By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rusia sulmon qytetet ukrainase me dronë disa orë pas bisedimeve të paqes, duke vrarë dhe plagosur civilë
June 3, 2025
Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Venecia shkakton zemërim tek vendasit
June 3, 2025
Qeveria britanike kërcënon të padisë Roman Abramovichin
June 3, 2025
Një tërmet i fortë trondit Turqinë jugperëndimore: Një vajzë (14) vdes nga një sulm paniku
June 3, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjermania, Holanda dhe Polonia, marrëveshje për lehtësimin e lëvizjes së shpejtë të trupave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Gjermania, Holanda dhe Polonia, marrëveshje për lehtësimin e lëvizjes së shpejtë të trupave
Ballina 2Rajon / Botë

Gjermania, Holanda dhe Polonia, marrëveshje për lehtësimin e lëvizjes së shpejtë të trupave

Kosova Times
Last updated: 2024/01/30 at 9:14 PM
Kosova Times Published January 30, 2024
Share
SHARE

Gjermania, Holanda dhe Polonia nënshkruan të martën një marrëveshje që synon reduktimin e hapave burokratike që shkaktojnë vonesa në lëvizjen e shpejtë ndërkufitare të trupave dhe armëve përgjatë një prej korridoreve kryesore nga Deti i Veriut në krahun lindor të NATO-s.

Pas fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës në vitin 2022, NATO dhe Bashkimi Evropian filluan të përshpejtojnë përgatitjet e nevojshme në rast të një konflikti ushtarak me Moskën.

Në rast të një skenari të tillë, ShBA dhe aleatët e tjerë të NATO-s do të dërgonin përforcime të mëdha ushtarake përmes porteve të Detit të Veriut në të gjithë Gjermaninë dhe Poloninë në frontin lindor.

NATO po kryen aktualisht stërvitjen më të madhe ushtarake që nga fundi i Luftës së Ftohtë, të quajtur Steadfast Defender 2024 me pjesëmarrjen e 90,000 trupave.

Duke folur në një takim në Agjencinë Evropiane të Mbrojtjes të BE-së në Bruksel, ministrja holandeze e Mbrojtjes Kajsa Ollongren tha se është thelbësore të krijohen kushtet për dislokime të shpejta ushtarake që ndonjë konflikti të mundshëm.

“Gjeografinë nuk e zgjedhim. Kjo do të thotë që duhet të jemi në gjendje të lëvizim me shpejtësi nga Holanda përmes Gjermanisë në Poloni,” tha ajo përpara se të tre vendet të nënshkruanin dokumentin për bashkëpunim më të ngushtë në atë që BE e quan lëvizshmëri ushtarake, një projekt që është i hapur edhe ndaj partnerëve të tjerë.

NATO-ja ka paralajmëruar anëtarët e saj se rregullat e shumta burokratike po pengojnë lëvizjet e trupave nëpër Evropë, një problem që mund të shkaktojë vonesa të mëdha nëse shpërthen konflikt me Rusinë.

“Nuk ka shumë kohë. Po nuk i morëm masat në kohë paqeje, nuk do të jemi gati në rast krize ose lufte,” i tha agjencisë Reuters në fund të vitit të kaluar shefi i komandës logjistike të NATO-s JSEC, gjeneral-lejtnant Alexander Sollfrank.

Forcat e NATO-s gjithsesi duhet të ndjekin një sërë rregulloresh të ndryshme, që nga njoftimi paraprak përpara se të dërgohen municionet e deri tek kufizimet për gjatësinë e kolonave ushtarake.

You Might Also Like

Rusia sulmon qytetet ukrainase me dronë disa orë pas bisedimeve të paqes, duke vrarë dhe plagosur civilë

Qeveria britanike kërcënon të padisë Roman Abramovichin

Një tërmet i fortë trondit Turqinë jugperëndimore: Një vajzë (14) vdes nga një sulm paniku

Axhenda ndërkombëtare

Erdogani dëshiron të pajtojë botën: Ai planifikon të organizojë një takim në Stamboll që do të bënte histori

Kosova Times January 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Përfundon periudha tranzitore për dinarin serb në Kosovë, nga nesër gjoba

Kosova Times Kosova Times May 11, 2024
Vritet 42-vjeçari shqiptar, e goditën 3 herë para një lokali (EMRI)
Ekipet e ASK-së do të vazhdojnë regjistrimin e qytetarëve në 11 komuna
Haradinaj uron Shqipërinë për hapjen e bazës ajrore të NATO-s
Radoiçiq lirohet nga paraburgimi, i ndalohet shkuarja ne Kosove
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?