Mbështetja e Turqisë ndaj Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare, fuqizimi i bashkëpunimit në shkëmbime tregtare dhe investime strategjike, ishin temat kryesore të diskutimit në takimin që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla pati me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, në kuadër të ADF2024.
Në njoftimin e Ministrisë thuhet se Ministrja Gërvalla e ka njoftuar Ministrin Fidan rreth prioriteteve të Republikës së Kosovës në proceset integruese dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar.
Gjatë këtij takimi bilateral u diskutua edhe rreth sigurisë në rajon dhe nevojën e rritjes së bashkëpunimit multilateral në tejkalimin e sfidave të përbashkëta me të cilat po përballen shtetet demokratike. /Kosovatimes/