By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nagavci dhe Bajrami përplasen për programin Master në Energjetikë të UP-së
May 25, 2025
Trump zotohet se nuk do të ketë më ‘kryqëzata kombndërtuese’ për ushtrinë amerikane
May 25, 2025
Kërcënime dhe cinizëm: Një anëtar i delegacionit ukrainas zbuloi se si negociatorët rusë i trajtuan ata
May 25, 2025
Kim Jong-un nuk priti gjatë: Kokat filluan të bien pas fundosjes se turpshme të anijes
May 25, 2025
Investitori i kriptovalutave rrëmben një student në New York: “Më vari në buzë të një ndërtese”
May 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aeroporte dhe zbrazëtira: Brenda rajoneve që Azerbajxhani i rimori nga Armenia
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Aeroporte dhe zbrazëtira: Brenda rajoneve që Azerbajxhani i rimori nga Armenia
Ballina 2Rajon / Botë

Aeroporte dhe zbrazëtira: Brenda rajoneve që Azerbajxhani i rimori nga Armenia

Kosova Times
Last updated: 2024/02/04 at 5:56 PM
Kosova Times Published February 4, 2024
Share
SHARE

Aeroporti ndërkombëtar i Azerbajxhanit, Fuzuli, u mbush me gazetarë dhe roje sigurie më 27 tetor 2021, kur presidenti Ilham Aliyev, e përuroi hapjen e aeroportit përkrah homologut të vet turk, Recep Tayyip Erdogan.

Prej atëherë, aeroporti i ri ka mbetur kryesisht i zbrazët.

Oficerët e kufirit qëndrojnë në kabinat e tyre gjatë hapjes së Aeroportit Ndërkombëtar Fuzuli në tetor 2021.
Oficerët e kufirit qëndrojnë në kabinat e tyre gjatë hapjes së Aeroportit Ndërkombëtar Fuzuli në tetor 2021.

Një vit pas hapjes, Azerbajxhani raportoi se vetëm një aeroplan në javë ateronte në aeroportin 44 milionë dollarësh.

Deri tani në vitin 2024, uebsajtet që i gjurmojnë fluturimet tregojnë se asnjë aeroplan nuk ka ateruar në të.

Aeroporti i ri i fotografuar në tetor 2021.
Aeroporti i ri i fotografuar në tetor 2021.

Shtatëdhjetë kilometra në verilindje të Fuzulit u hap një tjetër aeroport i hijshëm ndërkombëtar në afërsi të Zangilanit, në tetor 2022. Ndërsa, në bjeshkët pranë Lachin, aeroporti i tretë është duke u ndërtuar.

Puna ndërtimore e fotografuar në tetor 2021 në një zonë që do të bëhej Aeroporti Ndërkombëtar i Azerbajxhanit.
Puna ndërtimore e fotografuar në tetor 2021 në një zonë që do të bëhej Aeroporti Ndërkombëtar i Azerbajxhanit.

Aeroportet janë pjesë e shtytjes së madhe ndërtimore në territorin që Azerbajxhanit e rimori nga armenët etnikë, pas luftës së dytë të Karabakut që Bakuja e nisi më 2020, dhe pasi Azerbajxhani e rimori përfundimisht rajonin e shkëputur, Nagorno-Karabak, në shtator 2023.

Ndërtesa banimi duke u ndërtuar në Susa në maj 2023.
Ndërtesa banimi duke u ndërtuar në Susa në maj 2023.

Bakuja i ka cilësuar këto zhvillime si pjesë të “kthimit të madh në territoret e çliruara të Azerbajxhanit” të qindra mijëra azerbajxhanasve, të cilët kishin ikur nga forcat armene gjatë luftës së viteve 1988-94 për Nagorno-Karabakun.

Një "fshat i mençur" i ndërtuar në rajonin e rimarrë Zangilan të Azerbajxhanit, fotografuar në korrik 2022.
Një “fshat i mençur” i ndërtuar në rajonin e rimarrë Zangilan të Azerbajxhanit, fotografuar në korrik 2022.

Ekonomisti azerbajxhanas, Toghrul Valiyev, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se numri i madh i projekteve në rajonet e izoluara mund të jetë kryesisht për shkak të degëve të ndryshme të shtetit azerbajxhanas për të fituar lehtësisht fonde.

“Çdo agjenci qeveritare po përpiqet të marrë pjesë në shpërndarjen e fondeve në vlerë miliarda dollarë”, tha Valiyev.

Baku i ndau 3.1 miliardë në vitin 2023 për rindërtimin e zonave që i rimori nën kontroll.

Kullotat e bagëtive në një objekt në rajonin e Lachinit që përfshin thertore për dele dhe lopë. Fotografia u shkrep në gusht 2023.
Kullotat e bagëtive në një objekt në rajonin e Lachinit që përfshin thertore për dele dhe lopë. Fotografia u shkrep në gusht 2023.

Si shembuj të atyre që ai i përshkruan si ide “kreative” për shpenzime në rajonet e izoluara, Valiyevi thotë: “Ministria e Bujqësisë propozon “një fshat të mençur”, edhe pse ndërtimi i qyteteve dhe fshatrave duhet të kryhet nga institucionet e tjera”.

“AZAL [Linja Ajrore e Azerbajxhanit] rekomandon ndërtimin e aeroportit në Zangilan, edhe pse në njërin drejtim ka aeroporte një orë larg vozitje me veturë dhe dy orë larg vozitje me veturë në drejtimin tjetër”, tha ekonomisti.

Një fëmijë fle mbi një grumbull sendesh ndërsa armenët etnikë përgatiten të ikin nga Stepanakerti në shtator 2023. Stepanakerti njihet si Xankendi në Azerbajxhan dhe është qyteti më i madh i rajonit të Nagorno-Karabak.

Pothuajse e tërë popullsia etnike armene e Nagorno-Karabakut prej rreth 100.000 njerëzve iku në Armeni në shtator 2023, pasi Bakuja e nisi një ofensivë ushtarake, pas të cilës Azerbajxhani e mori nën kontroll këtë rajon të shkëputur.

Nagorno-Karabaku njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhani, por ka qenë e banuar me shekuj të tërë nga armenët etnikë.

Një stacion autobusi në fshatin Talish, në rrethin Tartar të Azerbajxhanit, mars 2023.
Një stacion autobusi në fshatin Talish, në rrethin Tartar të Azerbajxhanit, mars 2023.

Hikmet Hajizev, një këshilltare e presidentit Aliyev, tha se armenët etnikë të Nagorno-Karabakut u larguan me vetëdëshirë, duke shtuar: “Ne i hapëm dyert dhe e respektuam lirinë e lëvizjes së tyre dhe lirinë e tyre për të zgjedhur”.

Pamje nga ajri i Aghdamit në dhjetor 2023 shfaq xhaminë e rindërtuar të qytetit të rrënuar dhe një strehë të përkohshme (në plan të parë) ku presidentit të Azerbajxhanit Aliyev iu shfaqën planet për rindërtimin e qytetit.

Por, pas disa muajve bllokimi të rajonit para ofensivës ushtarake – dhe disa vrasjeve të dyshuara të armenëve etnikë të cilët ranë në duart e ushtarëve azerbajxhanas – ekspertët ligjorë ndërkombëtarë e cilësuan eksodin si dëbim me forcë, që është krim lufte.

Fëmijët shikojnë një shatërvan në fshatin e sapondërtuar Agali në rrethin e Zangilanit më 19 korrik 2022.
Fëmijët shikojnë një shatërvan në fshatin e sapondërtuar Agali në rrethin e Zangilanit më 19 korrik 2022.

Deri në tetor 2023, vetëm rreth 2.000 azerbajxhanas u kthyen në rajonet e zbrazëta. Bakuja thotë se synon t’i zhvendosë atje rreth 150.000 njerëz deri në vitin 2027.

Ilham Aliyev në një memorial të sapondërtuar për trupat azerbajxhanas në rrethinën Kelbadjar, qershor 2022.
Ilham Aliyev në një memorial të sapondërtuar për trupat azerbajxhanas në rrethinën Kelbadjar, qershor 2022.

Hulumtuesi amerikano-armen, Simon Maghakyan, i cili e ekspozoi shkatërrimin pothuajse të plotë të trashëgimisë së krishtere të Armenisë nga Azerbajxhani gjatë gërmimit të Naxcivanit, beson se ndërtimi i madh i projekteve mund, në disa raste, të përdoret si “mbulim i gjurmëve të asgjësimit të vazhdueshëm” të disa mijëra zonave historike armene brenda dhe përreth Nagorno-Karabakut.

Një autostradë me tetë korsi që kalon përmes Aghdamit, një qytet i cili ishte kapur nga forcat armene në luftën e partë të Nagorno-Karabakut dhe që ishte përshkruar si “qyteti fantazmë” derisa u dorëzua si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi më 2020.

Në fotot zyrtare të publikuara nga Azerbajxhani, vërehet mungesa e trashëgimisë kulturore armene.

Një bust i poetit azerbajxhanas Molla Panah Vagif pas zbulimit të tij në Shusha në gusht 2021.
Një bust i poetit azerbajxhanas Molla Panah Vagif pas zbulimit të tij në Shusha në gusht 2021.

Maghakyan, i cili ka hulumtuar gjerësisht imazhet publike të rajoneve të rimarra, thotë se “duket se ka kontroll të rreptë për të hyrë në Nagorno-Karabak, madje edhe për turistë azerbajxhanas apo për ish-banorë”.

Banorët e Azerbajxhanit duke u zhvendosur në apartamente të reja në Fuzuli në gusht 2023.
Banorët e Azerbajxhanit duke u zhvendosur në apartamente të reja në Fuzuli në gusht 2023.

Disa anëtarë të mediave të Azerbajxhanit, të cilët i vizituan së fundmi rajonet e rimarra, nuk deshën të komentonin për REL-in për shkak të asaj që njëri prej tyre e përshkroi si “temë shumë të ndjeshme”, pas një vale arrestimesh së gazetarëve në javët e fundit.

Punëtorët e presin një gardh të ndërtuar me targat e automjeteve të Azerbajxhanit që forcat armene i kishin kapur në vitet '90.
Punëtorët e presin një gardh të ndërtuar me targat e automjeteve të Azerbajxhanit që forcat armene i kishin kapur në vitet ’90.

Në dhjetor 2021, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) e mori një vendim të përkohshëm që Azerbajxhanit duhet “ta ndëshkojë dhe parandalojë” shkatërrimin e monumenteve armene.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, brenda katedrales Ghazanchetsots të Shushës në janar 2021.
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, brenda katedrales Ghazanchetsots të Shushës në janar 2021.

Para vendimit të GJND-së më 2021, njërës prej ndërtesave më ikonike të Nagorno-Karabakut, Katedrales Ghazanchetsots, iu shkurtua maja dhe iu shndërrua në një kupolë të stilit bizantin, pasi ishte kapur nga forcat azerbajxhanase.

Katedralja historike Ghazanchetsots e Shushës, e fotografuar në shtator 2022, pasi u ndryshua në mënyrë dramatike pasi Azerbajxhani e mori nën kontroll.
Katedralja historike Ghazanchetsots e Shushës, e fotografuar në shtator 2022, pasi u ndryshua në mënyrë dramatike pasi Azerbajxhani e mori nën kontroll.

Prej vendimit të GJND-së, vëzhguesit thonë se Bakuja duket se është duke u vetëpërmbajtur në trajtimin e zonave kulturore, prandaj ka shpresa se trashëgimia e rëndësishme kulturore armene që ka mbetur atje, mund të mbijetojnë, nëse vazhdojnë vëzhgimi satelitore dhe trysnia ndërkombëtare.

You Might Also Like

Trump zotohet se nuk do të ketë më ‘kryqëzata kombndërtuese’ për ushtrinë amerikane

Kërcënime dhe cinizëm: Një anëtar i delegacionit ukrainas zbuloi se si negociatorët rusë i trajtuan ata

Kim Jong-un nuk priti gjatë: Kokat filluan të bien pas fundosjes se turpshme të anijes

Investitori i kriptovalutave rrëmben një student në New York: “Më vari në buzë të një ndërtese”

Sulme brutale në të gjithë Ukrainën, të paktën 13 të vdekur, dhjetëra të plagosur. Moska nën sulm

Kosova Times February 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Dënohet Sekiraqa me 4 vjet e gjysmë burgim

Kosova Times Kosova Times February 5, 2025
Hovenier uron Ditën e Kushtetutës: Krenar që mbështes popullin dhe institucionet e Kosovës
Një person sulmohet me breshëri plumbash të kallashnikovit, policia jep detaje
Fjalimi i Clintonit më 24 mars të vitit 1999
Gërvalla: Nuk ka tension në marrëdhëniet me ShBA-të
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?