By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 dhjetor
December 13, 2025
Blogerja e famshme Maria Magdalena u gjet e vdekur: çfarë i ndodhi modeles
December 12, 2025
Miss Finlanda, e cila është me origjinë nga Kosova, i është hequr titulli për shkak të një fotoje kontroverse
December 12, 2025
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët
December 12, 2025
Ukraina goditi një An-26 rus: U shkatërruan edhe dy sisteme radarësh me vlerë të lartë (VIDEO)
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Opozita: Shëndetësia, sektori më i nëpërkëmbur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Opozita: Shëndetësia, sektori më i nëpërkëmbur
Ballina 1Lajme

Opozita: Shëndetësia, sektori më i nëpërkëmbur

Kosova Times
Last updated: 2024/02/29 at 1:00 PM
Kosova Times Published February 29, 2024
Share
SHARE

Kuvendi i Kosovës me seancë të jashtëzakonshme po trajton rezolutën për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore. Propozimin e trajtimit të kësaj çështje e ka dhënë AAK.

Armend Zemaj deputet i LDK-së, e ka quajtur menaxhmentin aktual të shëndetësisë si të paaftë e të paditur.

“Shëndetësia me qeverinë e Albin Kurtit është sektori më i nëpërkëmbur”, ka thënë Zemaj.

Ai ka thënë se në të kaluarën kishte mungesë të barnave, sot ka mungesë edhe të letrave higjienike, shiringave, katedrave, penjve e infuzioneve.

Haxhiu me kritika ndaj menaxhimit të sistemit shëndetësor

Bekim Haxhiu nga PDK ka pasur kritika për menaxhimin e sistemit shëndetësor ndër vite.

“Mjekimi instensiv qendror është inauguruar në vitin 2019 me 32 shtretër dhe aparatura komplete për kujdes ndaj pacientëve. Sot ka 21 shtretër, reduktim i kapaciteteve që dërgon në përfitim të klinikave private sepse një natë për kujdes instensiv në klinika private është një mijë euro”, ka thënë ai.

Ai ka përmendur edhe largimin e 22 specializantëve të anesteziologjisë nga sektori publik, nga 64 sa ishin në vitin 2020. Largimin e tyre, Haxhiu e ka ndërlidhur me trajtim jo të duhur.

Kollçaku: Sigurimet shëndetësore janë paraparë në strategji legjislative

Përfaqësuesja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, ka thënë se Propozim-rezoluta për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore është paraparë në strategjinë legjislative dhe se ky është debat i përshpejtuar në Kuvendin e Kosovës.

“Fondi për Sigurime Shëndetësore është formuar me një vendim jo bazuar në ligj dhe fokusohet vetëm në trajtim jashtë vendit. Kemi trashëguar 30 milionë euro borxhe, të pabarazuara që janë dhënë pas zotimeve dhe asnjëherë nuk janë realizuar. Ne si Kosovë vuajmë se zotimet tona si shtet nuk pranohen në shumë institucione, si një shtet që cilësohet si joserioz sepse në të kaluarën nuk e ka përmbushur zotimin”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se ligji për sigurime shëndetësore duhet të shkojë paralel me reformë e sistemit shëndetësor, duke përfshirë burimet njerëzore, ndarjen e specializimeve, përmirësimit të kushteve për punonjësit shëndetësor dhe pika të tjera.

Dreshaj: Jemi vendi i vetëm pa sigurime shëndetësore, vetëm Somalia njëjtë

Deputeti nga AAK, Shemsedin Dreshaj, me rastin e prezantimit të Propozim-rezoluta për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore, ka pasur kritika për mungesën e sigurimeve të mirëfillta dhe mënyrës së funksionimit të Fondit për Sigurime Shëndetësore.

“Vazhdojmë të jemi vendi i vetëm në rajon dhe Evropë pa sigurime të mirëfillta shëndetësore. Me sa e di unë, vetëm Somalia është në situatë të ngjashme”, ka thënë ai.

Teksa ka folur për Fondin për Sigurime Shëndetësore të vendit, ai ka thënë se numri i të punësuarve për dallim me vendet në regjion është tejet i vogël.

“Në momentin e themelimit të Fondit për Sigurime Shëndetësore ka filluar fuqizimi i kapaciteteve njerëzore. Në vitin 2017, përveç të punësuarve në AFSH, punësimi është arritur në 37, ndërsa deri në vitin 2018 janë bërë 43. Ky numër është pothuajse edhe sot, e që në krahasim me fondet në regjion ky numër është minor. Maqedonia e Veriut me 2 milionë e gjysmë banor ka 400 të punësuar, Mali i Zi me rreth 600 mijë banorë ka 250 të punësuar ndërkaq Kroacia që ka 4 milionë banorë ka 1300 të punësuar. Pra sa i përket situatës me të punësuar, Fondit për Sigurime Shëndetësore është shumë më keq sesa vendet e rajonit”, ka deklaruar Dreshaj.

Dreshaj ka thënë se procesi i sigurimeve shëndetësore është kompleks dhe do kohë, duke filluar me hartimin e rregulloreve dhe udhëzimeve administrative. Sipas tij, nevojiten së paku 25 rregullore dhe aktet nënligjore që e përbëjnë infrastrukturën ligjore bazuar në shtetet e rajonit.

“Një numër kaq i madh kërkon kohë dhe ekspertë. Vetëm në aspektin kohor kërkohet periudhë kohore më së paku dy vjet për hartimin e rregulloret e domosdoshme për zbatimin e ligjit”, ka deklaruar ai.

You Might Also Like

Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët

Syla: Nuk kemi garanci kufitare, pjesëmarrja në protestë mbetet individuale

Përfundon ‘Java kundër Korrupsionit 2025’ me një aktivitet konceptual

Maqedonci: Jemi të përgatitur për çdo situatë e çfarëdo kërcënimi

Policia apelon shoferët për kujdes të shtuar, shkak mjegulla e dendur

Kosova Times February 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Nxënësja 15-vjeçare vrau babanë e saj për te shpëtuar motrën e saj

Kosova Times Kosova Times April 16, 2025
Planeti po çahet në shtresat e tij: Deti Mesdhe po hyn në fazën më të rrezikshme të historisë së tij
HRW: Zhvendosja me forcë e banorëve nga Rripi i Gazës është një krim lufte
55 persona të arrestuar në Turqi për fyerje të Erdoganit
Dogana e Kosovës, mbi një miliard euro të hyra
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?