Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka kërkuar nga qytetarët që të shmangin për sot udhëtimin drejt pikës kufitare në Merdarë.
“Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimit Kufitar në Merdarë, se në pjesën e Serbisë, për sot janë paralajmëruar protesta dhe bllokim të rrugëve, prej orës 12:00-15:00. Ju inkurajojmë që të përdorni pikat tjera kufitare për qarkullim”, thuhet në njoftim.
Serbët e zhvendosur nga Kosova kanë paralajmëruar bllokim të rrugës drejt Kurshumlisë. Ky bllokim do të ndodh për të gjitha ato automjete që udhëtojnë përmes Merdares drejt Kurshumlisë, Nishit, Beogradit dhe drejt Suboticës. /Kosovatimes/