By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shefi i Konferencës së Sigurisë të Munihut: Rusia mund ta sulmojë NATO-n
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shefi i Konferencës së Sigurisë të Munihut: Rusia mund ta sulmojë NATO-n
Ballina 2Rajon / Botë

Shefi i Konferencës së Sigurisë të Munihut: Rusia mund ta sulmojë NATO-n

Kosova Times
Last updated: 2024/02/10 at 4:46 PM
Kosova Times Published February 10, 2024
Share
SHARE

Një sulm rus në ndonjërën prej vendeve anëtare të NATO-s nuk mund të përjashtohet, ka thënë Christoph Heusgen, udhëheqës i Konferencës së Sigurisë të Munihut, në një deklarim të shtunën, disa ditë para mbledhjes së liderëve botërorë dhe ekspertëve të mbrojtjes, në këtë qytet gjerman.

I pyetur nëse mendon që presidenti rus, Vladimir Putin mund të japë urdhër për një sulm të tillë, Heusgen ka pohuar.

“Putin e ka përsëritur që shpërbërja e Bashkimit Sovjetik ka qenë katastrofa më e madhe e shekullit 20, sepse ka rezultuar me shumë rusë të mbetur jashtë kufijve të Rusisë”.

Ai ka thënë se Putin synon rikrijimin e një Rusie të Madhe me kufijtë e dikurshëm të Bashkimit Sovjetik, për t’u bërë një perandori globale, të cilën ai do të mund ta udhëhiqte si car.

“Nëse Putin nuk e humb luftën në Ukrainë, duhet të kemi parasysh që mund të grabisë Moldavinë apo republikat baltike”, ka thënë ai.

Heusgen ka mohuar të spekulojë se çfarë do të bëjë Putini.

“Mirëpo, ne duhet të bëjmë gjithçka për t’u siguruar që Ukraina pranon armët dhe ndihmën ushtarake që i duhet për t’iu rezistuar me sukses agresorëve rusë dhe për t’i larguar ata prej territorit kombëtar”, ka thënë ai.

Heusgen ka shërbyer si këshilltar për politikë të Jashtme për ish-kancelaren gjermane Angela Merkel, në periudhën 2007-2017, përgjatë gati gjithë udhëheqjes së saj.

Ai, më pas, është emëruar ambasador i Gjermanisë në Kombet e Bashkuara, para se të emërohej si shef i konferencës së Munihut.

Duke folur para një moderatori republikan amerikan, Tucker Carlsonit, këtë javë, Putin ka thënë se Rusia nuk ka ambicie territoriale sa u përket Polonisë dhe Letonisë.

Ai ka thënë se një pushtim rus në këto shtete të NATO-s mund të ndodhë vetëm nëse Polonia e sulmon Rusinë.

Konferenca e Sigurisë e Munihut do të mbahet më 16-18 shkurt, dhe në të pritet të marrin pjesë 50 udhëheqës botërorë.

Rusisë dhe Iranit nuk u janë dërguar ftesa.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Kosova Times February 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

2355 gjoba trafiku brenda 24 orëve

Kosova Times Kosova Times August 10, 2024
Osmani dekoron Hasan Aratin për kontribut në sportin ndërkombëtar
Sipas The Times, Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace provokoi një grindje diplomatike me Shtetet e Bashkuara përpara se të jepte dorëheqjen
Ja pse Serbia nuk po e preferon gjuhën e dialogut me Kosovën
Haradinaj në ditëlindjen e Ibrahim Rugovës: Bashkë i zhdukëm ndasitë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?