçarja ka një porosi për të rriturit: të mbjellin sa më shumë bimë.

“Të mbjellin në ballkone apo kudo në natyrë. Thjesht, mbjell, sa më shumë, kudo”, thotë ajo.

Por, Rozi shpreson se edhe fëmijët e tjerë do t’i bashkohen misionit të saj. Hapi i parë është që ata të mos u frikësohen thumbave të bletëve.

“Mbaj mend dy raste kur më kanë thumbuar bletët. Nuk ishte ndjenjë e mirë. Por, po ta kisha ditur rëndësinë e tyre që atëherë, nuk do të mërzitesha fare”, përfundon Rozi.

You Might Also Like

Liderët e Ballkanit dhe Evropës: Së bashku në rendin e ri botëror

Samiti i Komunitetit Politik Evropian, Rama: Mbi 52% e shqiptarëve votuan për t’u bashkuar në BE

Osmani: Pres balancë nga BE, Kosova nën masa e Serbia jo

Osmani në kuadër të samitit në Tiranë do të zhvillojë takime bilaterale

Misioni vëzhgues i BE-së: Fushata zgjedhore, subjekt i ndërhyrjeve të huaja

Kosova Times January 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Borrell pret “qasje konstruktive” për propozimin evropian

Kosova Times Kosova Times February 27, 2023
BE-ja pezullon bashkëpunimin me Nigerin në fushën e sigurisë, pas puçit
MKRS-ja themelon grupin koordinues për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore
Nga një muaj paraburgim për katër të dyshuarit për fajde
Kryeministri Kurti takoi Papa Françeskun
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?