By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sot seanca dëgjimore për 4 zyrtarët e arrestuar të Kadastrit dhe Arkivit
July 18, 2025
Policia konfiskon armë në rajonin e Mitrovicës
July 18, 2025
Stuhitë monsune në Indi vrasin 33 persona nga goditjet e rrufeve
July 18, 2025
BE-ja miraton paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë
July 18, 2025
Kur ndryshon shekulli, Zoti mdërhyn në Histori – një reflektim për lirinë dhe sovranitetin shqiptar
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Teknologjia ndikoi në ndryshimin e ushtrimit të shumë profesioneve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Teknologji > Teknologjia ndikoi në ndryshimin e ushtrimit të shumë profesioneve
Ballina 1Teknologji

Teknologjia ndikoi në ndryshimin e ushtrimit të shumë profesioneve

Kosova Times
Last updated: 2024/02/04 at 11:03 AM
Kosova Times Published February 4, 2024
Share
SHARE

Zhvillimi i teknologjisë në dekadën e fundit përveç që ka ndryshuar stilin e jetesës, ka ndikuar edhe në ndryshimin e ushtrimit të shumë profesioneve.

Madje profesionet më të kërkuara nga të rinjtë për tu studiuar dhe për shkollim të mesëm janë drejtimet profesionale teknike gjegjësisht ato të teknologjisë informative.

Fëmijë për shkollim të mesëm janë duke vijuar mësimet në profilin “Teknik i sistemit të IT-së” në drejtimin elektroteknikë në shkollën e mesme të lartë profesionale “Rifat Gjota” në Pejë.

Në orët mësimore të vendosur në kabinet dhe secili me kompjuter para vetës janë duke e zhvilluar njësinë mësimore “Aplikimi i teknikave të kreativitetit.

Nëpërmjet bashkëbisedimit me shoqet e shokët dhe profesoreshën, nxënësit morën njohuri mbi çështjen e fjalës kreativitet, diversitet, krijim i shëndosh i vendit të punës të cilat ishin pjesë e ligjëratës “Realizimi i detyrave të TIK-ut në mënyrë të pavarur”, raporton RTK.

Në formë të tillë të zhvillimit të procesit mësimor duke kombinuar ligjërimin teorik me atë praktik, nxënësit kompletohen me njohuri për realizimin e projekteve të shumta e të ndryshme në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Përzgjedhja e këtij profesioni nga të rinjtë përveç që shihet si plotësim i dëshirës së tyre individuale për shkollim, ne gjykimin e tyre është e ndikuar edhe nga kërkesat e tregut të punës dhe perspektivës që ka tani ky profesion.

Mësimdhënësit e drejtimit elektroteknikë vënë në dukje se secila njësi mësimore në lëndët teknike të sistemit të IT realizohet nëpërmjet zbatimit të punës praktike në kabinet.

Madje nxënësit punët të cilat ndërlidhen me këtë drejtim brenda shkollës i përfundojnë ata vetë, pa pasur nevojën e një eksperti të fushës së teknologjisë, pasi me dijen e marre në këtë shkollë nxënësit përgatiten mjaft mirë për tregun e punës.

“Çdo herë punën teorike e bashkëdyzojmë me atë praktike dhe me bizneset e realizojmë por edhe në shkollë në klasat 11 dhe 12 e kryejnë praktikën profesionale, mësimin dual, kohëve të fundit kompanitë që i marrin për praktikë nxënësit tanë edhe i ndalin dhe i punësojmë, kjo është suksesi që synojmë”, tha Ardiana Kajtazi, profesoreshë.

Interesim i jashtëzakonshëm në marrjen e njohurive profesionale është edhe në drejtimin tekstil, gjegjësisht në profilin rrobaqepësi.

Zhvillimi i procesit mësimor në këtë fushë ndahet në tri faza, gjatë klasës së dhjetë nxënësit përgatiten në aspektin e përvetësimit të pjesës teorike të cilën e kombinojnë me praktikë brenda hapësirës së shkollës. Ne klasën e 11-të nxënësit vazhdojë me mësimin dual me instruktorë në biznese e ndërmarrje të ndryshme në lëmi të caktuara. Derisa në klasën e 12-të, përfundojnë punën praktike edhe me pagesë në biznese të rrobaqepësisë, gjë e cila i kompleton ato në aspektin profesional të profilit që kanë përzgjedhur si të ardhmen e tyre të krijimtarisë për punësim.

Në lëndën “Konstruktim dhe modelim i veshjeve” vajzat e drejtimit tekstil deri më tani kanë përvetësuar vizatimin e veshjeve, marrjen e masave të veshjeve, vendosjen e tyre në patron dhe prerjen.

Gjithashtu punën praktike e kanë realizuar në qepjen e disa modeleve të rrobave.

Nxënëset Erleta Berisha dhe Maida Haxhija profesionin e rrobaqepëses e kanë përzgjedhur me ëndrrën që të hapin bizneset e tyre.

Derisa Riona Çetaj shkollën profesionale, profilin e rrobaqepësisë e ka përzgjedhur që të përvetësojë edhe më tej këtë profesion, pasi punën si rrobaqepëse e ka të sigurt në biznesin familjar.

Punën praktike nxënësit e profili teknik i sistemit të IT-së dhe rrobaqepësi këtë ditë e kryenin në hapësirat brenda objektit të shkollës, ndërsa nxënësit e drejtimit makineri, profili Instalues i ngrohjes dhe klimatizimit, ujësjellësit dhe kanalizimit procesin mësimor e zhvillonin në një objekt krejt tjetër aty ku ishin të vendosura edhe punëtoritë.

Në këtë formë pas marrjes së njohurive në mënyrën teorike dhe atë praktike nga ana e instruktorit të lidhjes së gypave plastike me pjesë fazonike, edhe secili nga nxënësit vazhdon praktikimin e saj me ndihmën e instruktorit dhe vetë profesoreshës së lëndës përkatëse.

Për nxënësit mësimi i realizuar nëpërmjet praktikës i përgatitë ata mjaft mirë në aspektin profesional për të ardhmen e tyre në ushtrimin e profesionit.

Instruktori për instalimin e ngrohjes dhe klimatizimit, ujësjellësit dhe kanalizimit, Edon Sefaj me praktikën të cilën e realizojnë nxënësit në shkollë dhe biznese tregon se janë të gatshëm pas tri vjetësh shkollim të fillojnë menjëherë punën.

Problematikë e realizimit të praktikës për nxënësit dhe mësimdhënësit është mungesa e materialit shpenzues, të cilin material në mungesë, nxënësit detyrohen ta blejnë.

Delfina Demëbogaj, profesoreshë, tha se mundohen që të kombinojnë pjesën teorike dhe praktike.

Drejtuesit e kësaj shkollë profesionale teknike theksojnë se përveç praktikës në hapësirat e shkollës dhe punëtorive, nxënësit zhvillojnë punën praktike edhe në biznese e ndërmarrje më të cilat shkolla ka marrëveshje bashkëpunimi.

“Punëtoritë e reja janë model me standarde evropiane”, tha Xhemajl Kastrati, drejtor në ShMLP “Rifat Gjota” në Pejë.

Në shkollën e mesme të lartë profesionale “Rifat Gjota” në Pejë e vijojnë mësimin gjithsej 1 mijë nxënës në katër drejtime: elektroteknikë; makineri; tekstil dhe arkitekturë e ndërtimtari.

You Might Also Like

Osmani: Nëse s’ka zgjidhje deri në fundjavë, i drejtohem Kushtetueses

Osmani: Serbia në fund të majit kishte plane për destabilizimin e Kosovës

Sllavisha Filiq dënohet me 15 vjet burg për krime lufte në Kosovë

Torres: SHBA nuk ka aleat më të madh se Kosovën në Ballkanin Perëndimor

Osmani: Kosova mbetet aleate e besueshme në mbrojtje të vlerave demokratike

Kosova Times February 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Kuvendi i Burrecave

Kosova Times Kosova Times May 13, 2025
Shefi i OKB-së ankohet për “financim të pamjaftueshëm” për ndihma humanitare 1 orë më herët
Britania eliminon përdorimin e qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike
Diplomatët rusë të dëbuar nga një numër vendesh gjetën strehim në Bosnje dhe Hercegovinë
Sabotim i pajisjeve të telekomunikacionit në Suedi: Nuk dihet se kush qëndron pas serisë së sulmeve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?