By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani takon mërgatën në Zvicër: Secili prej tyre na bën krenar
January 24, 2026
Kurti: Kosova, vend për të mësuar në praktikë rreth të drejtave të njeriut
January 24, 2026
Ka hyrë në fuqi ngritja e çmimit për mbeturina
January 24, 2026
Uji që vjen nga Liqeni i Badocit vazhdon të jetë i papijshëm
January 24, 2026
Kishin urdhërarrest aktiv, kapen të dyshuarit nga policia në Ferizaj
January 24, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti kujton Mon Balajn dhe Arben Xheladinin në 17-vjetorin e vrasjes së tyre
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti kujton Mon Balajn dhe Arben Xheladinin në 17-vjetorin e vrasjes së tyre
Lajme

Kurti kujton Mon Balajn dhe Arben Xheladinin në 17-vjetorin e vrasjes së tyre

Kosova Times
Last updated: 2024/02/10 at 6:12 PM
Kosova Times Published February 10, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar dy të vrarët në protestën e VV-së 17 vite më parë, Mon Balajn dhe Arben Xheladinin.

Kurti kujtoi se si ishte ajo ditë për të gjithë protestuesit e Vetëvendosjes, çfarë qëllimi kishin dhe se si u sulmuan nga UNMIK-u.

Po ashtu Kurti tha se atë ditë ata po kërkonim vetëvendosje për popullin e Kosovës, drejtësi e barazi për qytetarët e saj, si dhe republikë të mirëfilltë demokratike si shtet sovran.

“Atë ditë, e shtunë sikurse sot, 17 vjet më parë, në të drejtën tonë, ecnim drejt ne anëtarët e VETËVENDOSJE!-s, për të drejtën e popullit për vetëvendosje, për liri me të drejta, për pavarësi me sovranitet, për shtet me demokraci”.

“Atë ditë, pasi gjatë ditëve paraprake e patëm kundërshtuar duke e kritikuar nëpër forume dhe debate publike, ne po e kundërshtonim me protestë paqësore decentralizimin që krijonte komuna mbi baza etnike; zonat eksterritoriale që i serbizonin manastiret dhe kishat ortodokse; shuarjen e plotë të Trupave Mbrojtëse të Kosovës; përfshirjen e Kosovës në borxhin e jashtëm të Serbisë; veton jodemokratike të deputetëve me ulëse të garantuara dhe të rezervuara në Kuvendin e Kosovës; dhe vazhdimin e administrimit ndërkombëtar në Kosovë me fuqi ekzekutive mbi ne e pa llogaridhënie ndaj nesh”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“Dhe pikërisht atë ditë, më 10 shkurt 2007, kjo rrugë e jona, rruga e Kosovës, u mbulua nga gazi lotsjellës i hedhur nga policët e atëhershëm ndërkombëtarë të UNMIK-ut. Atë ditë, ajri i sheshit qendror të Prishtinës u mbush me tym, kurse toka e tij u mbush me plumba gome madhësish të ndryshme që u hodhën në drejtim të protestuesve, në shpërputhje me protokollet e përdorimit të tyre në turma. Gjithsej 232 plumba i goditën protestuesit, nga të cilët, dy u vranë, Mon Balaj dhe Arben Xheladini, kurse 80 protestues të tjerë u plagosën rëndë dhe lehtë. Atë ditë, Moni dhe Arbeni ranë dëshmorë në shesh të kryeqytetit, ku sheshazi e bashkë po kërkonim vetëvendosje! Atë ditë, protestuesit i bartën trupat e tyre, kurse nga ajo ditë e deri sot, ne i bartim kujtimet tona për ta, në të cilat rrijnë të ngarkuara të gjitha idealet politike të përbashkëta jo vetëm të asaj dite. Atë ditë dhe në ditët në vijim e deri sot, policët ndërkombëtarë që shtinë mbi protestuesit, u mbrojtën nga imuniteti ndërkombëtar. Por si atë ditë, si sot, si nesër, askush, asnjëherë, nuk mund të ketë imunitet para drejtësisë!”.

“Atë ditë, ne po kërkonim vetëvendosje për popullin e Kosovës, drejtësi e barazi për qytetarët e saj, si dhe republikë të mirëfilltë demokratike si shtet sovran. Atë ditë ne ishim të përcaktuar për vetëvendosje dhe demokraci, këmbëngulës për drejtësi e barazi dhe të bindur për republikë e për integritet”.

“Lavdi Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, mes përkujtimeve për protestën e 10 shkurtit 2007 dhe mes dëshmorëve të tjerë të kombit!”.

You Might Also Like

Osmani takon mërgatën në Zvicër: Secili prej tyre na bën krenar

Kurti: Kosova, vend për të mësuar në praktikë rreth të drejtave të njeriut

Ka hyrë në fuqi ngritja e çmimit për mbeturina

Uji që vjen nga Liqeni i Badocit vazhdon të jetë i papijshëm

Kishin urdhërarrest aktiv, kapen të dyshuarit nga policia në Ferizaj

Kosova Times February 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Rama: Zelensky do të marrë pjesë në Samitin për Ukrainën në Tiranë

Kosova Times Kosova Times January 22, 2024
Kosova humbi rastin në arbitrazh me kompaninë ‘Contour Global’
Kanë nisur procedurat ligjore për largimin e kryetarëve aktualë në katër komunat veriore dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.Si duhet te ndodhe kjo?
Përdhunoi vajzën e tij për vite, dënohet me 20 vite burg shqiptari në Francë
PZAP refuzon ankesën e Mushkolajt, konfirmon vendimin e KQZ-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?