By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aleksandër Lukashenko është bërë një problem i madh për tenisin e femrave
January 29, 2026
VIDEO Një komediane e famshme e ftoi presidentin argjentinas në skenë. Pasoi një kaos!
January 29, 2026
Edhe pesë të ndaluar për dyshim të falsifikimit të rezultateve në Prizren
January 29, 2026
Kurti përkujtoi dëshmorët Vesel Avdyli, Ilir Mërturi dhe Naim Gashi
January 29, 2026
PDK-ja kundër rritjes së re të tarifave të energjisë elektrike
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sllovakia kërkon të blejë një sistem amerikan Patriot të mbrojtjes ajrore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Sllovakia kërkon të blejë një sistem amerikan Patriot të mbrojtjes ajrore
Ballina 2Rajon / Botë

Sllovakia kërkon të blejë një sistem amerikan Patriot të mbrojtjes ajrore

Kosova Times
Last updated: 2024/01/29 at 7:26 PM
Kosova Times Published January 29, 2024
Share
SHARE

Sllovakia dëshiron të bisedojë me Shtetet e Bashkuara lidhur me blerjen e një sistemi Patriot të mbrojtjes nga raketat. Ministri i Mbrojtjes, Robert Kalinak, tha se përpjekja është pjesë e planeve afatgjata për të mbrojtur hapësirën ajrore të Sllovakisë.

Gjatë një debati në televizionin shtetëror RTVS të dielën, zoti Kalinak tha se Sllovakia donte të përfitonte një zbritje çmimi nga oferta amerikane e vitit të kaluar për blerjen e mundshme e helikopterëve sulmues. Bratislava mund të përfitojë pasi i dha Ukrainës avionët e saj

luftarakë MiG-29 të dalë nga shërbimi dhe një sistem të mbrojtjes ajrore të modelit S-300, pajisje luftarake të zhvilluara nga ish Bashkimi Sovjetik.

“Ne kemi kërkuar nëse mund të kemi përfitime edhe për blerjen e sistemit Patriot”, tha zoti Kalinak.

Vitin e kaluar Bratislava mori një ofertë amerikane për blerjen e 12 helikopterëve të rinj të modelit “Bell AH-1Z Viper” me një zbritje çmimi prej dy të tretash dhe një pjesë e vlerës së tyre të mbuluar nga programi amerikan për financimin e ushtrive të huaja, pasi Sllovakia i dërgoi Ukrainës avionët e saj të vjetër luftarak.

Propozimi amerikan erdhi përpara marrjes së pushtetit në vitin 2023 nga qeverisë ku përfshihet edhe zoti Kalinak. Qeveria e kryeministrit Robert Fico ka ndaluar furnizimet me ndihma ushtarake për Ukrainën nga rezervat zyrtare të Sllovakisë.

Ministri Kalinak tha se ndërsa helikopterët ishin për qëllime sulmuese, përparësia e Sllovakisë duhet të jetë mbrojtja dhe veçanërisht mbrojtja ajrore.

Sllovakia kufizohet me Ukrainën dhe ka qenë pjesë e përpjekjeve të NATO-s për të forcuar krahun lindor të aleancës. Një sistem Patriot nga Italia i stacionuar në Sllovaki do të largohet nga ai vend në muajin prill.

Kalinak tha se Sllovakia po zhvillonte bisedime me Poloninë dhe Izraelin për sisteme të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi.

You Might Also Like

Aleksandër Lukashenko është bërë një problem i madh për tenisin e femrave

Komandanti kryesor ukrainas: Ata që duan të luftojnë ose luftojnë ose vdesin

Kina arreston gjeneralë të lartë. Çfarë do të thotë spastrimi për Tajvanin, Rusinë dhe SHBA-në

Lukoil ia shet asetet e saj ndërkombëtare kompanisë amerikane Carlyle

Në Kinë, 11 anëtarë të një familjeje të akuzuar për drejtimin e një qendre mashtruese u ekzekutuan

Kosova Times January 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Familjet, në terr për tre policët

Kosova Times Kosova Times June 19, 2023
Profesori i marredhenieve nderkombetare: NATO dhe BE duhet të bëjnë më shumë në Ballkan
Të shtëna me armë në universitetin amerikan: I dyshuari nuk është arrestuar, të paktën 20 të plagosur
Zyrtarët komunalë të Gjilanit trajnohen për shuarjen e zjarreve
Putin caktoi një afat ushtarëve te tij për të kthyer pjesën e Kurskut të mbajtur nga Ukraina
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?