Viktimat janë intervistuar në prezencë të punëtorit të QPS-së, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte rrahur dy vajzat e tij të mitura. Viktimat janë intervistuar në prezencë të punëtorit të QPS-së, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Rasti i cili ka ndodhur të mërkurën është cilësuar si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.