By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Borrell i kërkon BE-së përforcimin e industrisë së mbrojtjes për kërcënime të mundshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Borrell i kërkon BE-së përforcimin e industrisë së mbrojtjes për kërcënime të mundshme
Ballina 2Rajon / Botë

Borrell i kërkon BE-së përforcimin e industrisë së mbrojtjes për kërcënime të mundshme

Kosova Times
Last updated: 2024/03/11 at 6:10 PM
Kosova Times Published March 11, 2024
Share
SHARE

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i ka kërkuar bllokut të forcojë industrinë e mbrojtjes dhe të plotësojë rezervat në mënyrë që të jetë gati për t’u përballur me “kërcënime të mundshme”, ndërkohë të vazhdojë ofrimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Ukraina, e cila mbështetet shumë në furnizimet perëndimore për pajisje ushtarake, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara, është detyruar të racionojë rezervat e saj të municionit përballë një sulmi gjithnjë e më intensiv nga Rusia.

Pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në vitin e tretë.

“Pas dy vitesh luftë me intensitet të lartë, furnizimet në dispozicion janë varfëruar dhe konflikti është zhvendosur nga një luftë furnizimesh në një luftë prodhimi”, shkroi Borrell më 11 mars në një artikull mbi Strategjinë industriale të mbrojtjes evropiane që iu prezantua Komisionit Evropian më 5 mars.

Ndërsa një paketë kritike e ndihmës ushtarake prej 60 miliardë dollarësh mbetet e bllokuar në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, për shkak të kundërshtimit republikan, Ukraina është bërë më e varur nga furnizimet nga aleatët evropianë.

Borrell tha se BE-ja duhet të kapërcejë urgjentisht ndarjen aktuale të industrisë së saj të mbrojtjes dhe të bëhet “e gatshme për mbrojtje” përmes prokurimeve dhe projekteve më të përbashkëta të mbrojtjes.

Ndërsa konsolidon aftësitë e veta mbrojtëse dhe rrit prodhimin, BE-ja “mund të përdorë fitimet e papritura të aseteve të ngrira ruse për të blerë armë për Ukrainën dhe/ose për të ndihmuar në forcimin e industrisë së saj të mbrojtjes”, shkroi Borrell.

“Deri më tani, ne kemi konsideruar përdorimin e këtyre fitimeve për të mbështetur rindërtimin e Ukrainës. Megjithatë, aktualisht, çështja kryesore në Ukrainë nuk është aq shumë rindërtimi, por shmangia e shkatërrimit të mëtejshëm”, shkroi ai.

Komentet e tij erdhën ndërsa CNN, duke cituar një zyrtar të lartë të paidentifikuar të inteligjencës evropiane, raportoi më 11 mars se Rusia po prodhonte tre herë më shumë municion artilerie se Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja së bashku.

“Ajo në të cilën jemi tani është një luftë prodhimi,” tha për CNN, zyrtari i lartë i NATO-s.

Rusia aktualisht po prodhon 250.000 predha artilerie në muaj, ose rreth 3 milionë në vit, tha burimi për CNN, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa së bashku kanë kapacitetin për t’i dërguar Ukrainës rreth 1.2 milionë predha në vit.

Derisa rrit aftësitë e veta të prodhimit, Rusia raportohet se ka importuar gjithashtu sasi masive të municioneve artilerie nga Koreja e Veriut dhe Irani.

Në fund të janarit, Borrell pranoi se BE-ja do të ishte shumë larg objektivit të saj të vendosur më parë për të dërguar 1 milion predha artilerie në Ukrainë deri në mars, duke thënë se rreth gjysma ishte dorëzuar deri në atë afat, dhe se pjesa tjetër do të dërgohej deri në fund të vitit.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë muajin e kaluar, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, Borrell tha: “Ne duhet të bëjmë më shumë, e di. Nuk është kurrë e mjaftueshme”.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times March 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kosova Times Kosova Times August 26, 2024
Volker për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë: Pozicioni aktual i Serbisë nuk e ndihmon Ukrainën, por gjithashtu nuk ndryshon asgjë
Katastrofë në Spanjë: Përmbytja solli gjithçka përpara, të paktën 51 persona humbën jetën
ZKA-ja akuzon KGjK-në se s’po e lejon kryerjen e auditimit
Abdixhiku uron Pashkët ortodokse: Për shumë mote, gëzuar!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?