By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 nëntor 2025
November 23, 2025
Konsultimet e Gjenevës dhe shqetësimet e evropianëve
November 22, 2025
Dokumentar video i grupit që vidhte rroba nga dyqanet në Atikë dhe i shiste në Shqipëri
November 22, 2025
Më shumë se 50,000 francezë protestuan kundër dhunës ndaj grave: Numri i rasteve të femicideve u rrit me 11 përqind
November 22, 2025
Grupi më i madh mediatik i krahut të djathtë në Britaninë e Madhe po krijohet: The Daily Mail blen The Telegraph
November 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Si mund t’i përdorë Perëndimi asetet e ngrira ruse
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Si mund t’i përdorë Perëndimi asetet e ngrira ruse
Ballina 2Rajon / Botë

Si mund t’i përdorë Perëndimi asetet e ngrira ruse

Kosova Times
Last updated: 2024/03/13 at 9:03 PM
Kosova Times Published March 13, 2024
Share
SHARE

Reuters

Zyrtarët e Perëndimit po shkojnë drejt konfiskimit të aseteve të ngrira financiare të Rusisë, në vlerë rreth 300-350 miliardë dollarëve, për ta mbështetur Ukrainën. Por, mënyra se si mund të arrihet kjo është e ndërlikuar, duke qenë se do ta vendoste një precedent të kontestuar.

Më poshtë mund t’i lexoni disa prej ideve që janë sugjeruar:

Konfiskimi

Disa politikëbërës dhe avokatë evropianë thonë se rezervat e palëvizshme ruse mund thjesht të konfiskohen në përputhje me një doktrinë të ligjit ndërkombëtar, të njohur si “kundërmasa”.

Pastaj asetet do të shiteshin, apo të jepeshin me qira dhe të ardhurat nga ato do t’i dhuroheshin Ukrainës, apo ndonjë fondi kushtuar rindërtimit të saj.

Të tjerët ngrenë shqetësime, megjithatë, se kjo do të ishte kundër normave ndërkombëtare dhe se do ta hapte Kutinë e Pandorës, duke qenë se do të ishte një lloj precedenti dhe se Rusia do ta sfidonte këtë vendim nëpër gjykata.

Shembuj të konfiskimeve të tilla nga e kaluara, sikur i aseteve të Irakut, pas pushtimit të Kuvajtit nga Iraku më 1990, dhe i aseteve gjermane pas Luftës së Dytë Botërore, ndodhën pas përfundimit të atyre luftërave, jo derisa lufta po zhvillohej – siç është rasti i pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Madje edhe në Shtetet e Bashkuara, ekspertët e borxhin të huaj kanë nënvizuar se Akti Ndërkombëtar i Kompetencave Ekonomike Emergjente (IEEPA), nuk e autorizon një konfiskim të hapur të pronës së ngrirë ruse në mungesë të një konflikti të armatosur mes ShBA-së dhe Rusisë.

Pothuajse shumica e gati 210 miliardë eurove të rezervave ruse të bllokuara në BE – para së gjithash obligacionet dhe llojet e tjera të garancive në të cilat kishte investuar Banka Qendrore e Rusisë – po mbahen në depozituesin e quajtur Euroclear në Bruksel.

Kur ato asete t’i arrijnë ditët e fundit të pagesës – apo kur “të bëhen të pagueshme” në gjuhën bankare – ato konvertohen në para të gatshme, një transaksion që tatimoret në një shkallë prej 25 për qind në Bruksel.

Zyrtarët në BE, ShBA dhe Britani të Madhe, ku sasi shumë më të vogla janë ngrirë, propozojnë mbrojtjen e atyre të ardhurave për Ukrainën, sepse vlerësojnë se ato do t’i shtojnë deri në 15-20 miliardë euro deri në vitin 2027.

Liderët e BE-së mund ta japin dritën jeshile për një vendim të tillë në fund të këtij muaji. Disa në bllok kanë ende dyshime, megjithatë, dhe Banka Qendrore Evropiane ka paralajmëruar se marrja e aseteve të ngrira ruse duhet të bëhet vetëm në bashkëpunim me fuqitë e G7-ës.

Disa avokatë theksojnë se, ligjërisht, ka pak dallim mes marrjes së të ardhurave të maturimit dhe kapjes së të gjitha 300-350 miliardë dollarëve.

Rreziku është se Rusia, megjithatë, mund t’i drejtohet gjykatës, të tentojë dhe t’i konfiskojë paratë e gatshme të Eurocelarit në depozituesit e garancive në Hong Kong, Dubai dhe në vende të tjera. Shqetësimi është se kjo mund ta shterojë kapitalin e Eurocearit dhe të kërkojë injeksion të madh.

Obligacionet për riparim

“Obligacionet për riparim” janë sugjeruar gjithashtu si një mënyrë e anashkalimit të telasheve ligjore. Ukraina do t’i shiste garancitë që paguhen nëse, vetëm nëse, pranon obligacione nga Rusia për dëmet që ajo ia ka shkaktuar deri tani në luftë.

Mbajtësit e obligacioneve nuk do të kenë pretendim kontraktual për rezervat e ngrira të Kremlinit. Por, duke qenë se nuk ka gjasa që Rusia të paguajë me vetëdëshirë, këto asete do të ishin me gjasë burim i parave për ta paguar dëmshpërblimin.

Meqë interesat e rezervave janë duke u rritur, ato mund të përdoren për t’i paguar edhe principalin e obligacioneve edhe pagesat e rregullta kupon. Kjo do të dallonte nga konfiskimi, sepse asetet do të transferoheshin vetëm nëse një mekanizëm legjitim i kompensimit merr aktvendim se dëmet janë bërë në Ukrainë.

Ukraina do ta kishte një rrugë bindëse për të siguruar dëmshpërblim në vlerën e rezervave. Prandaj, ajo mund të nisë proces legal për obligacione për riparim deri në 300-350 miliardë dollarë. Por, ajo mund ta marrë një shumë të tillë vetëm nëse Shtetet e Bashkuara, qeveritë e BE-së dhe aleatët e tjerë, janë të gatshme t’i blejnë garancitë.

Kredi sindikale

Ideja e obligacioneve është rritur edhe më shumë nga Lee Buchheit, një ekspert ligjor veteran në borxhin sovran, dhe Daleep Singh, i cili sapo është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë si zëvendëskëshilltar i sigurisë kombëtare për ekonominë ndërkombëtare.

Qëndrimi i tyre është se Ukraina mund t’ia lërë në dorë një sindikate të aleatëve të vet të kërkojë dëmshpërblim për riparime nga Rusia, në këmbim të një huaje. Nëse Moska nuk i paguan dëmet, atëherë aleatët mund t’i përdorin asetet e ngrira ruse për ta paguar huan.

Arsyetimi për ta bërë këtë është principi i mirënjohur ligjor që thotë se, nëse një kreditor i kontrollon asetet e një borxhliu, ai mund t’i shesë ato asete kundër një borxhi të papaguar.

You Might Also Like

Konsultimet e Gjenevës dhe shqetësimet e evropianëve

Dokumentar video i grupit që vidhte rroba nga dyqanet në Atikë dhe i shiste në Shqipëri

Më shumë se 50,000 francezë protestuan kundër dhunës ndaj grave: Numri i rasteve të femicideve u rrit me 11 përqind

Grupi më i madh mediatik i krahut të djathtë në Britaninë e Madhe po krijohet: The Daily Mail blen The Telegraph

Trump njoftoi pasi udhëheqësit evropianë refuzuan planin për Ukrainën: Kjo nuk është oferta ime e fundit

Kosova Times March 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Plani i errët i Kinës për laboratorin në Beograd: Prej këtu, Xi fillon “sulmet gjenetike etnike”, qëllimi i të cilave është të zhdukë kombe të tëra nga faqja e dheut

Kosova Times Kosova Times September 24, 2023
Sfidat e shkrimit analitik!
Kuvendarët e pa përgjegjshëm që po dëshirojnë të ndalin orën e historisë
Verifikimi i invaliditetit ua rrezikon pensionet
Deputeti gjerman: Nëse Serbia dëshiron BE, duhet ta njohë Kosovën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?