By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 17 dhjetor 2025
December 17, 2025
Pragu zgjedhor 5% sfidë për subjektet politike në zgjedhjet e 28 dhjetorit
December 16, 2025
Bislimi: Komisioni Evropian ka vendosur për heqjen e shumicës së masave
December 16, 2025
Hamza: Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën
December 16, 2025
Osmani udhëton në Bruksel, merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor
December 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova ka përfshirje të mirë të imunizimit të popullatës|
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > Kosova ka përfshirje të mirë të imunizimit të popullatës|
Ballina 1Shëndetësi

Kosova ka përfshirje të mirë të imunizimit të popullatës|

Kosova Times
Last updated: 2024/03/09 at 9:42 PM
Kosova Times Published March 9, 2024
Share
SHARE

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë mbajtur punëtori me media, lidhur me aplikimin e tri vaksinave të reja në Kosovë, me theks atë kundër kancerit të qafës së mitrës, e cila ka nisur të aplikohet që nga 20 shkurti kundër Human Papilloma Virusit për vajzat e klasave të gjashta. Kjo me qëllim të parandalimit të HPV-së, që është infeksioni viral më i shpeshtë i organeve riprodhuese te gratë, i cili shkakton 95% të kancereve të qafës së mitrës.

Kosova gëzon një përfshirje të mirë të imunizimit të popullatës, ku vaksinimi është mënyra më e mirë për tu mbrojtur nga shumë sëmundje.

E së fundmi vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës,  u bë pjesë e Kalendarit të rregullt të vaksinimit në Kosovë.

Shefja e vaksinimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, Fetije Fetaj, tregoi se si po shkon procesi i vaksinimit të vajzat kundër kancerit të qafës së mitrës.

“Deri më tani nga të gjitha komunat,  kemi një përfshirje  të mirë, të kënaqshme dhe nuk dallon as me vitet tjera që kanë qenë dy vaksina të tjera. Vaksinimi është duke shkuar shumë mirë, pa efekte anësore dhe prindërit e kanë pranuar mjafte mirë”, tha Fetaj për RTK.

Për rëndësinë e vaksinimit për RTK-në foli edhe Isme Humolli, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Kosovë.

“Vaksinimi është masa më e lirë dhe më e mirë të cilën e shfrytëzon mjekësia bashkëkohore në parandalimin e sëmundjeve ngjitëse. Me zhvillimin e teknologjisë edhe kualiteti i përfitimit të vaksinave është edhe më e lartë. Kosova është ndër shtetet që duhet të krenohet me të arriturat sa i përket shkallës së përfshirjes në imunizim”, theksoi Humolli.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Zyrën e UNICEF-it në Kosovë, në kuadër të aktiviteteve, organizoi mbajtjen e një punëtorie edhe me media, ku u diskutua për Kalendarin e rregullt të vaksinimit dhe rëndësinë e bashkëpunimit dhe informimit të drejtë mbi procesin e vaksinimit në Kosovë.

Gjatë vitit 2023, përqindja e vaksinimit në Kosovë sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit është 92%.

You Might Also Like

Osmani udhëton në Bruksel, merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

BE sinjalizon heqjen e masave ndaj Kosovës, por pa afat të qartë

Osmani pritje për mërgatën më 26 dhjetor V.S|RTKlive

Ndërron jetë kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës

Mot i vranët me intervale me diell

Kosova Times March 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kreu i Wagner-it: Po zhvillohet kundërofensiva e Ukrainës

Kosova Times Kosova Times May 11, 2023
Durmishi: Ura e Badocit është stabile, u ndërtua me standardet më të larta
Dy oficerë të lartë të IRGC-së vriten nga “rrjedhja e gazit” në Iran
Si pasojë e sulmit në Krivoy Rog është dëmtuar një objekt banimi
IKD: Ngarkesa e gjykatave me lëndë civile si pasojë e kontratave kolektive
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?