By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 shtator
September 3, 2025
Naftësjellësi një armë politike që nuk rrjedhë: Putin me xhepa bosh nga KIna
September 3, 2025
Aksident i rëndë në Luksemburg, pesë të vdekur
September 2, 2025
Kosova dhe Kroacia drejt thellimit të bashkëpunimit ekonomik e politik
September 2, 2025
Rusia dyshohet se ka ndihmuar Korenë e Veriut të krijojë një raketë të re me shumë koka bërthamore
September 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Masat ndëshkuese të BE-së dhe ndikimi i tyre në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Masat ndëshkuese të BE-së dhe ndikimi i tyre në Kosovë
Ballina 1Financa

Masat ndëshkuese të BE-së dhe ndikimi i tyre në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2024/01/28 at 7:08 PM
Kosova Times Published January 28, 2024
Share
SHARE

Të vendosura shtatë muaj më parë për shkak të tensioneve në veri të Kosovës masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian sipas njohësve të çështjeve politike dhe ekonomike, tashmë kanë shkaktuar mjaft dëme në ekonominë dhe imazhin e vendit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, tha për Zërin e Amerikës se afër 300 milionë euro është vlera e projekteve të pezulluara që duhej të financoheshin nga Bashkimi Evropian.

“Të gjitha këto projekte kanë qenë të parapara të implemetohen si projekte kapitale që kishin me shku drejtpërdrejt në të mirë të zhvillimit ekonomik por edhe të ngritjes së një mirëqenie sociale për qytetarët e Kosovës. E dyta është pamundësia e Kosovës ose moslejimit të Kosovës që të përfitojë prej fondeve të ndryshme të Bashkimit Evropian siç ishte fondi për digjitalizim ku të gjitha e vendet e rajonit morën pjesë kurse Kosova u përjashtua për shkak të masave të cilat i ka në fuqi”, tha zoti Rafuna.

Zoti Rafuna thotë se përveç dëmeve ekonomike, masat ndëshkuese kanë transmetuar një mesazh jo të mirë te investitorët e huaj.

Drejtoresha e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Arbëresha Loxha Stublla, thotë se vazhdimi i mëtejshëm i masave do të ndikojë në perceptimin e vendeve tjera për Kosovën.

“Mundet me u konsideru që pala jokonstruktive dhe e pabindur në këtë proces është Kosova edhe jo shumë vendeve normale ju vendosen masa nga BE-ja që na fut edhe neve në një grup me vende të cilat kanë bërë shkelje të mëdha ose kanë pasur qasje shumë joevropiane”, tha zonja Loxha Stublla.

Masat ndëshkuese pasuan dërgimin e kryetarëve të komunave veriore në zyrat e tyre me forca policore, mes protestave të grupeve të qytetarëve serbë që bojkotuan zgjedhjet e prillit të vitit të kaluar.

Bashkimi Evropian ka kërkuar uljen e tensioneve në veri të vendit përmes një plani që parasheh pezullimin e operacioneve policore në veri, zhvendosjen e kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës, në mënyrë që të pezullohen masat.

Që nga ajo kohë, qeveria thënë se ka ulur numrin e zyrtarëve policor në afërsi të ndërtesave komunale, ka hartuar një dokument që i mundëson përmes një peticioni shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të zgjedhur në veri e që kundërshtohen nga serbët.

Udhëheqësit e Kosovës po i bëjnë thirrje Bashkimit Evropian që të hiqen masat ndëshkuese meqë siç thuhet janë përmbushur kërkesat evropiane, ndërsa po kërkojnë që rruga e integrimeve evropiane të mos kushtëzohet me dialogun me Serbinë.

“Është një qëndrim i vendosur që masat të hiqen sa më shpejt që është e mundur, por më e rëndësishmja duhet të jetë që procesi i dialogut duhet të ndahet nga procesi integrues i Kosovës në Bashkimi Evropian në mënyrë që ne si vend të përqendrohemi në avancimin e aspiratës për integrim”, tha zëvendëkryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Zëri i Amerikës i kërkoi zëdhënësit të Bashkimit Evropian Peter Stano një koment për kërkesat e Prishtinës, por deri në përgatitjen e këtj materiali nuk mori përgjigje. Në një deklaratë me herët gjatë këtij muaji zoti Stano tha se zyrtarët evropianë po e vëzhgojmë situatën me shumë vëmendje.

“Ne po punojmë gjithashtu me partnerët për t’i ndihmuar ata të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të shtensionuar situarën, për të trajtuar problemet që kontribuuan në krizën e fundit dhe kur të jenë ndërmarrë hapa të mjaftueshëm pozitivë, BE-ja do të rishqyrtojë masat e vendosura kundër Kosovës dhe t’i heqë ato”, tha zëdhënësi Stano.

Drejtoresha e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Arbëresha Loxha Stublla thotë se Kosova tashmë ka dëshmuar se po i trajton me seriozitet kërkesat evropiane.

“Për ne është shumë e rëndësishme që heqja e masave të ndodh para se të fillojë procesi zgjedhor në Bashkimin Evropian sepse ndryshe do të rrezikonim që të mbetën masat në fuqi deri sa të përfundojë procesi dhe gjithashtu e tregon një lloj përmirësimi të qasjes së Bashkimi Evropian në qoftë se ndërmerr hapa pozitiv në këtë drejtim dhe tregon se është duke i trajtu palët në një qasje më të barabartë ose të balancuar”, tha zonja Loxha Stublla.

Zoti Rafuna thotë ndërkaq se autoritetet në Kosovë duhet të punojnë ngushtë me autoritete evropiane për heqjen e masave ndëshkuese.

“Kërkesa jonë gjithmonë ka qenë për institucionet qendrore këtë rast për qeverinë e Kosovës por edhe parlamentin si mbikëqyrës i qeverisë që sa më shpejt t’i plotësojnë kushtet që të hiqen këto masa sepse nuk i meriton Kosova që t’i ketë. Janë masa që ndikojnë në ngritje të zhvillimit ekonomik dhe në ngritje të mirëqenies sociale që në fund të fundit janë qytetarët e Kosovës që i vërejnë pasojat e këtyre masave”, tha zoti Rafuna.

Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian parashohin “pezullimin e të gjitha grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, pezullimin e financimit të programeve të Bashkimit Evropian, mosmiratimin e projekteve nga Fondi për Investime në Ballkanin Perëndimor, si dhe pezullimin e takimeve në nivele politike përveç atyre që lidhen me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

You Might Also Like

Mbi 320 milionë euro investim i FSK në armatim, trajnim dhe infrastrukturë

Gërvalla dhe Fajon për bashkëpunimin ekonomik dhe integrimin

Mbahet seancë gjyqësore për hedhjen e gazit në Kuvend

Komandanti i KFOR-it takon Osmanin, uron zgjidhje të `ngërçit parlamentar`

Kurti uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Kosova Times January 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Daçiq bën thirrje për “mbrojtjen e popullit serb në Kosovë”

Kosova Times Kosova Times May 30, 2023
Starmer e quan të vonuar marrëveshjen për armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut
Policia gjen armë dhe pajisje për prodhimin e kriptovalutave në veri
Abdixhiku: Sulmet e bandave nga Beogradi s’e zmbrapsin Kosovën
I zhvendosuri serb që iu dogj shtëpia, nuk heq dorë nga kthimi në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?