By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump
May 17, 2025
Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi
May 17, 2025
Eliza Hoxha kritikon ashpër Përparim Ramën: E ke bo bërllog kryetar
May 17, 2025
Më shumë se 150 delegacione do të shkojnë në inaugurimin e Papës
May 17, 2025
Mediat ukrainase: Një nga krijuesit e Iskander u vra në Rusi
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mungon ministri Aliu, përplasen pozita dhe opozita
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mungon ministri Aliu, përplasen pozita dhe opozita
Ballina 1Lajme

Mungon ministri Aliu, përplasen pozita dhe opozita

Kosova Times
Last updated: 2024/02/27 at 1:08 PM
Kosova Times Published February 27, 2024
Share
SHARE

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, nuk u paraqit as sot në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike ku ka qenë i ftuar. Ndërsa anëtarët e komisionit vendosën që raport të diskutohet në Kuvend.

Shqyrtimi i raportit të auditimit të performancës “Prokurimet e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në vitin 2021”, u shty nga java e kaluar për sot.

Anëtarët e Komisionit për mbikëqyrjen e financave publike të pozitës e opozitës u përplasën në komision.

Deputetet e pozitës mbrojtën punën e ministrit Aliu, ndërkohë opozitarët kërkuan që raporti të shkoj në Kuvend për shqyrtim, në mungesë të raportimit të Aliut në mbledhjet e thirrura.

Gjithçka nisi kur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi ka thënë se ministri Liburn Aliu ka qenë target i opozitës që nga fillimi i mandatit, derisa përmendi shit-blerjen e tokave të shtetit.

“Pas atyre ofendimeve fyerjeve të pabaza, sikur unë të isha ministër, nuk do të isha ardh në këtë Komision. Po shihet që vazhdimisht nga fillimi i mandatit ka qenë target opozitës dhe disa mediave ministri Liburn Aliu. Krejt kjo po ndodhë se dikush është mësuar që të blejnë tokë nga shteti me 50 euro arin e ta shesin me 5 mijë euro arin”, ka theksuar Thaçi.

Pas kësaj ndërhyri deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Alban Bytyqi, e cila i ka thënë se gabim ia kanë shkruar fjalimin.

“Gabim ta kanë shkru fjalimin, mos e lexo këta po duhesh me fol ata çka ti e mendon. Gabim e ki të shkrume. Të kisha thanë me e çu dorën e me votu raportin, mos u bë dallavergji”, ka thënë ajo.

E deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se edhe në raportin e Komisionit Evropian është evidentuar dhënia e kontratave njëburimore.

Kurse, deputeti tjetër i LVV-së, Visar Korenica ka theksuar se rruga e vetme mbetët me dërguar raportin në Kuvend për diskutim. Sipas tij, nuk është mirë që ministri nuk po vjen për raportim.

Kurse deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë së të gjithë janë pajtuar që këtë raport me dërgu në Kuvend, sepse ministri Aliu për disatën herë nuk po vjen në raportim.

Pas kësaj anëtarët e komisionit vendosën që raport te diskutohet ne Kuvend.

You Might Also Like

Eliza Hoxha kritikon ashpër Përparim Ramën: E ke bo bërllog kryetar

Osmani takon kancelarin Merz: Pres me padurim ta forcojmë partneritetin

Shqiponja përkujton çlirimin,26 vjet nga fitorja mbi forcat pushtuese serbe

Kusari Lila: Propozimi për ndryshim orari nuk ishte shkelje

Osmani: Garantimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit mbeten kyç

Kosova Times February 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Forcat izraelite bastisin spitalin kryesor në jug të Gazës

Kosova Times Kosova Times February 15, 2024
Alpinistet me funde të Bolivisë ëndërrojnë ta pushtojnë Everestin
Tre të arrestuar për fajde në Prizren, sekuestrime dhe prova të rëndësishme gjatë aksionit
Kushtet dhe jeta në konvikte, shtëpia e dytë e studentëve
Ushtria ukrainase në rajonin e Kurskut mori 3 mijë ushtarë rusë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?