By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona
January 2, 2026
Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë
January 2, 2026
Zelensky emëron kreun e HUR Budanov si shef të ri të stafit
January 2, 2026
Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën çifti i bashkëshortëve
January 2, 2026
Arrestohet në Kosovë shtetasi turk i dyshuari për vrasje në Shkup
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nuk ka shtim të pacientëve me COVID-19
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > Nuk ka shtim të pacientëve me COVID-19
Ballina 1Shëndetësi

Nuk ka shtim të pacientëve me COVID-19

Kosova Times
Last updated: 2024/03/15 at 10:50 AM
Kosova Times Published March 15, 2024
Share
SHARE

Edhe pse këtyre ditëve shumë qytetarë u janë drejtuar shtëpive të shëndetit si pasojë e gripit e madje, disa nga ta aludonin se është përhapur sërish COVID-19, ekspertët shëndetësorë thonë për Radio Kosovën se nuk ka shtim të pacientëve me COVID-19 dhe se situata është e qetë. Vetëm dy raste janë identifikuar në dy javët e fundit.

Situata epidemiologjike në Kosovë paraqitet të jetë e qetë sipas ekspertëve shëndetësore. Por shumë qytetarë ditëve të fundit u janë drejtuar shtëpive të shëndetit si pasojë e gripit, të cilët ngrenë dyshime për një valë të re të COVIDIT. Mirëpo nga Klinika Infektive për Radio Kosovën kanë bërë me dije se nuk ka shtim të rasteve me COVID-19.

Drejtori i Klinikës Infektive, Arbnen Vishaj, tha se aktualisht është një situatë e qetë epidemiologjike dhe nuk kanë ndonjë ngarkesë të pranimit të pacientëve me COVID-19.

“Në Klinikën Infektive nuk kemi ndonjë rritje të fluksit të pacientëve. Kemi një situatë të rëndomtë, të zakonshme e të pritshme. Kemi një situatë të qetë epidemiologjike. Kemi raste herë pas here sporadike por të pritshme. Por nuk kemi ndonjë ngarkesë të pranimit të pacientëve me COVID-19”, tha ai.

Që nuk ka shtim të rasteve me COVID-19 e thonë edhe nga Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë. Nga ky institucion shëndetësor në një përgjigje me shkrim për Radio Kosovën kanë thënë që në dy javët e fundit janë raportuar vetëm  dy (2) raste pozitive dhe asnjë rast i vdekjes me COVID-19.

“Situata epidemiologjike në Kosovë në dy javët e fundit, nga data 21 shkurt deri me 5 mars, janë raportuar dy (2) raste pozitive dhe asnjë rast i vdekjes me COVID-19. Sipas grupmoshave një rast i takon grupmoshës 20-29 dhe 60-69 vjeç (nga 1 rast), me moshë mesatare 52 vjeç”, thekson ISHPK.

Ndërkaq që nga 13 marsi 2020 deri më 05 mars 2024,  nga IKSHPK-ja janë testuar gjithsej 1 milion e 997 mijë e 71 persona. Ndërsa me SARS-CoV-2 janë diagnostikuar gjithsej 274 mijë e 521 raste.

Kurse janë shëruar 271 mijë e 305 raste të infektuarve, ndërsa aktualisht nuk ka asnjë rast aktiv. Kurse që nga viti 2020 deri më tani, janë regjistruar gjithsej 3 mijë e 224 raste të vdekjeve me COVID-19.

You Might Also Like

Presidentja Osmani nderon ish-kryekuvendarin Nexhat Daci

Osmani: Nexhat Daci la gjurmë të pashlyeshme në shtetndërtimin e Kosovës

Ndërroi jetë akademik Nexhat Daci

35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emergjencë

Në ndërrimin e vitit, Kurti vizitoi FSK-në e zyrtarët policorë në detyrë

Kosova Times March 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Dy prej gjashtë të akuzuarve e pranojnë fajësinë për huliganizëm në veri

Kosova Times Kosova Times October 21, 2025
Kërkohet paraburgim ndaj shtatë të dyshuarve lidhur me aksionin e realizuar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj
Erdogan: Pavarësisht veprimeve të Perëndimit, Turqia do bisedime të paqes në Ukrainë
Aktakuzë kundër dy pandehurve për vepra penale që ndërlidhen me krimet e luftës
Lansohet ankandi i parë i energjisë solare me kapacitet prej 100 megavat
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?