By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët
November 1, 2025
Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”
November 1, 2025
Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat
November 1, 2025
Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë
November 1, 2025
Si e fundosi Putini – Lukoilin
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qeveria kërkon që Manastirit të Deçanit t’i jepen pronat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Qeveria kërkon që Manastirit të Deçanit t’i jepen pronat
Ballina 1Lajme

Qeveria kërkon që Manastirit të Deçanit t’i jepen pronat

Kosova Times
Last updated: 2024/03/13 at 1:47 PM
Kosova Times Published March 13, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në mbledhjen e Qeverisë, ka njoftuar se i ka thënë Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronat rreth Manastirit të Deçanit.

Kryeministri Kurti foli për përpjekjet e qeverisë së Kosovës për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Mes tjerash ai përmendi edhe raportin i përpiluar nga Komisionin i KiE-së, në të cilin ka listuar disa nga kërkesat për zbatim nga ana e institucioneve të Kosovës, e mes tyre ishte edhe Manastiri i Deçanit, i cili do të mbetet një nga kushtet për anëtarësim të Kosovës në KiE.

Kurti më tej bëri të ditur se nga disa kushte të vëna për anëtarësim janë plotësuar e disa janë hequr, por njëra nga ato kushte, Manastiri i Deçanit ka mbetur si kusht i domosdoshëm.

“Qeverisë i është e bërë e qartë nga Komiteti i Asamblesë Parlamentare, si dhe nga shtetet e QUINT-it, që ne duhet të zgjedhim ndërmjet dy opsioneve: Të zbatojmë vendimin e GjK e të ecim tutje në anëtarësimi në KiE apo heqjen e Kosovës nga anëtarësimi”, vuri në dukje Kurti.

Ai tha se si qeveri nuk ka mjete legale për ta anuluar  vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe që nuk do ta ndryshonte vendimin për këtë vendim asnjëherë, derisa shtoi se anëtarësimi i Kosovës në KiE do të ishte fitore historike.

Kurti ka thënë se këtë vendim e ka marrë për ta hequr si kusht për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

“Për të arritur një qëllim shumë më madhor që ia kemi borxh shtetit e që hap mundësi të papara më herët ne duhet të bëjmë një hap përpara me maturi e përgjegjësi si një vend i pavarur e sovran. Andaj, sot i kemi thënë Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

“Andaj sot i kemi thënë Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin  e Gjykatës Kushtetuese, kurse ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Shvarc, i ka dërguar notë verbale njoftuese për këtë çështje Këshillit të Evropës”, deklaroi kryeministri Kurti.

Kurti: Të merren masa për agresionin e Serbisë kundër Kosovës

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, kryesuar nga kryeministri Albin Kurti, janë trajtuar një varg çështjesh, me fokus çështja e sigurisë në vend.

Ai, duke folur për sigurinë në vend, përmendi kriminelin e kërkuar edhe nga Interpoli, Milan Radoiçiq, për të cilin tha se ende është i lirë në Serbi e i mbështetur nga institucionet serbe.

Kryeministri Kurti, duke vënë theksin se ai ishte ndër më kryesorët në sulmin e 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit, tha se si qeveri ka kërkuar të merren masa për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës dhe ekstradimin e terroristëve që vranë rreshterin, heroin e Kosovës,Afrim Bunjakun .

“Që nga 24 shtatori ne kemi kërkuar që të merren masa për agresionin e Serbisë kundër Kosovës. Kemi kërkuar ekstradimin e terroristëve që vranë rreshterin, heroin e Kosovës,Afrim Bunjakun”, deklaroi kryeministri Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Ai tutje vuri në dukje se Serbia, megjithatë, nuk është ndëshkuar megjithë përfshirjen e saj në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Kryeministri Kurti, më tej tha se Kosova po dëshmon progresin më të madh demokratik në rajon.

Kurti më tej tha se qeveria e Kosovës nuk ka alternativë tjetër pos rreshtimit të palëkundur drejt aleancës transatlantike.

“Si qeveri e si popull, si orientim angazhohemi përherë për të shtrënguar e avancuar lidhjet e forta e të veçanta me SHBA-në, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Italinë, Francën”, tha mes tjerash kryeministri Kurti.

 

You Might Also Like

Rama: Të rinjtë tanë që na bëjnë krenarë në Lojërat Olimpike të Robotikës

Begaj në Kajro: Vlerësim për miqësinë shqiptaro-egjiptiane

SPERTK paralajmëron protestë

Gjendet pa shenja jete një 76-vjeçar në Prishtinë

Gjykata e Apelit e ka shpallur të pafajshëm urologun Lutfi Dervishi Edina Avdiu /RTK

Kosova Times March 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Mihajloviq nuk e le te qete Vuciqin: “Kush ka ushqyer të djathtët, i ka rënë kokës”

Kosova Times Kosova Times February 16, 2023
Bajrami akuzon RTK-në për kapje institucionale
Vuçiq e Dodik shihen me flamuj serbë e rusë në përballjen Zvicër-Serbi
Një serb nga veriu i Kosovës është arrestuar për shkak të një fotografie me automatik në Instagram
Vdiq një grua pasi u alivanos brenda autobusit urban në Prishtinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?