Partizani dhe Skënderbeu janë kampionë të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll. Partizani në kategorinë e meshkujve e Skënderbeu në kategorinë e femrave.
Liga “Gjergj Kastrioti” është eveniment i përbashkët në volejboll ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
Në finale Partizani ka mundur Tiranën me rezultatin 3-0, ndërsa Skënderbeu ka triumfuar ndaj Dritës së Gjilanit me të njëjtin rezultat.
Kjo është hera e parë që Partizani fiton ligën, ndërsa Skënderbeu e merr për herë të tretë radhazi këtë titull në kategorinë e vajzave.