By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës me metastaza në kocka
May 18, 2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës
May 18, 2025
A është demokracia në Kosovë iluzion që vetëm të privilegjuarit mund ta rezervojnë?
May 18, 2025
Bashkimi mposht Trepçën në finalen e pestë
May 18, 2025
Asociacioni i Komunave: Rrezikohen 15 milionë € nga fondet e KE-së
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ta kalosh frikën me vrap…
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ta kalosh frikën me vrap…
Ballina 1Lajme

Ta kalosh frikën me vrap…

Kosova Times
Last updated: 2024/02/03 at 10:27 AM
Kosova Times Published February 3, 2024
Share
SHARE

Në kubëzat e betonit që vezullojnë nga shtresa e hollë e ngricës, Pranvera Selimi, i lëshon me kujdes hapat me këpucët e vrapimit.

Rreth orës pesë të mëngjesit në dimër, ajo del nga shtëpia për t’u nisur drejt Parkut të Gërmisë në Prishtinë – pak kilometra larg prej ku banon.

Atje vrapon së paku katër herë në javë.

Pas këtij sporti filloi të pasionohej rreth nëntë vjet më parë, derisa jetonte në qytetin e Pejës – fillimisht në shiritin e fitnesit, e më vonë në parqe e rrugë.

“E vëreja që pas vrapimit, ndihesha tepër mirë dhe pastaj m’u bë pjesë e jetës”, rrëfen Pranvera për Radion Evropa e Lirë.

Pranvera Selimi para se të niset për të vrapuar në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.
Pranvera Selimi para se të niset për të vrapuar në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Kalimi nga fitnesi në vrapim të jashtëm nuk ishte pa sfida…

“[Zgjohem] tepër herët dhe kurrë nuk e di se kush mund të jetë jashtë”, thotë Pranvera.

Sulmet e mundshme – si verbale, fizike apo seksuale – janë rreziqet që i mendon gjithmonë kur del nga shtëpia para lindjes së diellit.

“Ai momenti kur zbres me ashensor më jep pak stres… ashtu si edhe nga ashensori deri te vetura. Gjithmonë e parkoj veturën sa më afër hyrjes [së banesës]”, tregon Pranvera.

Pranvera Selimi duke vrapuar në Parkun e Gërmisë.
Pranvera Selimi duke vrapuar në Parkun e Gërmisë.

Frika për të dalë vetëm për të vrapuar e nxiti Pranverën që të bëhej pjesë e një grupi që vrapon në ato orë në Parkun e Gërmisë.

“Natyra e vrapimit e do që ti të dalësh në një zonë që është më pak e frekuentuar. Mendoj që [vajzave dhe grave] u kufizohet ky hobi, sepse jo çdokush dëshiron të jetë pjesë e grupit”, thotë ajo.

Ngacmimet seksuale, sulmet verbale dhe ato fizike janë përvoja jo të rralla për gratë në Kosovë.

Vetëm gjatë vitit 2023, në Policinë e Kosovës u raportuan 76 raste të ngacmimeve seksuale dhe 67 raste të sulmeve seksuale.

Ndonëse policia nuk e bën ndarjen gjinore të rasteve, sipas organizatave që merren me të drejtat e grave në Kosovë, shumica dërrmuese e viktimave të ngacmimeve dhe sulmeve seksuale janë gra.

Një grup vrapuesish në orët e hershme të një mëngjesi në Prishtinë.
Një grup vrapuesish në orët e hershme të një mëngjesi në Prishtinë.

“Nga komentet e thjeshta deri tek ato më të rëndat”

Pranvera thotë se ngacmimet verbale kur del në hapësira publike për të vrapuar, i janë bërë thuajse “normale”.

“Normalet janë prej komentit më të thjeshtë deri tek ato më të rëndat. Jemi mësuar me këto fjalë dhe jemi mësuar që duhet t’i injorojmë. Nuk duhet të bëjmë kontakte me sy. Të ecësh dhe të shohësh punën tënde”, thotë ajo.

Pranvera kujton edhe një rast që e kishte frikësuar shumë, teksa vraponte diku në Pejë, vite më parë.

Kur kaloi një kthesë të madhe, një veturë që thotë se ishte e mbushur me djem të rinj, ishte ndalur furishëm prapa saj.

“E kanë ndalur veturën, e kanë hapur derën dhe kanë thënë diçka. E di që më ka ardhur një stres… Kam filluar të vrapoj tepër shpejt dhe zemra ka filluar të më rrahë shumë më shpejt… Nuk ishte ndjenjë e mirë”, kujton Pranvera.

Ajo tregon se para se të dalë për vrapim, sigurohet që e ka të aktivizuar lokacionin në telefon dhe t’i tregojë ndokujt se ku gjendet.

“Nuk mendoj se ka të bëjë me atë se çfarë personi je, as si dukesh, as çfarë moshe je… Thjesht, është pjesë e jetës e çdo gruaje, secila përballemi me këto [ngacmime]”, beson Pranvera.

Besarta Breznica nga Rrjeti i Grave të Kosovës – organizatë që merret me të drejtat e grave – vlerëson se pasiguria në hapësira publike ua ka cenuar shumë grave lirinë e lëvizjes.

“Ajo çfarë ne shohim, është se gratë janë gjithmonë të prira të përdorin më shumë transporte të ndryshme, në mënyrë që t’i ikin ecjes në këmbë dhe t’i anashkalojnë disa prej hapësirave publike, sepse ajo me të cilën mund të përballen, mund të jetë shumë e rëndë”, thotë Breznica për Radion Evropa e Lirë.

Besarta Breznica, Rrjeti i Grave të Kosovës.
Besarta Breznica, Rrjeti i Grave të Kosovës.

Sa janë të sigurta hapësirat publike për gratë?

Ndriçimi publik, prania e kamerave të sigurisë dhe institucioneve publike konsiderohen si faktorë që e rrisin ndjenjën e sigurisë në hapësirat publike.

Duke u bazuar në këta indikatorë, në fund të vitit 2022, organizata joqeveritare SpaceSyntaks bëri një analizë të sigurisë së hapësirave publike në zonën urbane të Prishtinës.

Sipas këtij hulumtimi, Prishtina ka telashe me shtrirjen e ndriçimit publik, pasi nga të gjitha shtyllat e ndriçimit të regjistruara brenda hulumtimit, rreth një çerek prej tyre ishin jofunksionale.

“Këto defekte janë të grumbulluara dhe krijojnë zona apo lagje të errëta në qytet, e njëherësh edhe të pasigurta. Ndriçim jofunksional gjejmë edhe në një pjesë të rrugës kryesore brenda Parkut të Gërmisë, që rrit pasigurinë tashmë të vërejtur në atë park”, thuhet, mes tjerash, në hulumtim.

Errësira në Parkun e Gërmisë në orët e mëngjesit.
Errësira në Parkun e Gërmisë në orët e mëngjesit.

Sa u përket kamerave të sigurisë, ky hulumtim gjeti se prania e tyre në hapësirat publike në Prishtinë është e madhe – janë rreth 7 mijë sosh.

Megjithatë, sipas hulumtimit, “rreth 90% e kamerave që vërehen prej hapësirave publike të zonës së studimit, janë në pronësi private, të vendosura për nevojat e veprimtarive të ndryshme, kryesisht biznesore”.

Komuna e Prishtinës nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë se sa kamera publike janë të vendosura nëpër hapësirat publike në Prishtinë.

Me ligj, kamerat publike të sigurisë kontrollohen vetëm nga Policia e Kosovës.

Ngjashëm, as policia nuk komentoi për numrin e kamerave apo numrin e patrullimeve që bën për t’i siguruar hapësirat publike në kohë të ndryshme të ditës.

“Ndihem mirë kur e vërej që ka policë në rrugë në ato orët e mëngjesit”, thotë Pranvera, e cila mendon se patrullimet duhet të jenë sa më të shpeshta.

Aktivistja dhe udhëheqësja e mediumit feminist Grazeta, Eurisa Rukovci, thotë se, pavarësisht përpjekjeve të organizatave për ta tërhequr vëmendjen ndaj sigurisë në hapësira publike, “realiteti i përditshëm për shumë gra është ende sfidues”.

Sipas Rukovcit, për shkak të ndjenjës së pasigurisë, gratë mund ta ndjejnë edhe nevojën për të bërë parapërgatitje të veçanta, si “të shoqërohen nga dikush, ose të planifikojnë ecje nëpër rrugë më të populluara dhe të ndriçuara”.

“Pasiguria mund t’i pengojë gratë të marrin pjesë në aktivitete, si: vrapimi, rekreacioni etj. në hapësira publike, veçanërisht gjatë orëve të vona të mbrëmjes ose të hershme të mëngjesit”, thotë Rukovci për Radion Evropa e Lirë.

Errësira në Parkun e Gërmisë në orët e një mëngjesi dimëror.
Errësira në Parkun e Gërmisë në orët e një mëngjesi dimëror.

Në vitet e fundit, në Kosovë janë bërë publike disa raste të ngacmimeve dhe sulmeve seksuale ndaj grave në hapësira publike, përfshirë një sulm seksual ndaj një 11-vjeçe në një nga parqet e Prishtinës.

Ndonëse sulmi seksual apo dhunimi ka qenë i dënueshëm edhe më herët, ngacmimi seksual ka filluar të konsiderohet vepër penale në Kosovë vetëm pas vitit 2019.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, ngacmimi seksual përkufizohet në “cilëndo formë të sjelljes së padëshiruar verbale, joverbale ose fizike të natyrës seksuale, me qëllim të cenimit të dinjitetit, apo që cenon dinjitetin e personit dhe krijon një mjedis që është objektivisht frikësues, armiqësor, degradues ose poshtërues”.

Megjithatë, raportimi i këtyre rasteve, sipas Breznicës, dekurajohet për faktin se ato janë vështirë të dëshmueshme.

“Nuk jemi gjithë kohës duke fotografuar e incizuar, sepse institucionet tona kërkojnë prova”, thotë ajo, duke shtuar se vendosja e më shumë kamerave në hapësira publike “do të ndihmonte që më shpejt të identifikohej personi që e ka kryer veprën”.

Ngacmimi seksual është parë si kërcënim i lartë prej mbi 50 për qind të të anketuarve për perceptimin e sigurisë publike në Kosovë në një hulumtim të Qendrës Kosovare për Studimin e Sigurisë, më 2023.

Me gjithë sfidat, Pranvera thotë se aktualisht nuk e ka ndërmend ta lërë vrapimin, por shpreh frikë se ky sport po bëhet gjithnjë e më i vështirë për gratë.

“I gjithë ky proces është edhe ashtu i vështirë për t’u nisur, e kur e ke edhe një gjë që ta vështirëson, menjëherë ka tendenca që të mos vazhdohet”, thotë Pranvera.

Pranvera Selimi, vrapuese, duke qëndruar në hapësirat e Parkut të Gërmisë.
Pranvera Selimi, vrapuese, duke qëndruar në hapësirat e Parkut të Gërmisë.

You Might Also Like

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Asociacioni i Komunave: Rrezikohen 15 milionë € nga fondet e KE-së

OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Mbylleni Gjykatën Speciale

KFOR-i mban stërvitje në Prishtinë për evakuim të shpejtë ajror

Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV

Kosova Times February 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News

Sulmohet aeroporti në Kursk, një seri shpërthimesh në një qytet në perëndim të vendit…

Kosova Times Kosova Times December 15, 2022
‘Termokos’ shpërndan mbi 1 mijë test fatura me matje në bazë të konsumit
Moldavia: Ka kampe stërvitore ruse në BiH. Dodik: Këto janë gënjeshtra kundër RS-së
FSK realizon Forumin e Nënoficerëve të Lartë 2024
Macron në Tel Aviv: Franca qëndron krah për krah me Izraelin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?