By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën çifti i bashkëshortëve
January 2, 2026
Arrestohet në Kosovë shtetasi turk i dyshuari për vrasje në Shkup
January 2, 2026
Presidentja Osmani nderon ish-kryekuvendarin Nexhat Daci
January 2, 2026
59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
January 2, 2026
Sërish krijohen kolona, 80 minuta pritje për të dalë nga Kosova
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëri, krimet e të miturve dhe nevoja për mbështetje në riintegrimin e tyre
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shqipëri, krimet e të miturve dhe nevoja për mbështetje në riintegrimin e tyre
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëri, krimet e të miturve dhe nevoja për mbështetje në riintegrimin e tyre

Kosova Times
Last updated: 2024/03/10 at 8:37 PM
Kosova Times Published March 10, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri, përfshirja e të miturve dhe të rinjve në vepra penale po bëhet një fenomen gjithnjë e më shqetësues. Thuajse çdo vit, më shumë se 800 të rinj dhe të mitur kryejnë vepra penale si vjedhje, shpërndarje të drogave, drejtim të automjeteve pa leje drejtimi, kërcënime, plagosje e deri tek vrasjet. Për shkak të moshës, 251 prej tyre po kryejnë dënimin në shërbimin e provës.

Njoftimet e policisë dëshmojnë raste të përditshme të përfshirjes së të miturve dhe të rinjve në kontakt apo konflikt me ligjin, duke i shtyrë ata, në më të shumtën e herës, drejt botës së krimit. Vjedhjet, trafikimi dhe shpërndarja e drogës, drejtimi i automjeteve pa leje drejtimi, kanosjet, rrahjet e deri tek përdorimi i armëve, janë më së shumti veprat penale që i çojnë të miturit dhe të rinjtë në dyert e policisë dhe gjykatave.

Statistikat tregojnë çdo vit përfshirjen e më shumë se 800 prej tyre në vepra penale. Psikologja Manjola Halimi thotë se, për shkak të keq orientimit, pjesa më e madhe e këtyre të miturve apo të rinjve bien në konflikt me ligjin.

“Shpeshherë ata janë përballë pabarazisë që krijohet dhe, që nga të rinjtë, perceptohet në shërbime të ndryshme, të cilat ata i perceptojnë se mund të vijnë në mënyrë të menjëhershme së bashku me përfitimet. Por, nevoja për të kuptuar dhe integruar grupmoshat dhe nevojat e tyre, sidomos në Shqipëri, është një problem që ka nevojë për tu trajtuar”, thotë ajo.

Sipas të dhënave zyrtare, në pjesën më të madhe të miturit nën 18 vjeç arrijnë të shmangin dënimin me burg përmes aplikimit nga prokuroria dhe gjykatat të masave alternative, siç është edhe shërbimi i provës, i cili u jep mundësi autorëve të veprave penale të riintegrohen dhe rehabilitohen më shpejt me jetën në komunitet. Por drejtues të shërbimit të provës thonë se, në mjaft raste, gjendja e rënduar ekonomike është pengesë për riintegrimin e tyre.

“Shërbimi i provës në mbikëqyrje në rang kombëtar ka 251 të mitur. Qyteti i Shkodrës ka rreth 20-21 të mitur në shërbimin e provës, nga të cilët 10 janë në nevojat emergjente ekonomike dhe sociale. Ngelet një njollë e zezë për shoqërinë tonë, për të gjithë këta fëmijë të cilët duan një mbështetje ndryshe dhe një qasje ndryshe nga të gjithë aktorët e institucioneve apo organizatave joqeveritare që veprojnë në territorin e Shqipërisë”, thotë Klevis Qose, nga Shërbimi i Provës.

Sipas organit të prokurorisë, problematike mbetet mënyra e edukimit dhe integrimit të të miturve që vijnë prej veprave penale. Në Shqipëri funksionon Institucioni i Vuajtjes së Dënimit për të Mitur në Kavajë ku aktualisht qëndrojnë një pjesë e vogël e të miturve, të përfshirë në vepra penale, vetëm 29 prej tyre.

Sipas drejtoreshës së Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, Klaudia Hasanllari, situata e krijuar ka nxjerrë nevojën e ngritjes së një institucioni të ri, siç është Instituti i Rehabilitimit dhe Integrimit të të Miturve në Konflikt me Ligjin.

“Kjo bëhet shumë e vështirë kur nuk ka institucione, të cilat do të mbikëqyrin zbatimin e masave dhe, për këtë arsye, Ministria e Drejtësisë ka nisur procedurat për krijimin e këtij instituti që dhe institucionet e drejtësisë të kenë garancinë për realizimin e masave paraprake edukuese apo procedurave për sa i përket marrjes së masave të shmangies, etj.”, thotë ajo.

Në vitin 2017 parlamenti i Shqipërisë miratoi Kodin e Drejtësisë Penale për të Miturit, i cili synon të mbrojë të drejtat e të miturit në rastet kur është̈ dëshmitar dhe/ose viktimë e veprës penale dhe të promovojë riintegrimin e të miturit në konflikt me ligjin penal.

Por situata e rënduar ekonomike e pjesës më të madhe e të miturve apo të rinjve që bien në konflikt me ligjin si dhe mungesa e bashkëpunimit mes institucioneve dhe kapaciteteve rehabilituese e kanë vështirësuar zbatimin e tij.

You Might Also Like

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.

Kisha në Amsterdam shkatërrohet nga zjarri në natën e Vitit të Ri

Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin

Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të

Kosova Times March 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Serbi vdiq në fushën e betejës në Ukrainë: Luftoi si vullnetar në krah të forcave ruse

Kosova Times Kosova Times September 17, 2024
Riaktivizohet zjarri në kodrat e Pilurit, nis ndërhyrja me helikopter
50 euro gjobë për këmbësorët që kalojnë rrugën me telefon në dorë
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Pravda ukrainase: Pas takimit me ambasadorin rus, Serbia hoqi dorë nga deklarata e platformës së Krimesë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?