By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 24, 2026
Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj
January 23, 2026
Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale
January 23, 2026
Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta
January 23, 2026
Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Etapë e re për turizmin, Shqipëria promovohet edhe nga vendet e Amerikës së Jugut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > Etapë e re për turizmin, Shqipëria promovohet edhe nga vendet e Amerikës së Jugut
Ballina 2Turizëm

Etapë e re për turizmin, Shqipëria promovohet edhe nga vendet e Amerikës së Jugut

Kosova Times
Last updated: 2024/01/28 at 10:52 PM
Kosova Times Published January 28, 2024
Share
SHARE

Turizmi në Shqipëri po kalon në një etapë krejt të re ku tashmë prezantimi i bukurive të saj nuk po bëhet vetëm nga vendet e Evropës edhe ato të Amerikës së Jugut, ku janë të shumtë turistët që e kanë vizituar dhe prehen se do të kthehen sërish.

Pas fluksit turistik të 2023, tashëm Shqipëria po kthehet në një nga destinacionet që rekomandohet edhe nga agjencitë e vendeve latine për qytetarët e tyre.

Kjo gjë u pa gjatë panairit ndërkombëtar “FITUR” në Madrid, ku Shqipëria turistike promovohej në pavionin e Amerikës së Jugut. Në listën e guidave turistike ishin vendet si Tirana, Berati, Kruja, Korça, Gjirokastra si dhe Alpet Shqiptare e plazhet e kristalta të jugut.

Disa nga qytetarët e vendeve latine u shprehën se e kanë pëlqyer shumë Shqipërinë dhe do të riktheheshin sërish.

“Shpresoj që Shqipëria të jetë udhëtimi i ardhshëm, pasi sa më shumë shoh nga ai vend, aq më shumë dua të shkoj dhe sidomos te malet e saj të mrekullueshme.”

“Dua të udhëtoj në Shqipëri këtë verë për dy gjëra: njëra plazhet dhe tjetër zonat arkeologjike”.

“Ne u dashuruam nga udhëtimi në Shqipëri pasi kishte shumë vende të mrekullueshme me qytete si Berati. Na pëlqyen Alpet Shqiptare, ishin edhe pjesa ime e preferuar por edhe plazhet në jug. Ju rekomandojmë të vizitoni Shqipërinë.”

“Kam qenë në Shqipëri për 3 muaj si nomad digjital dhe Shqipëria është bërë një nga vendet e mia të preferuara. Na pëlqeu natyra autentike dhe e egër e paprekur në veri por edhe ushqimi”, ishin disa nga deklaratat e qytetarëve në panairin “FITUR”.

Edhe kryeministri Edi Rama tha në podcastin e tij se prezantimi në stendat e Amerikës së Jugut shërben si kartëvizitë prestigjioze e prezantimit të Shqipërisë në botë dhe si motor zhvillimi ekonomik.

“Ne ishim në panairin e turizmit në Madrid. Në stendat, në ato hapësirat e Argjentinës, të Kilit ishin fotografi të Beratit, Ksamili”, tha Rama.

Viti 2023 shënoi fluksin më të lartë të turistëve të huaj në vendin tonë me 10.1 milionë vizitorë. /RTSh/

You Might Also Like

INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 në Shqipëri

Takimi midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së është duke u zhvilluar. Klitschko: Largohuni nga Kievi

Kremlini i këshillon propagandistët e tij të shkruajnë sa më shumë të jetë e mundur për Groenlandën

Shqipëria tërheq vëmendje në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Madrid

Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro

Kosova Times January 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Sport

Kosova nuk e arriti Kupën e Botës, por synon Evropianin

Kosova Times Kosova Times November 20, 2022
Begaj viziton arbëreshët e Italisë
Rama shkarkon Donjeta Sahatçiun, emëron Jehona Lushaku – Sadriun
Frikë në Iran pas sulmit ndaj Izraelit
Rusia humbi delfinët e saj luftarak për shkak të një stuhie në Detin e Zi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?