Në prag të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, ka nisur zyrtarizimi i koalicioneve. Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit ka nënshkruar koalicion me dy parti, me PDSh-në e Mendu Thaçit dhe PDE-në e Arjanit Hoxhës. Ahmeti ka paralajmëruar se do të bëjë koalicion edhe me Aleancën për Shqiptarët që udhëhiqet nga Ziadin Sela.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zyrtarizoi në Tetovë koalicionin parazgjedhor me Partinë Demokratike Shqiptare të Menduh Thaçit dhe me Partinë Demokratike Evropiane të Arjanit Hoxhës.
“Ne që jemi këtu jemi të pandalshëm dhe vazhdojmë jo vetëm me parti që kanë mbetur, por rreth këtij fronti të bashkohen edhe komunitetet tjera si turqit e romët, dhe asnjëherë ne nuk kemi kërkuar lëmoshë apo shpërblim “, tha Ahmeti.
Ahmeti paralajmëroi se do të nënshkruajë marrëveshje edhe me Ziadin Selën.
Ndërkohë, koalicioni i partive shqiptare në opozitë me emrin VLEN ka filluar hapjen e shtabeve zgjedhore nëpër qytetet kryesore të vendit.
“Më 8 maj do ta bëjmë ndryshimin historik te shqiptarët. Ndryshimi historik nënkupton një qeverisje e re,një qeverisje profesionale ,një qeverisje që do të testohet brenda një viti sepse në vitin 2025 do të kemi zgjedhje lokale”, tha Arben Taravari.
Gjatë ditës, në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve përmes shortit janë zgjedhur numrat rendorë tështatë kandidatëve presidencialë, prej të cilëve dy janë shqiptarë.