By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukraina mori sisteme mbrojtëse ajrore Patriot nga Gjermania
November 2, 2025
Sallata Cezar: Një klasik që u krijua rastësisht
November 2, 2025
5 ushqime që mjekët nuk i hanë kurrë për shkak të rrezikut të kancerit të zorrës së trashë
November 2, 2025
Venediku i vogël, më i lirë dhe më pak i mbushur me njerëz
November 2, 2025
Shtëpi me tre dhoma gjumi për më pak se 50,000
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja e Britania kryejnë sulme të reja ndaj caqeve të grupit të mbështetur nga Irani në Jemen
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > ShBA-ja e Britania kryejnë sulme të reja ndaj caqeve të grupit të mbështetur nga Irani në Jemen
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA-ja e Britania kryejnë sulme të reja ndaj caqeve të grupit të mbështetur nga Irani në Jemen

Kosova Times
Last updated: 2024/02/04 at 12:54 PM
Kosova Times Published February 4, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë kryer sulme të reja ajrore kundër objektivave iraniane të shtunën vonë, duke i goditur 36 caqe të grupit rebel, Huthi, në Jemen, dhe duke e përmbushur zotimin se do t’i vazhdojnë veprimet ushtarake ndaj grupeve të cilat i kanë sulmuar interesat e Perëndimit në rajon.

Në një komunikatë për media, ShBA-ja tha se sulmet u kryen nga luftanijet dhe nga avionët luftarakë.

Sulmet janë pjesë e përgjigjes hakmarrëse të Shteteve të Bashkuara, pas një sulmi me dron në Jordani muajin e kaluar, ku u vranë tre ushtarë amerikanë.

Për këtë sulm, Uashingtoni e fajësoi Iranin dhe aleatët e tij që veprojnë në Siri dhe Irak.

Sipas njoftimit, 13 lokacione të ndryshme në Jemen u goditën nga avionët luftarakë amerikanë F/A-18 dhe nga luftanijet amerikane në Detin e Kuq.

Të shtunën, zyrtarët amerikanë thanë se besojnë se sulmet ajrore ndaj dhjetëra zonave të lidhura me Iranin në Siri dhe Irak të premten ishin të suksesshme dhe paralajmëruan sulme të tjera shtesë.

Aleatët e Shteteve të Bashkuara i mbështetën veprimet e Uashingtonit, ndërsa Irani, Iraku dhe Siria shprehën zemërim në një kohë shqetësimesh për përhapjen e konfliktit në rajonin e Lindjes së Mesme.

Britania e Madhe dhe Polonia lëshuan deklarata në mbështetje të sulmeve amerikane, duke thënë se ShBA-ja ka të drejtë të përgjigjet ndaj sulmeve dhe i paralajmëruan përfaqësuesit e Iranit në rajon se “ata po luajnë me zjarr”.

Teherani tha se i dënon “fuqishëm” sulmet ajrore amerikane.

Iraku njoftoi të shtunën se e ka thirrur në takim të ngarkuarin amerikan me detyrë në Bagdad, në shenjë proteste.

Raportimet nga Iraku dhe Siria sugjeruan se rreth 40 njerëz janë vrarë në sulmet në shtatë zona, katra në Siri dhe tri në Irak të shtunën.

Më herët, Bagdadi tha se 16 trupa të një force shtetërore të sigurisë, e njohur si Forca Mobilizimit të Popullit, e cila përfshin edhe entitete të mbështetura nga Irani, janë vrarë gjatë sulmeve. Paraprakisht kishte thënë se në mesin e të vrarëve ka edhe civilë.

Kryetari i Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani të Madhe, Rami Andulrahman, tha se 23 roje në zonat e shenjëstruara janë vrarë.

Presidenti amerikan Joe Biden kishte paralajmëruar ndërhyrje të pashmangshme, pasi një sulm me dron në bazën amerikane në Jordani i vrau tre ushtarë amerikanë më 28 janar.

“Përgjigja jonë filloi sot. Do të vazhdojë në vendet dhe në kohët që ne zgjedhim”, tha presidenti amerikan Joe Biden në një komunikatë pak pas fillimit të sulmeve të së premtes.

“Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt në Lindjen e Mesme, apo diku tjetër në botë. Por, ata të cilët mund të kërkojnë të na bëjnë dëm neve, ta dinë këtë: Nëse e lëndoni një amerikan, ne do të përgjigjemi”, tha Biden.

You Might Also Like

Ukraina mori sisteme mbrojtëse ajrore Patriot nga Gjermania

Trupat ruse djegin kamionët e tyre për të ndaluar vendosjen e Pokrovsk

Ligjvënësit amerikanë planifikojnë të rëndojnë tërheqjen e Pentagonit nga Europa

Mediat ruse kritikojnë Vuçiçin: “Shpalli bashkëpunimin me ushtrinë evropiane”

Një polic ngacmoi një kamariere, pastaj qëlloi vëllanë e saj

Kosova Times February 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Prigozhin ftoi Ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu në Bakhmut

Kosova Times Kosova Times May 12, 2023
Princi Harry do të marrë pjesë në kurorëzimin e mbretit Charles, Meghan qëndron në Kaliforni
Protesta n`Prishtinë, Spiropali: Indinjatë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë
Ja makinat më të mira dhe më cilësore pas kalimit te 100,000 kilometrave
Kurti: Lojtarët tanë shkëlqyen sonte
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?