Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-ushtarit të UÇK-së dhe ish-truprojë e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Ai, përmes rrjetit social Facebook, për vdekjen e Xhavit Ferizit (Raketa) ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe shokëve të të ndjerit.
“Jam pa fjalë me ikjen tënde të hershme. Do të të kujtoj përherë si mikun e mirë dhe kolegun unik. Si luftëtarin e paepur të lirisë – që në luftë dhe në paqe e kishte të hekurt vendosmërinë. Do të na mungosh shumë, mik i dashur”, ka shkruar Krasniqi. /Kosovatimes/