By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qyteti ku mund të hash ushqim gurme për vetëm një euro
November 3, 2025
Protesta e paguar në Ambasadën e Ukrainës në Varshavë – provokim rus për 40 dollarë?
November 3, 2025
Picula: KE-ka qenë padrejtësisht e butë ndaj autoriteteve serbe
November 3, 2025
Sveçla: Serbia po vazhdon me veprime destabilizuese ndaj Kosovës
November 3, 2025
Keqinformimi ndikoi në zgjedhjet lokale 2025
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjykata ruse e mban në fuqi vendimin që t’ia ndalon garimin në zgjedhje kandidatit kundër luftës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Gjykata ruse e mban në fuqi vendimin që t’ia ndalon garimin në zgjedhje kandidatit kundër luftës
Ballina 2Rajon / Botë

Gjykata ruse e mban në fuqi vendimin që t’ia ndalon garimin në zgjedhje kandidatit kundër luftës

Kosova Times
Last updated: 2024/02/22 at 9:34 AM
Kosova Times Published February 22, 2024
Share
SHARE

Gjykata Supreme e Rusisë e hodhi poshtë të mërkurën ankesën e Boris Nadezhdin, kandidatit presidencial që është kundër luftës, ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (TsIK) që ia ndalon atij garimin në zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm.

Akademiku dhe ish-avokati i lindur në Uzbekistan ishte ankuar ndaj vendimit final të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që ia ndalon atij pjesëmarrjen në zgjedhje.

TsIK, i cili vazhdimisht refuzon t’i regjistrojë kandidatët opozitarë me pretekstin se ata kanë dorëzuar numër të pamjaftueshëm të nënshkrimeve të vlefshme, i hodhi poshtë mijëra nënshkrime që përfaqësuesit e Nadezhdinit i mblodhën nëpër vend për ta arritur pragun prej 100.000 nënshkrimeve të nevojshme për t’u regjistruar si kandidat.

“Gjykata Supreme e Federatës ruse e refuzoi kërkesën time për ta sfiduar mosregjistrimin tim. Do të ankohem ndaj këtij vendimi brenda pesë ditëve. Më 26 shkurt, gjykata do t’i shqyrtojë ankesat për dy pretendimet e para”, tha Nadezhdin në Telegram.

“Unë nuk do ta pranoj dështimin”, shtoi ai.

Javën e kaluar, gjykata e njëjtë i hodhi poshtë dy ankesa të tjera që ai i kishte bërë ndaj vendimeve të TsIK-ut në lidhje me mbledhjen e nënshkrimeve për t’u regjistruar si kandidat për zgjedhjet presidenciale.

Ai mund të ankohet ndaj vendimit të 21 shkurtit në Bordin e Ankesave të Gjykatës Supreme.

Ankesa e parë kishte të bënte me shpjegimin e TsIK-ut për vendimin e tij se shumë prej përfaqësuesve të Nadezhdinit, të cilët mblodhën nënshkrime, i kishin prokurat e tyre të certifikuara nga zyrat e noterit në rajone të tjera dhe jo në rajonin në të cilin mblidhnin nënshkrime.

Nadezhdin ngul këmbë se TiSK-u abuzoi me pushtetin e vet sepse asnjë ligj rus nuk thotë se prokurat e mbledhësve të nënshkrimeve duhet të jenë të certifikuara nga zyrat e noterit në rajonet e njëjta ku ata i mbledhin nënshkrimet.

Në ankesën e dytë, Nadezhdin i vuri në pikëpyetje dokumentet e TsIK-ut për kontrollimin e nënshkrimeve të mbështetësve të tij, duke thënë se TsIK-u nuk nxori përfundime të shkruara të ekspertëve të dorëshkrimit në protokollet e inspektimit të nënshkrimeve.

Nadezhdin, i cili u propozua si kandidat për president nga partia Platforma Qytetare, është i vetmi politikan me ambicie presidenciale i cili publikisht e ka dënuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia dhe e ka kritikuar presidentin Vladimir Putin.

Zgjedhjet presidenciale në Rusi do të mbahen më 15-17 mars.

Putini u regjistrua zyrtarisht si kandidat për president në fund të janarit për zgjedhjet që pritet t’i fitojë pa ndonjë telash, sepse kundërshtarët e tij kryesorë ndodhen ose në burg ose në mërgim, pasi kanë ikur për arsye sigurie.

Zgjedhjet në Rusi kontrollohen fuqishëm nga Kremlini dhe nuk janë as të lira e as të drejta.

Alexei Navalny, një zë kritik opozitar i cili tentoi të garonte kundër Putinit më 2018, ishte ndaluar nga TsIK për shkak të një dënimi për mashtrim, i cili është parë nga shumë si dënim i motivuar politikisht.

Navalny vdiq në burg më 16 shkurt pasi u raportua se i humbi ndjenjat derisa po ecte jashtë qelisë së tij.

Shkaktari i vdekjes së tij nuk është zbuluar zyrtarisht nga autoritetet, të cilat nuk po pranojnë ta kthejnë trupin e tij te familja, duke thënë se u nevojitet dy javë kohë për ta hetuar atë.

You Might Also Like

Picula: KE-ka qenë padrejtësisht e butë ndaj autoriteteve serbe

Aksident tragjik në Vragoli, humb jetën një person

VMRO-ja fitoi në 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit, VLEN renditet e dyta me 9 komuna, LSDM e treta me 6 dhe AKI e katërta me 4 komuna

Një grua shtatzënë britanike (19) lirohet nga burgu në Gjeorgji. “Nuk e prisja këtë”

Kryeministri çek bie dakord për qeverinë me partitë e ekstremit të djathtë dhe euroskeptike

Kosova Times February 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gratë kineze të shqetësuara, martesat po pakësohen

Kosova Times Kosova Times February 10, 2025
Moti sot i vranët e me riga shiu
Shpërthimet tronditin Kievin ndërsa rusët vazhdojnë sulmet ajrore në të gjithë Ukrainën
Policia gjobitë dy shoferë për shpejtësi tej normave në Ferizaj
Serbia i dyfishoi fondet për Kosovën që nga shpallja e pavarësisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?