Ka ndërruar jetë Leposava Stojanoviq (e lindur më 1933), njëra nga banoret e vjetra serbe në Prishtinë, ka konfirmuar doktor Aleksandar Çanoviq, i cili është kujdesur për të me vite të tëra, transmeton RTV Kim.
Leposava luftoi për të qëndruar në banesën e saj për një kohë të gjatë, por pas shembjes së objektit në “Pavijoni B” për shkak të ndërtimit të garazhit të qytetit, asaj iu desh të shpërngulej, gjë që u raportua edhe nga Radio Kim.
Që atëherë ajo jetonte në një banesë me qira në Prishtinë dhe qiranë e paguante Komuna e Prishtinës. Ajo nuk u largua asnjëherë nga Prishtina, ndërsa pas vdekjes së bashkëshortit ka jetuar e vetme në banesën e saj.
Ajo do të varroset në Nish, ka konfirmuar për Kim doktor Aleksandar Çanoviq.